Roli dhe rëndësia e Hashim Thaçit, në luftën e UÇK-së, në çlirimin e vendit, Shpalljen e Pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve
Hashim Thaçi, është një autoritet me shumë rëndësi si në kohën e luftës ashtu dhe të pasluftës. Ishte bashkëluftëtar i Legjendarit Adem Jashari dhe së bashkë me të e luftëtarë të tjerë ishte dënuar me shumë vite burg (në mungesë), nga regjimi i Millosheviqit. Ai, edhe pse ishte i ri në moshë atë kohë, së bashku me veprimtarët dhe bashkëluftëtarët e tij kanë bartur mbi kurrizin e tyre detyra me përgjegjësi shtetërore, dhe, sa ia kanë dalë e arritur t’i realizojnë synimet tona të shtet bërjes etj. Janë faktet që flasin. Thaçi së bashku me strukturat që kishin përgjegjësi, realizuan shumë nga ato që kishin premtuar para elektoratit, edhe para së të vinte në pushtet, pa dyshim edhe më pas. Thaçi, me shokët e luftës, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk u kursyen për të çliruar atdheun, madje edhe me çmimin e jetës.
– Ata ishin futur në luftë me forcat e veta, mbështetur në vullnetin e popullit tonë për liri!
– Ata nuk e dinin se do t’i ndihmonte NATO, apo jo, thjeshtë luftonin për lirinë e atdheut!
– Ata, edhe mund të ishin vrarë, si kushdo në luftë, ashtu si mund të bien luftëtarët e lirisë, as
atyre nuk ua kishte garantuar askush jetën!
– Ata nënshkruan Marrëveshjen historike të Rambujes, dhe vetëm nënshkrimi i tyre, para
ndërkombëtarëve dhe para botës, ishte i vlefshëm i plotfuqishëm dhe valid!
– Ata, transformuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Trupa të Mbrojtjes së Kosovës, në
vazhdim në Forca të Armatosura të Kosovës të cilat gëzojnë respekt të veçantë brenda dhe
jashtë vendit!
– Ata nënshkruan edhe marrëveshjen e Ahtisarit, edhe kjo është shumë e saktë!
– Ata shpallën Kosovën shtet Sovran më 17 shkurt të viti 2008, vendim i drejtë ky të cilin e
pranoi si të drejtën e patjetërsueshme edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë!
Në vazhdim, miratuan dhe shpallen Kushtetutën e Kosovës me 9 prill 2008. Ngritën Policinë dhe Forcat tona të Armatosura, ngritën Doganat e Kosovës, sollën mbi 100 e sa njohje ndërkombëtare, akomoduan shumë Misione Diplomatike nëpër botë, ndërtuan marrëdhënie të sinqerta bilaterale me botën demokratike ndërkombëtare, ngritën dukshëm buxhetin e Republikës së Kosovës, avancuan sistemin pluralist e demokratik në Kosovë, jetësuan rregullat Parlamentare të vendit, krijuan raporte të fqinjësisë së mirë në rajon e të tjera.
Ata, ngritën një infrastrukturë të kënaqshme, që Kosova nuk e kishte përjetuar asnjë herë më parë që nga Epoka jonë e re e këtej, si:
Autostrada, rrugë regjionale, rrugë lokale, kanalizime, ura, rrjete të ujësjellësit, ambulanca, shkolla, çerdhe fëmijësh, investime në zhvillimin rural, çështja e arsimit, shëndetësisë, të asaj sociale etj. Këto janë gjëra që shihen dhe preken me dorë, mirë keq, ashtu siç janë, dhe këto të arritura në Kosovën tonë, nuk është etike as t’i mohojmë, as t’i hiperbolizojmë- Kosova është kjo që është sot e që nuk ishte dje. Kosova ishte nën robëri e pushtim të plotë nga pushtuesi gjakatarë Serb për gati një shekull, kush i mohon këto të arritura, është jashtë realitetit!
Pa dyshim së kanë mbetur edhe qindra projekte tjerë, që nuk janë realizuar, madje edhe janë neglizhuar, si kudo në botë që nuk ka asgjë të përkryer, por që Qeveritë në vazhdim, herët a vonë do t’i realizojë të gjitha ato çështje që i duhen një vendi të lirë, pra edhe Kosova do ta arrijë këtë, pa pavarësisht së kush është në Qeverisje sot e kush do jetë nesër, shteti duhet dhe do të bëhet, shteti duhet dhe do të zhvillohet, shteti nuk guxon të jetë hipotekë e as një individi dhe e as një Qeverie. Kreu i shtetit, duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me Institucionet e vendit, pa dyshim me miqtë tanë ndërkombëtar.
