Sa here vjen Nëntori para syve me del Llapi me lisat e gjate, bjeshkët e larta te mbuluara me tisin e bores se pare, bace Osmani me thinjat mbi koke, nene Qamilja zemërbardhe, nene Halimja, e ndjerë, zemër madhe… Sa here vjen nëntori malli me rendon si guri ne zemër, dhe datat me ngaterrohen! Janari i kuq i Jusufit, i Kadriut, i Nuhiut… marsi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, mars- prilli i pergjakshem i demonstratave gjithepopullore te vitit 1981, 1989, 1990… prilli i Fadilit, maji i Tahirit, shtatori i Fehmiut dhe Xheves… Ky cikel i pergjakjeve tona nga nentori ne nentor, lidhur me zinxhiret e Zahirit, Edmondit, Hakifit perjetesisht… “Po, vella Afrim po, bijte e Kosoves hallemadhe kane lidhur datat, muajt, vitet, dhe per secilen dite kane thurur nga nje kurore lulesh te kuqe si gjaku, per t’i hedhur ato ne themelet e lirise, per t’i hedhur ne lumin e madh te Ushtrise sone Çlirimtare e cila beri shume qe aspiratat tona nje dite te behen realitet. Pa dyshim se ky eshte rezultat i veprimtarise dhe perpjekjeve tona shekullore, perpjekjeve te pareshtura te shume breznive ne vazhdimesi, deri ne sakrifice e veteflijim, por edhe plotesim amanetesh te te reneve, qe nje dite liria e plote te trokete edhe ne porten e madhe te atdheut tone, ne tokat tona te lashta shqiptare ende te ndara dhunshem e padrejtesisht!
Afrim vellai! Shoket tane, bijte me te mire te popullit, shpaguan gjakun tuaj, duke e goditur armikun ne balle me pushket e lirise. Ideali yt dhe i shokeve tane, ishte alternative e vetme ne rrugen tone te patjetersueshme, ne ate rruge qe liria te behet realitet per mes tytes se pushkeve, te cilat jehuan aq bukur, shtrenguar ne kraharorin e Ushtrise sone Çlirimtare te Kosoves, dhe perfundimisht, nuk ka mbetur date e dite e vitit kalendarik, qe nuk eshte lare me gjakun e lirise se martireve te atdheut, bijve dhe bijave me te mire, qe populli yne nxori nga gjiri i vet per t’i dhuruar ne gjirin e atdheut. A ka diçka me madheshtore, me monumentale e me sublime se flijimi juaj ne altarin e lirise?! Populli yne eshte krenar e kryelarte per bijte qe ka dhene per liri!”
Ketu e 18 vite me pare, me 2 nentor 1989, rane heroikisht trimat e Llapit- bijte e shqiptarise: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Jeta eshte e tille, dhe si e tille na meson se tani me rrefimi i nje historie rutine per ata qe tashme kane kaluar pragun e legjendes, sikur ka tejkaluar permasat e nje cikli rrefimesh ne veten e trete se: Ai ishte trim, se ai trim lindi ketu dhe u rrit atje, se ka mbaruar shkollen dhe ka rene ne burg, se ka rene ne konfrontim me pushtuesin duke u flijuar per liri te atdheut etj… Dhe keshtu disi do te rrefehej pak histori nga ne te gjallet, per ata qe kane rene. Ne menyre qe ne me pastaj, te shtroheshim sa gjere e gjate prane sofres se madhe te ambicieve tona personale me egon makute per ngopjen e ndjenjave te pangopshme rene pre e instinktit. Jo, kjo nuk eshte e tera, kjo nuk do te ishte e ndergjegjshme nga ana jone.
