Muralet i hoqën më parë se ç’i vunë muralet në Parlamentin e Kosovës i mbuluan përfaqësuesit fatalë të popullit futur aksidentalisht në lojën e madhe të kombit me halle muralet sot mbuluar me ferexhe lojë me historinë deri në trishtim përfaqësuesit e platformës neveritëse netëftohtave të dimrit në peshim nën peshën e ndjenjës së keqe muralet në Kuvendin e “burrave” të Kosovës edhe sot mbuluar me ferexhe A do karrocë zotëri ndjesi trishtimi shtrirë në shekuj bijtë e shekullit të ri në tregun e blertë të Prishtinës strukur nën lotin e shiut shpresa të mekura në zërin e një fëmije që thërret në refren i ndjenë A do karrocë zotëri … te tregu i blertë i Prishtinës jo larg spitalit të veremit u dogj në mjerim poema dhe mushkëri e Migjenit A do karrocë zotëri … Katarsis e pabesueshme kaq shumë pastrim u dashka në këtë krizë me reduktime uji e rryme vështirë se pastrohet ndërgjegjja a ka lumë që na lanë dy sharje ka e zeza ju shpëlaftë lumi mos ju laftë Divorcimi dy gjenerata përjetësisht të divorcuara për hir të besnikërisë dhe tradhtisë ndaj atdheut Burrëri burra ka ka pasur do të ketë kryefjala dhe kallëzuesi burri nuk liget dhe në pusi të ligësive nuk bie kaq e thjeshtë Barrëse fjala mori dheun Qeveria qenka me barrë në kuvend në rend të ditës kërkesë e opozitës për kohëzgjatjen e shtatzënisë dhe atësinë e fëmijës duam sqarim menjëherë ndryshe Kosovës do t’i mbesë “me ligj” kopili në derë Partitë e djathtë e majtë e qendrës … u përligj kjo lojë përmes përkatësisë partiake identifikohemi në fytyrë e surrat me shterpësinë e gjatë kancerin morën kryeparët morën në stomak Teatër para teatrit kompozim ngjyrash e personazhesh të dëshpëruar me egon vulgare me ambicie meskine të mbështjellë tërkuzë cilën dramë po përgatisin tani për publikun shqiptar në mos prapë „Godonë“ vallë Silikoni bastardët e menduan t’ia venin silikonin në gji Kosovës nënë që të mos i zë mallkimi i saj në zemërim haram ju qoftë silikoni i gjinjve të mi! bastardët shpëtuan slikonin zbuluan në kurriz të atdheut gërmuan tani pa frikë nga mallkimi i gjinjve shterpë me silikon të Kosovës nënë Karriget si orendi në Parlament karrige shumëngjyrëshe vunë të zbrazin vrerin kundër njeri-tjetrit deputetët në karrige të parin vunë me legen në duar për të mbajtur radhën e zbrazjes respektoni radhën tani ju vrerëzi ngacmuesi i vrerit ju fton Murtaja për vendin vakant kambana e përmbysjes së madhe ra nga shoqëria vakante u dogjëm tautologji e stërzgjatur mekje pranverore minjtë e mbeturinave të qytetit murtajë po përhapin kurthi s’po i zë në kurth pa (me) dashje kemi rënë.
Mehmet Bislimi: Lavdi qiellit
(Ti mi gëzofsh 80-të pranvera, Adem Demaçit me rastin e ditëlindjes)
në motet e largëta
zë i vetmuar
një grusht atdhetarësh
përflakur
në ballë të furtunës
bijtë e tokës
bijtë e zotit
bijtë e nënëlokes
Kosovë e Adem Demaçit
Kosovë vatër e zjarrit
Kosovë vatër lirie
Kosovë e Adem Jasharit
në këtë vend që nuk kishte teatër
e teatër luhej
as sot
nuk skuqen ata
që do duhej skuqur
shpirtshiturit u trazuan
bacë Ademi të vërtetën tha
si gjithmonë
të vërtetën
dhe
as gjë më shumë
ai
edhe dje
si sot e nesër
gjërave u thotë në emër të vet
hajnit i thotë hajn
tradhtarit- tradhtar
qenit- qen
spiunit- spiun
zagarit- zagar
pushtuesit- pushtues
çlirimtarit- çlirimtar
ai nuk vdes kurrë
si lumi me shkumë
ai eci vertikalisht
në një kohë
kur shumë të tjerë hiqeshin zvarrë
si hardhucat e përhirtë mbi zall
mure erë myku e zymtësie përballoi
papërkulur e ballëlartë
në rrugët e jetës marshues
në rolet e imponuara nuk u tjetërsua
me fuqinë e shpirtit
për botën e madhe
dashurinë përjetësoi
deri në sakrificë e vetëmohim
dashuri për të tjerët
dhuroi
nëse keni dëgjuar deri më tani
ta ketë peshuar dikush
gurin e vuajtjeve të tij shpirtërore
e pra
sa peshoi vuajtja
mbi supet e tij
mbi një çerekshekulli me diellin u mat
sytë nuk iu verbuan
nga klithmat e të tërbuarve
si klithma lakuriqesh në shpellat pa lum
në shpellat pa hënë
ku jargët e tyre
lakuriqet hanë
lavdi qiellit
çka (s) presim më shumë
nga kryeneçët e kësaj shoqërie të çakorduar
çmendurisht
kryeneçë gërdallë
sa je gjallë të shajnë
kur të vdesësh të qajnë
tetor, 2015
Mehmet BISLIMI