Një gjë nuk duhet ta harrojmë, është gati ves universal, pa dyshim jo i këndshëm, që pason me një kosto, faturën e së cilës dikush e paguan më lirë e dikush më shtrenjtë- siç po e paguan tani edhe Hashim Thaçi me krerët e tjerë të UÇK-së, bijtë tanë më të devotshëm.
Njeriu duke qenë në pushtet (pushtetarë), rreth vetes, krijon një rreth vicioz përtej së cilit, dhe në të cilin, as nuk kalon dhe as nuk futesh dot. Ky rreth vicioz i mbyllur hermetikisht të krijon ndjesinë e ekstazës së të plotpushtetshmit, i cili nuk e pranon mendimin ndryshe- kjo, po ngjet edhe sot tek pasuesit e pushtetit, kudo, jo vetëm tek ne!
Duke qenë i rrethuar me një grumbull servilësh (të përzgjedhur), të cilët përditë të gudulisin veshin me lajka … “Ku je shef, ku je lartë madhëri, ku je shkëlqesi, ku je Skënderbe, ku je babë!” e kështu me radhë… dhe pikërisht këtu fillon zhdavaritja e kësaj ëndrre të trishtueshme- fatkeqësisht, nga kjo ëndërr mynxyrë- nuk shpëtoi as z. Thaçi, madje edhe pasuesit e tij qeverisës (Albinistët) e rinj sot. Në mos më keq, pagëzimin “baba” , e përjetuan aq marrëzisht, sa kaluan në ekstazë!, ky gjest, kjo sjellje të krijon përshtypjen e domosdoshmërisë për prezencën e nevojshme të mbikëqyrjes se përhershme të ndonjë Psikologu me përvojë, ku nga ana shkencore do t’i trajnonte Albinistët, që të mësojnë dallimi mes njerëzve dhe Hajvanatit!…
Përherë ka pasur dhe ende ka mendje të çoroditura tek kanë thënë dhe tek thonë për juve se
– “Është fatkeqësi që keni shpëtuar nga lufta!”… Po, po e “akceptoj” edhe këtë; sikur të kishit rënë në luftë për liri, ju që pas lufte e keni pasur jetën dhuratë; si: Thaçi, Krasniqi, Veseli, Selimi, Ramushi, Dauti e Nasim Haradinaj, Gucati, Pjeter Shala, Salih Mustafa, Limaj, Ramë dhe Shukri Buja, Syla, Haliti, Reçica, Bashota, Remi, Lushtaku e shumë çlirimtarë tjerë.
Pa dyshim së nuk do t’iu shanin, nuk do t’iu lakonin nëpër rasa, nuk do t’iu linçonin, nuk do t’iu akuzonin, nuk do t’iu etiketonin, nuk do të sajonin kundër jush dhe në shërbim të pushtuesit gjakatar serb, madje edhe do të bënin fotografi me shumë mburrje e krekosje në shenjë nderimi tek lapidari juaj- veç z. Rugova Jo, ai, nuk fotografohej pranë lapidarëve të Dëshmorëve të kombit, dhe këtë nuk e bëri asnjëherë!
Mos u shqetësoni për këtë, kështu na kanë sharë e akuzuar dikur pushtuesit dhe poltronët e tyre, madje edhe na kanë vrarë e syrgjynosur, si Abdyl Frashrin, Ymer Prizrenin, Sylejman Vokshin, Sefë Kosharen, Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, Avni Rrustemin, Azem Bejtën, Shaban Polluzhën, Tahir e Nebih Mehën, neve brezin e vitit 1981, ngase ua kemi prishur vëllazërim-bashkimin me Serbinë pushtuese!
Një gjë duhet ta keni të qartë:
Sido që të jetë fati juaj, një ditë, të gjitha këto do të kalojnë si një ëndërr e keqe; vetëm një gjë do mbetet për jetë të jetëve:
– Ju, dhe ata qindra trima, që nuk janë më në mesin tonë- jeni pishtarët e çlirimit të atdheut!
CH-25-02-2025
Mehmet Bislimi