Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë as këtë!

Në ish Jugosllavinë e asaj kohe me gjashtë Republika e dy Krahina Autonome, të burgosurit politikë shqiptarë që nuk e kishin kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, shumicën e tyre i dërgonin, në shërbim. Jo në pak raste kanë ndodhur, kur të rinjtë ushtarë shqiptarë i dënonin përsëri nga Gjykata Ushtarake të ish Jugosllavisë, si grupe armiqësore! Kaq mjaftonte, dhe nuk e shihje diellin për vite me radhë, madje të dënuar nga Gjyqi Ushtarak i Serbisë e ish Jugosllavisë!

 Në vitet e nëntëdhjeta, në kazermat e JNA-së, ishin masakruar barbarisht, diku 112 djem të ri shqiptarë, të cilët ishin në shërbim ushtarake atje! Këta të rinj shqiptarë, i vrisnin, supozohet së ua merrnin edhe organet vitale, dhe i kthenin në arkivole në Kosovë me sqarimin se kishin bërë vetëvrasje dhe nuk i linin familjarët e tyre të hapnin arkivolet!…

 Fatkeqësisht, atë botë, nga mjekësia jonë në Kosovë, nuk u bë asnjë obduksioni i këtyre trupave të pa jetë (që po ktheheshin në arkivol nga kazermat ushtarake të ish Jugosllavisë), qoftë për të konstatuar shkaqet e vdekjes së tyre, qoftë për të konstatuar nëse atyre iu janë hequr organet vitale, para apo pas vrasjes së tyre, kjo mbeti edhe sot e asaj dite enigma më e zymtë e gjithë asaj kasaphane që ish Komanda e Ushtrisë së Jugosllavisë së atëhershme kishte zbatuar mbi trupat e të rinjve ushtarë shqiptarë në mënyrën më makabre!

 

 *Këtu janë emrat e 112 ushtarëve shqiptarë të vrarë e masakruar nëpër Kazermat ushtarake Serbo-jugosllave si dëshmia më makabre e asaj kohe, këta djem të rinj janë:

 Naser Shaqir Gashi, Kopiliq- Skenderaj.

Asllan Ukë Gashi, Suharekë.

Agron Haxhi Ferizi.

Abedin Sahit Krasniqi, Fushë Kosovë.

Agim Salihu Gllarevë.

Besim Xhemë Bajraktari, Junik.

Fadil Selim Berdynaj, Radavc Pejës.

Jetullah Haxhi Desku, Siçevë Klinë.

Nazmi Abdullah Muja, Gradicë.

Raif Adem Isufi, Kotorr Skënderaj.

Shaban Sadik, Prush Gjakovë.

Osman Hajdar Ismajli, Gërbavc Medvegjë.

Sefer Mustafë Ramadani, Osek Hilë Gjakovë.

Yzeir Rrustem Sadiku, Rahovicë e Preshevës.

Haki Rexhep Shatri, Tomoc Burim.

Hamit Jahë Haxhiu, Batushë e Gjakovës.

Ejup Fejzë Sahiti, Papaz Ferizaj.

Rasim Ramadan Zeka, Metërgofc Podujevë.

Xhavit Alush Berisha, Prugovc Prishtinë.

Sami Daut Shabani, Zaskok Ferizaj.

Ismet Muharrem Bojku, Gjakovë.

Sami Ali Gashi, Prishtinë.

Ali Nazif Sahiti, Komogllavë Ferizaj.

Sefer Bislim Çukoci, Ferizaj. Fahrush Emrush Emini, Zhiti-Viti. Bedri Nimon Bajgora, Vushtrri. Halil Halim Binaku, Gllobar Gllogovc. Tahir Azem Gashi, Vërbovc Drenas. Tafil Zahir Hyseni, Lumbardhë Podujevë. Afrim Bahtir Hyseni, Lumbardh Podujevë. Shefqet Avdyl Prekazi, Prekaz. Ibrahim Isuf Kastrati, Turjakë Rahovec. Miftar Sylë Tali, Babaj i Bokës. Adem Binak Osmanaj, Turbuhovc Burim. Abedin Selman Bala, Korreticë Drenas. Afrim Muhameti. Ali Sinan Rrustemi, Reznik Vushtrri. Besim Hashim Fazliu, Prishtinë. Enver Salih Maksutaj, Orrobërd Burim. Fadil Xhafer Gashi, Dobërdol Podujevë. Florim Adem Kasumi, Tuxhec Kamenicë. Gëzim Sefer Hasani, Strofc Vushtrri. Haki Dinë Morina, Gllarevë Klinë. Inajet Fuad Istrefi, Veleshtë Strugë. Izet Sadri Bushi, Pustenik Kaçanik. Lulzim Faik Rexhepi, Zabel i Epërm, Drenas. Mustafë Arif Pantina, Gllarevë Klinë. Muhamet Raif Biçkaj, Kamenicë. Muharrem Mehmet Rrobeli, Kamenicë. Mumin Hafiz Shkodra, Sadovinë të Çerkezëve Viti. Neshat Xhafer Gashi, Orrobërd Burim. Xhevdet Hajredin Aruçi, Rrezallë Skënderaj. Qerim Abdurrahman Aliu, Kumanovë. Qamil Ramadan Thaçi, Demjan Has. Rexhep Zijadin Ahmeti, Dobratin Podujevë. Samedin Fazli Krasniqi, Terpezë Gllogovc. Selman Shpend Metaj, Shushicë Istog. Vahedin Xhimshit Hajrizi, Kuklibeg Dragash. Naim Ramadan Ajgeri, Prizren. Halil Habib Hajrullahu, Banullë Lypjan. Hasan Telat Sezairi, Gostivari. Latif Mehmet Zeqiraj, Istogu. Sami Shani Krasniqi, Buqe Sharr, Mustafë Ramadan Hoxhaj, Bellanicë Suharekë. Enver Selman Elezi, Shkup. Murat Muharrem Isufi, Haraçinë Shkup. Agron Haxhi Ferizaj, Kodrali Deçan. Beqir Sahiti, Stubëll Viti. Mujë Rexhë Muçaj. Rexhep Shaban Blakaj, Pejë. Enver Hasi, Poroj Tetovë. Erdogan Alajdin Morina, Prizreni. Mustafë Mumin Ramadani, Bozofc Tetovë. Aziz Sadik Kelmendi, Karaçicë Lypjan, me banim ne Prizren (emri I Aziz Kelmendit lidhet me inskenimin e “Masakres se Praqinit”). Qani Muharrem Shabani, Rahovec. Ramush Shala, Rufc Lypjan. Abedin Buleshkaj, Istog. Afrim Muhamet Lushtaku, Prekaz. Isuf Krasniqi, Gllobar Drenas. Halim Shaqir Litaj, Klinë. Fatmir Adem Tafaj, Grejkoc Suharekë. Nuhi Tafaj, Grejkoc Suharekë. Zenun Lushaj, Gjonaj Has Prizren. Raif J.Miftari, Medvegjë. Fatmir Nezir Krasniqi, Prishtinë. Rexhep Zijadin Ahmeti, Tërpezë Gllogoc. Skënder D. Kryeziu, Capar Prizren. Selman Shpend Metaj, Shushice Istog. Ejup S Bedrolli, Çallapek Lypjan. Burim Sherif Behrami, Mitrovicë. Ejup E Gashi, Bardhi i Madh, Fushë Kosovë. Vesel D Duraku, Demjan Gakovë. Rasim R Istrefi, Kovaçicë Mitrovicë. Xhevdet Z Musliukaj, Mitrovicë. Afrim Zylfiu, Kumanovë. Elez Halipi, Vrapçishtë Gostivar. Fadil Salihu, Livoç i Poshtëm Gjilan. Halim Gashi, Akllap Lypjan. Ilaz Fazliu, Polaticë e Tetovës. Ilmi Popaj, Bellacërkë Rahovec. Mirsad Cekiqi, Pejë. Muharrem Muharremi, Fshati i Vjetër Ferizajt. Nexhmedin Osmani. Numan Rexhepi, Tetovë. Shaip Behrami, Pakashticë. Sherif Kashtanjeva, Nerodime Ferizaj. Shukri Kelani, Prishtinë. Xhevdet Pomak, Brod i Sharrit. Xhiman Alia, Skrobishtë Prizren. Abedin Sabit Krasniqi, Bardh i Vogël Fushë Kosovë. Gëzim Sefer Hasani, Strofci Vushtrri. Sefer Bislim Çukoci, Cërnillë Ferizaj…

 

 Përgjatë gjithë këtyre viteve, as sot, për këto 112 jetë të të rinjve shqiptarë, që po bënin shërbimin ushtarak në Kazermat Ushtarake të ish Jugosllavisë, të cilët i mbytën dhe i masakruan aq barbarisht, nuk u mor në pyetje askush nga ish krerët e lartë të eprorëve të ish Ushtrisë Jugosllave e ashtuquajtura JNA!

 Janë 112 jetë të djemve shqiptarë të këputura dhunshëm në mes!

 Janë 112 vrasje të rënda, ndër më të rëndat që kanë ndodhur atë kohë!

 Janë 112 krime publike kundër qytetarëve tanë- veshur me uniformë ushtarake!

 Janë 112 të rinj ushtarë shqiptarë, që shtetit serbo- jugosllav i kishte vrarë hapur, në mënyrë të organizuar zingjirore, me urdhëra të Komandës Ushtarake dhe UDB-së Serbe!

 Deri me sot, nuk kemi as edhe një denoncim kundër atij shërbimi, as në Gjykatën Ushtarake të Beogradit dhe ish Federatës Jugosllave, as në Gjykatat tona, as një kërkesë nga Institucionet tona si: nga Kuvendi i Kosovës, nga Gjykata e lartë, nga ajo Kushtetuese, nga Presidenca, nga Kryeministria, nga Ministria e Mbrojtjes, madje as sot nga Avokati i Popullit e as nga KMDLNJ e kështu me radhë!

 Për më keq, asnjë kërkesë drejtuar Bashkësisë Evropiane, Këshillit të Evropës apo Gjykatës së Strasburgut e kështu me radhë!

 Kush më thotë; si shpjegohet kjo anemi kombëtare, 112 të rinj shqiptarë, vrarë e masakruar aq barbarisht në kazermat ushtarake të ish Jugosllavisë, dhe e gjithë kjo heshtje për kaq vite, sikur mos të kishte ndodhur asgjë!…

 

 

23-10-2023

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …