Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Pritje

kohë moderne kjo

shumëllojshmërinë e pritjes të ofron

përtej hijeve te tejdukshmërisë

si të vjen për së mbari

ulur a në këmbë

në luadhe mbi bari

 

pritje në arë

në radhë

në zyrë

në trotuar

hundë shtypur

e buzë varë

 

pritje shtrirë

i plogësht nën jorgan

herë ngazëllyer e hijerëndë

herë fytyrë shëmtuar e pa dhëmbë

dehur e tymosur me  duhan

pritje shpresash vrarë

 

të gjithë ata që presin

janë të vonuar

dhe si të vonuar në jetë

në dyert e mbyllura të botës

trokasin

kot

tash e sa vjet

të vonuarit kush i pret

më thoni

se më luajtën mend e kresë

 

Zvicër, 29. 1.2019

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …