Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Pritje

tek shtegu i rrugës së Arbrit
atje
të guri i betimit
ku flamuri i lirisë është larë me gjak
ku dikur është bërë fuqishëm
betimi i burrave
atdheut
mos me i hy në hak

koha
zbehu fuqinë e fjalës
pritja
kohën ka ngrënë me dhëmbë
nëpër kohë
ndarë e shkapërderdhë

shokë
shumë
me shpirt sfilitur
kush këmbëzbathur
kush këmbësor
kush kalorës
kush dërmuar e lodhë
kush i trashë
kush armatosur e mendjehollë
kush me taborre të shpartalluara
kush me pushkë lirie në dorë
në pritje
të kushtrimit
drejt rrugëve të bashkimit
të guri i betimit
si dikur
betuar në atdhe e flamur

nga shpirti ynë i madh
kemi dhënë ditët e motit
ikën ato
nuk kthehen më
me besim të madh
para atdheut e zotit
bijtë tanë
mbrapa nuk e kthejnë
fjalën e dhënë
dalzotësit e kësaj toke
janë ende gjallë

nuk duam të besojmë
se
do shteron liqeni
se moti shi nuk do të sjellë
se bora nuk do bie në stinën e vet
se breshëri nuk do vret
se rrufeja aty ku duhet
nuk do godet
dikush hëngri fjalën e dhënë
dikujt fjala në fyt i mbet
dikë do ta vras guri i betimit
dikë mllefi i zhgënjimit

e saktë
nuk po gjejmë një pikë uji
për të larë faqezinjtë
pusi i qytetit shteroi
radhë e larjes u bë e madhe
Kosova gjak ka
për të gjithë
uji nuk ka
janë aq shumë që duhen la

shtator, 2016

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …