Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Lavirësia politike

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë që ai përfaqëson në lidhje me çështjet e Demarkacionit dhe Asociacionit. Sipas të njëjtit, edhe muri i dizajnuar në Veri, ka lidhje pikërisht me njërën nga këto çështje. Ndërkaq, Shala, bën përgjegjëse Qeverinë për mos-liberalizimin e vizave si dhe konfirmon se Nisma për Kosovën, nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë partie, sa i përket koalicioneve, në rast zgjedhjesh.

Nëse është e moralshme të pyesim si është e mundur që brenda 24 orëve, qëndrimet politike   të subjekteve tona në Kosovë të kalërojnë nga një ekstrem tek tjetër! Pa dyshim edhe qëndrim politik prej lavireje i “Nismës”, (nëse politika është lavire!), sikurse edhe qëndrim i shumicës së partive tjera politike në Kosovë të cilat ngrysen si parti skajshmërish kundërshtare dhe gdhijnë të përqafuara!…

Domosdoshmërish shtrohet pyetja; në mos paska qenë iniciativë për ta nisur një “Nismë” ky subjekt, për t’u ndarë nga PDK, me qëllim që më vonë të marrë po prapë këtë iniciativë, po me këtë emër: “Nismë” për t’u bashkuar- siç e tha përfaqësuesi i saj z. Shala se NISMA nuk ka vu vija të kuqe ndaj asnjë partie?!

Po sigurisht, këta janë ndarë e sharë deri në atë masë sa e kanë quajtur njëra-tjetrën edhe tradhtare! … si edhe shumë parti tjera të ndara e shara, shkapërderdhur e tredhur, me qëllim që pastaj të përqafohen rreth “flamurit të përbashkuar”!…

Pra, deri në këtë shkallë ka arritur horrllëku i partive politike në Kosovës, sa që anëtari i ndershëm nuk ka si ta pranojë këtë realitet. Ato, sot shahen deri në banalitet, nesër përqafohen me shumë lezet!

Tani aderuesi modest ik nga një subjekt, për ta gjetur veten më mirë në një subjekt tjetër, dhe kur këto dy subjekte (pasi janë sharë mirë e mirë), bashkohen, aderuesit modest nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të ikë nga të dyja!… Ju kujtohet rasti kur zotëri Rexhep Selimi iku nga AAK, pasi që ky subjekt politik atë kohë kishte bërë koalicion me LDK-ën. A thua do të ikë Rexha nga VV, nëse kjo e fundit do të bënte koalicion me LDK-ën?, në rastin VLANI, zotëriu në fjalë, nuk dha shenja të tilla, a ishte në pyetje edhe këtë herë lavirësia politike?!

Partitë politike në Kosovë, nuk kanë qëndrim parimor, as politik, as të moderuar, as kanë kriter, as status të mirëfilltë, as rregullore, as program, as përcaktim ideologjik, as qëndrimet moral, as atdhetar. Ato kanë kundërshti gati patologjike mes vete- pa shpjegueshëm, brenda 24 orëve flirtojnë mes vete, ofrohen, përqafohen, madje shprehin gatishmëri që së bashku të mbrojnë edhe interesat e atdheut, (Posi!).

Kjo nuk është asgjë më shumë se lavires-i e kuqe politike e subjekteve tona politike që veprojnë në Kosovë- pa dallim!, ju kujtohet të gjithëve loja e kuqësisë politike të LDK, PDK, AAK, AKR, VV etj. të gjitha këto subjekte politike që operojnë në Kosovë, kanë sharë njëra-tjetrën deri në prag të shtëpisë, dhe të gjitha mes vete kanë provuar edhe lojën e kurvërisë- e fundit provoj edhe VLANI me Bllokun!

11.03.2017

 

Mehmet Bislimi: Shpirti pro serb i z. Ramiz Kelmendi!

 Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Ramiz Kelmendi ka thënë se Çakorri asnjëherë nuk ishte i Kosovës. … “Çakorri dhe Zhlebi nuk kanë qenë kurrë të Kosovës me sa e mbaj mend unë. Është një kufi shpirtëror për të cilin ne kemi luftuar ta kemi në territorin tonë po nuk kemi arritur ta përfitojmë. Ndaj shqetësimin me banorët e mi për kufirin shpirtëror që mendojnë që është dhe këtë shqetësim e mbështeti me kundërshtim”, ka thënë Kelmendi në “Zona B”. E saktë zoti Kelmendi, lum si ne që të kemi!, po të mos ishe ti, tani në cilësinë e zëvendës Kryeministrit të Kosovës, ne populli i gjorë i Kosovës jo për të ditur asnjëherë se cilët i kemi kufij shpirtërorë e cilët ligjorë!…

Po të mos ishit ju, ne nuk do ta dinim asnjëherë çka do të thotë shpirt shitur, shpirt tregtari, shpirt profiteri, shpirt i huaj, shpirt ngushtë, shpirt kazmë, shpirt prishur, shpirt laviri, shpirt spiuni, shpirti grykës, shpirt yrnek që mohon edhe tokën e vet etj.

Më duhet të jam i sinqertë me qytetarin, në fakt gjatë historisë sonë të përgjakur popullit tonë kurrë nuk i kanë munguar xhevahir të tillë që kanë mohuar tokat tona, që kanë sugjeruar që ato t’ ju falën Serbëve, Malazezëve, Maqedonëve, Grekëve e kujt djallin jo! Për ju zoti Kelmendi kufirin me Malin e Zi do ta kishit shtrirë deri në Karagq të Pejës. Po z. Kelmendi, ti bënë tregti me Serbinë, Malin e Zi, futë në Kosovë mallra të skaduar e të kontaminuar, krejt kundërligjshëm e për shtatë palë qejfe ngase ti bënë ligjin, madje së fundi ti cakton edhe kufirin me shtetet fqinjë!…

Po pra, ti z. Kelmendi kalërove degë me degë, nga AAK tek PDK që të molën, tani tek LDK që të voli e të vuri maje karrige për të mohuar ti tani tokat tona! O zot, nëse ka kund, si të banë kjo tokë?! Nuk keni dëgjuar kund në botë- veç tek komunitetet primitive të xhunglës, të emërohet një matrapaz tregtar që shet e blenë mallra të skaduar e kontaminuar popullit të vet, madje edhe gjatë kohës së Millosheviqit, gjatë luftës e pas luftës- njëjtë, që të katapultohet në Zëvendës Kryeministër pa përfillur asnjë procedurë! Kjo ndodhë vetëm në Kosovën tonë të njëmijë e njëqind çudirave.

Zot na ruaj nga zv. Kryeministra të tillë se e falin Kosovën guri me guri për të ruajtur tregtinë me Serbi.

Nëse ti je shqiptarë- mos qofsha unë!

Qeveri e Kosovës të mbuloftë turpi i kufirit shpirtëror që ka vu zëvendësi yt, Kelmendi!

 

9.3.2017

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …