leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Rinumërim i të gjitha votave nga e para, një për një!

Situata para së cilës ndodhet sot Kosova, hezitimi dhe mungesa e gatishmërisë për ta thënë dhe ngrehur dyshimin e manipulimit të mundshëm të votave, që në Kosovë me rastin e këtyre votimeve, mund të kenë apo kanë ndodhur? Nuk është vetëm dyshimi se kjo ka ndodhur, në fakt kjo fletë më shumë për pasigurinë e gjithë spektrit politik opozitarë për ta thënë, kërkuar dhe mbrojtur të vërtetën, dyshim ky që tanimë nuk ka si ta fshehë as KQZ!

Rezultati i diskutueshëm, që ka lëvizur më shumë së një herë, pasiguri e krijuar kjo (jo pa shkas), në bartja e votave nga vendvotimet e ndryshme anë e mbanë Kosovës ende nuk ka përfunduar. Mbi këtë bazë, ngritët dyshimi edhe mbi saktësinë e votave të bartura nga Diaspora, madje edhe votimi i drejtë për së drejti në përfaqësitë tona Diplomatike atje, si në Ambasada, Konsullata, përfaqësi e zyra tjera, pashmangshëm edhe ato të dërguara me postë etj. Në vazhdim, ndërhyrje drejtë për së drejti e shtetit Serb në rezultatin e këtyre zgjidhjeve për të favorizuar Listën Serbe e shumë parregullsi tjera të cilat rrisin në masë të konsiderueshme dyshimin së këtu nuk shkoj çdo gjë në rregull, këtu nuk shkoj gjithçka mirë- siç ishte proklamuar dhe pretenduar.

Pa dyshim se rrugëdalje nga kjo situatë ka, dhe duhet gjendur ajo. Më saktë, kjo varët nga qëndrimi dhe vullneti i mirë i gjithë spektrit politik shqiptar në Kosovë, për ta hequr këtë dyshim, për të sjellë në vend besimin e qytetarëve tanë, në vazhdim për të saktësuar edhe një herë rezultatin, besimin në Institucionet tona, që nga Komisionarët e deri tek KQZ, dhe nga ana tjetër, për të mos e luhatur besimin dhe vlerësimin e Bashkësisë Ndërkombëtare tek ne. Para së gjithash, do duhej për të parë dhe ngrehur mundësinë e rinumërimit manual të të gjitha votave, një për një dhe nga e para.

Grumbullimi i gjithë materialit votues në një objekt të siguruar nga organet tona të rendit, rifillimi i numërimit të të gjitha kutive dhe dërgesave të votimit, të të gjitha kategorive, si ato të dërguara me postë, ato të nevojave të veçanta, ato me kusht e kështu me radhë. E gjitha kjo do zgjasë jo më shumë se një javë, nga ku do të dalë rezultati i saktë, përfundimtarë dhe do të vërtetohej nëse janë dhe sa janë manipuluar apo shtrembëruar ato, kështu duke e vënë në vend besimin e qytetarëve tanë, para vet- vetes sonë dhe Bashkësisë ndërkombëtare për rezultatin e saktë të këtyre zgjedhjeve në nivelin nacional, si përfundim:

Rinumërim i të gjitha votave nga e para, një për një!

 

CH-14.02.2025

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi; 17 shkurti, dita e pavarësisë së Kosovës

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, nuk zbriti nga qielli, për më …