Sali Berisha

Mehmet Bislimi: Sali Berisha- ky zjarrvënës i Shqipërisë!

 Sali Berisha, si atë kohë edhe sot, madje në disa segmente vepron edhe më keq së armiqtë e përbetuar që kanë synim t’i vënë zjarr Shqipërisë! Berisha nuk bën ndonjë përjashtim nga mentaliteti i të qenit Bajraktar anadollak autokrat, hakmarrës, piroman i shthurur, autoritar i cili keqpërdor në mënyrën më arrogante numrat e dhënë (votën), nga kokëshkretët. Vota në kuptimin e peshës politike, që e yshtin atë për t’u sjellë si i gjithëpushtetshëm, arrogant i pa skrupulltë, agresiv i pa cipë dhe i pa pikë respekti përballë interesave madhore të atdheut.

– Ai, në kohë lufte në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë i bëri koncesione Serbisë, në një kohë kur një botë e tërë i kishte vënë embargo!

– Ai theu këtë embargo, duke e furnizuar Serbinë gjakatare me naftë e hekur, pikërisht në një kohë kur Serbia po digjte Kroacinë dhe Bosnjën e po behej gati për ta djegur edhe Kosovën!

– Berisha, shkaktoi falimentimin ekonomik të Shqipërisë, duke i lënë pa kulm e katandi mbi kokë shqiptarë, me anë të firmave Piramidale… a nuk mjaftonte vetëm një urdhër nga z. Berisha, që të shpallte firmat piramidale të jashtëligjshme. Kaq dhe vetëm kaq mjaftonte!

– Në vazhdim, çështja e shitblerjes së energjisë elektrike Shqipëri- Serbi, marrëveshjet për telefoninë mobile Itali- Shqipëri- Serbi. Çështje konspirative këto, fatkeqësisht të sakta!

– Takimet e fshehta të përfaqësuesve të tij me Arkanin, fare të hapura e publike me Fazlliqin!

– Burgosja e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përgjatë qeverisjes së tij!

– Likuidimi i fshehtë i liridashësve tanë, siç është rasti me Remzi Hoxhën e tjera shëmti në rrafshin kombëtar në kohët më të liga për ne.

– Shpërthimi i Depove të armatimit shtetëror, duke prekur kështu palcën kurrizore të shtetit, për pasojë, kishte mijëra të vrarë, deri tek rasti i Gërdecit!

– Zhvatja nga mjetet për “Rrugën e Kombit!”, edhe sot mbeti e pasqaruar kjo çështje, padyshim rrugë jetike kjo (Aorta e Kombit), e cila ende nuk ka përfunduar në tërësinë e saj!

– Berisha, kishte kërkuar edhe arrestimin e luftëtarëve të Drenicës, Dukagjinit, Llapit etj. Janë me emër e mbiemër të gjithë ata që Sali Berisha dhe Gazidede i arrestuan dhe ndaluan, në mesin e tyre; Adem Jasharin, Adem Nurën, Hashim Thaçin, Zahir Pajazitin etj. kanë arrestuar dhe për pak kanë shpëtuar nga ekstradimi tek pushtuesi Serb, Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit, Ramush Haradinaj e të tjerë- janë fakte që flasin…

– Sali Berisha, duke yshtur mujsharë të tërë, me sëpata e çekan, demoluan dyert e Godinës së PD-së, arenë e trishtuar çakejsh kjo, ditëm drekë në shesh të Tiranë!

– Sali Berisha sot, me flakën e pishës në dorë, e më flakën e urrejtjes fshehur thellë në shpirt, për t’i vënë zjarrin Parlamentit shqiptarë, kjo nuk do koment, këtë po e sheh një botë e tërë!

 – Berisha as nuk skuqet e as nuk turpërohet nga këtë veprime rrugaçërie kundër atdheut të vet, ky njeri- lider piroman, ky matuf plak, që do ta djeg Shqipërinë, O burrani!

– Sali Berisha, po e djeg Shqipërinë në emrin tuaj o burra, o njerëz, o popull. A ka ligj atje, a ka shtet atje, a ka etikë atje, a djegën godinat e atdheut, vetëm e vetëm për ta ardhur dhunshëm në pushet!

– Sali Berisha, ka ngatërruar kohët, në emër të diktaturës e dhunës, po do me ardhur në pushtet, për t’i ushtruar dhunë më pastaj nüe emër të demokracisë!…

– Sali Berisha, kjo kopje e keqe e një analogjie po aq të marrë me shije të hidhur- një i çmendur që do t’î çmend të tjerët për rreth tij, me zjarrin e urrejtjes fshehur thellë në gji, që do ta  djeg me zjarr nënën Shqipëri!

 

CH-06-12-2023

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçana

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi …