(Me rastin e 80 vjetorit të lindjes-Akademik Rexhep Qoses)
me fjalët e zemrës t’ia themi
me tingujt e shpirtit ta këndojmë
me ngjyrat e bukura të natyrës
ta pikturojmë
atë
që në paprekshmërinë e atdheut
një jetë të tërë udhëtoi
kandil shndritës i ardhmërisë
si Drini në rrjedhën e vet
plaku mendjendritur
plaku mendjehollë
plaku zemër djalë
plaku mjekërborë
ti
Tempulli mijëvjeçarë
i magjisë krijuese
kokën mbështetur
tek rrapi shekullor
flakën e diturisë bartur në gji
krenarinë e kombit përjetësove
ti biri i denjë i nënës shqiptari
ndër yje
Yll
krenari e ligjshme
ti mburrje e kombit e papërsëritshme
kolos i diturisë
Akademik Qosja
Emblemë shkëlqyese e shqiptarisë
26. 6.2016