Mendoj se tani eshte e domosdoshme, qe gjerat duhet shtruar me thelle ne koncept, ato duhet kapur e studiuar ne esence, ne zanafille me tere thellesine e tyre atdhetare, historike, por edhe filozofike. Miti i sakrifices dhe i flijimit te shume popuj eshte i njohur qe nga lashtesite, kjo nuk ka munguar as te populli yne. Shembuj te tille na paraqiten qe pertej pragut te legjendave, siç eshte rasti i flijimit ne themelet u Ures se Fshenjte, pastaj shembulli i Kalase se Rozafes, pastaj Doruntina, pastaj gatishmeria per sakrificen me sublime e Millesh Kopiliqit e Halilit dhe Muses se vogel, e Oso Kuke Vranines, e Jakup Ferrit, e Mic Sokolit, e deri tek Komandanti Legjendar i diteve tona, Adem Jashari.
Duke u bazuar ne keto fakte, vetiu rezulton se vendosmeria per te rene ne sherbim te çlirimit te atdheut, ashtu sikur rane: Afrimi, Fahriu e qindra deshmore tjere me te hershem e te me vonshem, nuk ishte veprim i rastit. Kjo filozofi, barte ne vete nje mision te veçante, i cila kalon caqet e nje filozofie klasike, qe qenien e percakton si krijuese, ose diktuese te ndergjegjes. Ne kete kuptim, Afrimi, Fahriu dhe te gjithe bashkemendimtaret e bashkeveprimtaret e tyre, nuk iu perveshen kesaj rruge vetem sa per te hyre ne histori, sepse hyrja ne faqet me te ndritshme te historise, nuk ishte edhe aq e thjeshte. Ata, mbanin qendrimin e prere: larg denigrimit te saj, ne menyre qe historia nje dite te mos rishikohej per t’u herrur nga barojat e pa deshiruara, qe dikur aty kishin mbjelle sistemet e dhunshme antikombetare. Jo, misioni i tyre ishte perjetesia, e cila fitohet vetem duke i sherbyer çeshtjes se atdheut denjesisht dhe pa paragjykime. Konturat e nje shkrimi qe do te barte ne vete nocionin e sakrifices pa e zberthyer ate ne rrafshin filozofik, sikur do te ishin jo bindese, madje te zbehura. Ata me nje vetedije te plote iu qasen ketyre rrugeve, te cilat pa dyshim se do te kurorezohen me sukses nje dite, sepse ata ishin te vetedijshem se keto rruge e duan edhe haraçin e vet, haraç te cilin populli yne kahere e ka paguar shume fish! Prandaj, Afrimi, Fahriu e qindra deshmore te kombit tone, me kohe kane kaluar kufijte e historise, duke e pasuruar ate edhe me kompleksitetin e saj filozofik te nje perkushtimi kaq madheshtor siç flasin legjendat per Prometheun. Afrimi me shoke, nuk jane produkt i nje spontaniteti, qe vepron sipas ndjesise se kundershtimit te roberise e te pushtuesit ne pergjithesi, por qe thelle ne veten e tyre fshihnin edhe ambiciet personale egoiste. Jo, ata u ngriten dhe u armatosen me dituri, me ndjenja e perkushtim, me dashuri e respekt per atdheun, me gatishmerine per te rene ne altarin e lirise, dhe kete, qe me pare! Mbi keto pergatitje, ata me pastaj u organizuan dhe shtrine rrjetin e tyre te organizimit ne tere hapesirat tona shqiptare, duke e parapergatitur terrenin per goditjen e madhe, e cila pashmangshem pasoi me vone dhe u kurorezua me emrat e tyre te rinj: deshmore te lirise!
Një kujtim i paharruar..
Mendoj se eshte obligim yni moral, te mos t’i marrim me vete ne “boten e pertejme”, kujtimet per shoket e rene. Te gjithe ju qe e keni njohur per se afermi, dhe qe keni vepruar sa do pak me ata, qe u sakrifikuan per te jetuar ne te lire, lini kujtimet tuaja te shkruara per ta …“Ishte i ri, kur e sollen ne burgun famekeq “Zabela” te Pozharevcit. E kishin arrestuar se bashku me disa shoke te tij, duke qene ne sherbim ushtarak te asaj kohe. Pas shume hetimesh e torturash i kishin denuar me burg. Ai ishte i ri per nje denim aq te larte e drakonik, 8 vite burg! Per nje kohe, relativisht te gjate, ishim ne nje dhome burgu me Afrimin, me Fadil Vaten, Halil Selimin, pastaj me Sabit Veselin etj. Te habiste zgjuarsia e Afrimit. Ai lexonte shume, i komentonte materialet e lexuara me shoke ku shpaloseshin mendimet tona per çeshtjen e pazgjidhur te atdheut, komentonim te kaluaren dhe bartesit e saj ne kuader te historise shqiptare e shume gjera tjera. Afrimi ishte solidar me shoke, ishte sy pa trembur dhe perfundimisht i vendosur per t’i bartur mbi supet e tija te njoma te gjitha pergjegjesite. Ai dhe shume shoke te tjere, qe ne burg kishin krijuar celulat e veprimit, te cilat ishin te gatshme per veprim, ende pa dale nga burgu, Afrimi kishte respekt per te gjithe shoket e burgut, por ne veçanti respektonte Ismail Haradinajn dhe profesorin e tij, Nezir Myrtajn. Ne nje rast (jo pa qellim), Afrimin e kishin nxjerre ne vizite mu ne kohen kur pritej alarmi per te shenuar pervjetorin e vdekjes se diktatorit Tito. Gardiani kishte kerkuar nga Afrimi qe te nderpriste viziten me prinder dhe te ngrihej ne kembe, per te nderuar me tre minuta heshtje pervjetorin e Titos, per te cilin, disa shqipfoles kishin nxjerre madje edhe lote. Por, Afrimi ishte pergjigjur çarte dhe prere: ”Jo, une kam vizite, gardian, dhe nuk mbaj kurrfare zie per vdekjen e Titos, une nuk nderoj gjakpiresin e popullit tim!”…, ishin keto fjalet kumbuese te Afrim djalit, te thena hapur ne burgun serb te Pozharevcit rrethuar me hekura e mure te trasha…
Nuk gjykoj nga simpatia, as nga njeanshmeria duke dashur qe te tregoj para lexuesit, se isha une ai, ne burg me te, madje ne nje dhome!…Jo, secila kohe ka bemat e saja te historise individuale e kolektive, ajo kohe ishte e tille, prandaj ne gjirin e saj (per fatin tim te mire), me kishte perqafuar edhe mua, si mijera e mijera tjere te rinj e te moshuar atdhedashes te vertete. Per me shume, dua te them se nje djale aq te ri, te ngritur e te kulturuar, aq te vendosur e te perkushtuar siç ishte Afrimi, nuk e kisha takuar me heret, per te mos thene, as me vone!… Pas daljes nga burgu, Afrim per as nje çast nuk u hamend se vepruari ne sherbim te atdheut. Ai, iu pervesh studimeve ne Universitetin e Prishtines, iu pervesh punes se organizimit dhe shtrirjes se organizates ne hapesirat shqiptare, ai ishte ne organet udheheqese te saj, sekretar per çeshtje organizative! Afrimi se bashku me shoket e idealit, organizoi dhe udhehoqi demonstrata te nje pas njeshme, duke i orientuar ato drejt dhe arsyeshem, bashkepunoi ngushte me grevistet minatore, ne Palestren sportive “1 Tetori” ne Prishtine, mbajti fjalim para studenteve, te cilet ishin solidarizuar me minatoret, shpalosi qendrimet dhe kerkesat e demonstrueseve para medieve serbe, sllovene e kroate te asaj kohe, si dhe te agjencive te huaja, qe kishin mundur te depertonin ne Kosove. Shkroi dhe publikoi shkrime ne gazeten “Zeri i Kosoves”, madje duke i shperndare ato edhe si fletushka, me permbajtje politike dhe ekonomike per te sqaruar qendrimin, kerkesat dhe pozicionin tone ne rrafshin kombetar.
Ai, me ne fund braktisi edhe uniformen ushtarake duke kaluar e vepruar ne ilegalitet te plote. Ishte ne balle te te gjithe atyre vlimeve te fuqishme, te atyre diteve ne Kosove, kur edhe ra heroikisht e me arme ne dore se bashku me bashkeveprimtarin e shquar te çeshtjes kombetare, Fahri Fazliun, ra ne balle te nje perleshje te pabarabarte me milicine gjakatare serbe. Dielli ne “Breg te Prishtines” u vrenjt, Afrimi ia mori rrezet e tija perfundimisht, qe nga ajo dite “Bregu i diellit” i Afrimit dhe i Fahriut, nuk pushoi se rrezatuari luftetaret e lirise! Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ishin dhe mbeten perjetesisht rreze dielli e Kosoves, dhe e shqiptarise! Eh, sa do te deshiroja te isha tek ti, o baca Osman, ashtu si vite me pare, tok me ty e nene Qamilen dhe ta ndiznim nga nje duhan. Ta ndjeja ate buzeqeshjen tuaj prindore, duke mos u ngopur se llafosuri deri ne oret e vona te nates… Afrimi dhe Fahriu tani me nuk jane vetem, as kurre nuk kane qene vetem. Trimat kudo qe jane, jane te bashkuar, edhe ne ate bote!… Koken larte prinder te familjeve te te reneve per liri! Nga gjiri juaj keni nxjerre ushtaret e lirise se atdheut, nga nje gjerdan te art neser per ta, ne faqet e historise sone me te re… Ata jane me te gjalle se te gjallet, jane frymezimi i brezave te ardhmerise drejt realizimit te aspiratave tona shekullore, jane historia vet!…I gjalle dhe i nderuar per jete e mot kujtimi per: Nentorin e madh te historise! Nentorin e Afrimit e Fahriut! Nentorin e ditelindjes se Komandantit Legjendar Adem Jashari! Nentorin e ditelindjes se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves! Nentorin e te gjithe deshmoreve e lirise!
Afërditë Kaçiu: Afrimi dhe Fahriu ranë në altarin e lirisë së bashku dhe me këtë simbolizojnë bashkimin e jo ndarjen
Rrëfimin në përvjetorin e Afrimit dhe Fahriut, pothuajse nuk ke nevojë ta fillosh me një hyrje për biografinë e tyre të lindjes. Këta dëshmorë të kombit i njeh e tërë Shqipëria. Të gjithë e dinë se Fahriu u lind në Llaushë, kurse Afrimi në Llugë të Besianës. Është veprimtaria e tyre revolucionare dhe patriotike ajo që ata i bëri të njohur e të dashur për popullin tonë. Ata i duan të gjithë sepse luftuan që t’ia heqin lakun prej fyti këtij populli. Qenë pranë secilit, vuajtën për secilin prej nesh. Na prekën me dorën e tyre secilin prej nesh. Thjeshtësia prej punëtori, dashuria dhe humaniteti, buzëqeshja dhe humori së bashku edhe me qëndrimin prej militantit revolucionarë – komponente këto që aq bukur gërshetoheshin në personalitetet e tyre. Folën me çdo njeri që në shpirtë e ka atëdheun, dhe, secili prej këtyre i ndjeu ata të tjerëve ua kalli datën pushka e tyre. Vërtetë çfar të dhënash biografie janë të nevojshme që të sillen në një shkrim të shkurtër, që t’i njohim dëshmorët? A mjafton të dijmë se ata kanë lindur, janë rritur, shkolluar…Çka ka në jetën e tyre që nuk do ta mësojmë dot? Çka duhet të mësojmë prej punës së tyre, prej aktit të rënjes së tyre në fushëbetejë?
Për të gjithë dëshmorët, si edhe për Afrimin e Fahiun të cilët patën një jetë dhe veprimtari të bujshme dhe të pasur politike ilegale, është tepër e pamjaftueshme të thurësh një artikull për biografitë e tyre. Ata jetuan dhe vepruan në një kohë të pushtimit, gjendje e cila mbretëron edhe sot e kësaj dite. Njohja dhe takimi me ta është i rëndësishëm pikërisht në këtë moment – në çështjen politike, në pikën ku ata lanë gjurmët e pashlyeshme të një rruge që ne duhet ta çojmë më tutje, në çështjen e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar që ishte edhe rruga e tyre. Po qe se nuk do ta nxjerrim një konkludim nga tërë ajo veprimtari e çmuar e dëshmorëve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, dhe ta vendosim atë në shërbim të veprimit për të ardhmen, ne luhatemi dhe u hyjmë në hak të gjithë dëshmorëve dhe popullit tonë. Kjo duhet të materializohet në praktikë ashtu që veprimtaria e tyre e cila ishte e kushtuar për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet, të jetë frymëzim i vendosur për të gjithë ne në çuarjen më tutje të kësaj rruge që nisën të parët tanë, dëshmorët që ranë me pushkë në dorë dhe lufta ua ndërpreu hapin fizik, por që të themi se ideali i tyre na prinë duhet të punojmë në rrugën e tyre për çlirimin e tokave dhe bashkimin e tyre. Figurat e dëshmorëve, Afrimt e Fahriut, është mjaft e pasur me shembuj sakrifice për të na mësuar se si duhet të punohet për atdheun, mbi të gjitha se si duhet të vdiset për të kur e kërkon nevoja. Por, edhe pse figura e këtyre dëshmorëve është shumë e madhe, prapa saj nuk mund të fshihen demagogët as ata që e lëshuan rrugën e tyre. Ata mundohen që edhe dëshmorë t’i ndajnë, ashtu siç ishin ndarë vetë nga rruga e tyre, ashtu siç kishin lënë në gjysmë amanetin e tyre dikurë, ashtu qysh edhe sot po përpiqen për atë që nuk ranë dëshmorët.
Ata ranë në altarin e lirisë së bashku dhe me këtë simbolizojnë bashkimin e jo ndarjen. Askush nuk do të mund që në emër të rrugës së tyre të promovoj idera e zgjidhje të ndryshme pa vlerë për fatin e çështjes sonë kombëtare. Ideja dhe veprimtaria e tyre ishte decidive dhe e qartë: çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet. Dëshmorët nuk lanë asnjë shteg tjetër për zgjidhje të mesme. Afrimi e Fahriu, kishin konstatuar këtë fakt politik, shkencorë dhe historik me aq vendosmëri sa që këtij qëllimi ia kushtuan edhe jetën e vet. Me gjakun e tyre vulosën edhe drejtësinë e ideve të tyre politike. Por, jo vetëm kaq. Ata u bënë udhërrëfyesit e mëdhenj për të na prirë praktikisht sa ishin gjallë kurse tani moralisht deri në fund në zgjidhjen e vetme të mundshme , në atë të çlirimit dhe bashkimit të trojeve tona në një shtet. Të gjithë ata që do të veprojnë në këtë rrugë – do të jenë me rrugën e tyre. Koha në të cilën po jetojmë kërkon dorën e Fahriut e të Afrimit, dhe të të gjithë shokëve tjerë që ranë në fushën e nderit. Koha kërkon devotshmërinë dhe vendosmërinë e tyre. Të gjithë ata që e shohin veprimtarinë e tyre, do të mësojnë se ata nuk njohën zbrapsje as përkulje. Tek ata mbizotëroi një moral i lartë dhe një bindje e patundur në rrugën e lirisë. Fryma e tyre është luftë e papushim deri në fitore. Dorën e tyre nuk mund ta gjejmë në asnjë rrugë tjetër, në asnjë artikull për biografinë e tyre, në asnjë poezi. Atë, siç thotë dëshmori Bahri Fazliu, do ta gjejmë vetëm nëse ecim në rrugën e tyre.
Afërditë Kaçiu,
29 tetor 2003