Rexhep Qosja

Mehmet Bislimi: Përjetësi

(Me rastin e 83-vjetorit të lindjes së akademik, Rexhep Qoses)

me fjalët e zemrës t’ia themi
me tingujt e shpirtit ta këndojmë
me ngjyrat e bukura të natyrës
ta pikturojmë

atë
që në paprekshmërinë e atdheut
një jetë të tërë udhëtoi
kandil shndritës i ardhmërisë
si Drini në rrjedhën e vet
plaku mendjendritur
plaku mendjehollë
plaku zemër djalë
plaku mjekërborë

Ti
Tempulli mijëvjeçarë
i magjisë krijuese
kokën mbështetur
tek rrapi shekullor
flakën e diturisë bartur në gji
krenarinë e kombit përjetësove

Ti
biri i denjë i nënës shqiptari
ndër yje
Yll
krenari e ligjshme
ti mburrje e kombit e papërsëritshme
kolos i diturisë
Akademik Qosja
Emblemë shkëlqyese e shqiptarisë.

26.6.2019

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …