Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Pragu i adoleshencës

Për fatin tonë të keq, kaluan mbi 20 vite që subjektet politike në Kosovë nuk e kaluan dot pragun e adoleshencës. Në fakt, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e kaloi as testin e kësaj adoleshence, për më keq, kjo Lëvizje vuan nga euforia  e narcizmit, që mbështetet tek admirimi egoist i cilësive të vetvetes së vet!

VV, gëlltiti hapur të gjitha ato neveritje që kishte mohuar dhe kundërshtuar dikur, pa përjashtuar këtu dhunën si mjet për të arritur qëllimin. Arritja e këtij qëllimi për VV-në, ishte shkaku që ajo bëri ndryshim drastik, nga qëndrimi i saj si opozitë, tek qëndrimi i saj sot- si pozitë. Rrugë e “gjatë” kjo, që evoluoj nga pozita e para fushate si këmbësor, deri tek pozita e pas fushatës, si kalorës!…

Dikur:

Ata nuk e njihnin dhe nuk e pranonin Institucionin e ish Kryetarit Rugova, ata nuk e njihnin dhe nuk e pranonin, himnin dhe flamurin e Kosovës, ata kundërshtonin nepotizmin, korrupsionin, mos llogaridhënien, ata kundërshtonin fudullëkun e përfaqësuesve politikë që neveritnin masat, ata kundërshtonin dhe nuk i pranonin bisedimet për çështje teknike me Serbinë, ata kundërshtonin vendimet kuturu, dhe arrogancën e numrave.

Ata, kundërshtonin qasjen e ish Qeverisë për veriun e vendit- dhe, qasja e tyre sot, nuk përmban ndonjë dallim qenësor, ata takimet me Vuqiqin i shpallnin të papranueshme atë kohë- i pranojnë si të pashmangshme tani!

Kundërshtonin Asociacionin e komunave Serbe në veri, kundërshtonin çdo variantin tjetër të bisedimeve me Serbinë- veç atyre në nivel njohjesh reciproke.

Gjatë gjithë mandati të sajë, VV, nuk solli as edhe një njohje të re, Kosova nuk u pranua në asnjë instancë ndërkombëtare, nuk vendosi reciprocitetin e premtuar para elektoratit, mallrat e Serbisë në Kosovë hyjnë e dalin ditë me drekë, mallra që kanë përfshirë tregun e Kosovës- mall Made in Serbien!

VV, pagoi faturën e hapave të “trashë”, me rastin e caktimit të një dyzine mynxyra kandidatësh nëpër Komuna, që ishin të pranueshëm për partinë, por jo edhe për elektoratin, pagoi faturat e shpenzimit të rrymës për serbet e veriut, të cilat dikur i kundërshtonin me këmbëngulje etj.

LVV, bëri ikje nga trungu i vet, ish premtimet e saja para elektoratit, tanimë kanë rënë në ujë përnjëherësh, madje edhe qëndrimet për flamurin dhe bashkimin kombëtar, sikur janë zbehur e zvetënuar në platformën e tyre politike, krekosje këto të plandosura për dhe.

Kontradikta tjetër:

Emra të zëshëm të VV, sot akuzojnë si tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, të gjithë ata, që pretendojnë ta rrëzojnë  Qeverinë aktuale duke bashkërenduar me Listën Serbska, në njërën anë- dhe nga ana tjetër, po të gjithë këta “emra të zëshëm”, kurrë nuk kanë thënë së të gjithë ata, që bashkëpunuan me Listën Serbska, për të ardhur në pushtet, janë tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë- absurd i llojit të vet ky, si asnjë herë më parë!

Një çështje që po vërehet:

Edhe z. Kurti e rrethojnë një kastë këshilltarësh politikë, deputetë, këshilltarë me korrespodencë, ministra koti etj. që i mbështillen nëpër t’linta, të cilët paraqiten në opinion me vrazhdësi dhe arrogancë, të cilët duke dashur ta mbrojnë parimin dhe Albinin, po krijojnë efektin e kundërt, po irritojnë opinion, për më keq, gjendja e tyre psikike lenë për të dëshiruar!

Dorën në zemër, edhe sikur të shkarkonte nga përgjegjësia ndonjë syresh, nuk do të më habiste, sa më ka habitur fakti, kur i ka ngarkuar ata më përgjegjësi!

Për fatkeqësinë tonë, Sovranit i iku kohe në pritje, duke bërë eksperimente me votën dhe fatin e vet! Deri kur kështu, Sovrani në pritje që eksperimenton me votën e vet, kohë dy deceniesh në ikje e cila na kushtoi, si fëmijët futur me guralecë në lojë!

Si përfundim; Nëse Beogradi dhe Serbët në Veri të Kosovës, kërkojnë implementimin e Asociacionit të komunave, përse këtë implementim të mos e kërkojë edhe Prishtina për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

 

CH- gusht, 2022

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …