Në mbështetje të aktivitetit të Radios-Kosova e Lirë, në 40-vjetorin e revoltave e protestave të vitit 1981, po prezantoj listën e të burgosurve poltikë shqiptarë në burgun famëkeq, Zabella, të qytetit të Pozharevcit, në Serbi.
Po, me sa më kujtohet diku në janar të vitit 1982, na transferuan në Kazamatet e “Zabelës” së Pozharevcit- Serbi, atje kam vuajtur pjesën tjetër të dënimit. Atje ishim shumë shqiptarë, djem të shkëlqyer, të denjë dhe të patrembur, të dënuar për veprimtari politike. Ishte fat që ai brez para pushtuesit serbo-jugosllav, po prezantonte një epokë të një gjenerate të re e cila me stoicizëm e krenari po bënte historinë më të re të atdheut, ata ishin heronj të gjallë, dhe të tillë mbetën; dalzotës të atdheut, këta ishin: Halil Alidema, Nezir Myrtaj, Afrim Zhitia, Fadil Vataj, Ismail Haradinaj, Sami Kurteshi, Ali Lajçi, Bardhyl Mahmuti, Halil Selimi, Murat Musliu, Januz Januzi, Kadri Kryeziu, Sadik Zabeli Sabit Veseli, Taip Zeka, Hasan, Shaban e Fetah Shemsiu, Nazmi Hoxha, Mehmet Bislimi, Selim Luli, Bajram Gashi, Beqir Beqa, Ibrahim Xhemajli, Emin Kelmendi, Milaim Jashari, Muhamet Haklaj, Murat Bytyçi, Bahtir Ahmeti, Bedri Bahtijari, Ymer e Bejadin Hasani, Reshat Avdiu, Abdyrrahim Limani, Burhan Hasani, Afrim Hoti, Sejdi Leku, Sherif Krasniqi, Pajazit Krasniqi, Bajrush Xhemaili, Ramadan Avdiu, Adem Grabovci, Ibrahim Krasniqi, Hamëz Kryeziu, Sadik Sutaj, Naim Shala, Fehmi Berisha, Sokol Metaj, Kadri Luzha, Alajdin Rrahmani, Xhevat Ademi, Agim Kasami, Nuhi Muhadri, Skender Ibishi, Avdi Krasniqi, Sami Qorolli, Bajram Qorolli, Shefqet Hashani, Jakup Shyti, Skënder Haxhi Ferizaj, Ismail Syla, Tahir Turkaj, Rrahman Krasniqi, Rifat Kafexholli, Ibrahim Kastrati nga Turjaka- Rahovec të cilin edhe e mbysin me varje në burgun e Zabelës- Pozharev me 30 maj 1987. Këta djem të paepur (një pjesë e madhe e të cilëve nuk janë më në mesin ton), përkulje deri në tokë para qëndrimit dhe madhështisë së tyre, të cilët mbi supet e njoma po bartnin dënime drakonike, që nga 3, 4, 5 e deri në 15 vite burg të rëndë, dënuar nga pushtuesi Serb!
Pavarësisht korrektësisë në shënime nuk përjashtoj mundësinë e ndonjë lëshimi të paqëllimshëm.
( Të gjithë ata që zbulojnë se nuk është afishuar emri i tyre apo i ndonjë pjesëtari të grupit ku kanë vepruar dhe konsiderojnë se duhet të jetë në këtë listë, mund të na shkruajnë në adresën [email protected], në mënyrë që të përditësohet e të plotësohet ky shkrim).
Ky shkrim, ndërkohë do të përditësohet dhe do të plotësohet. RKL
Përditësim, më 14. 4. 2021
Një plotësim në listën e të burgosurve politikë në burgun Zabella të Pozharevcit gjatë viteve 1981-1987.
Në publikimin emrave dhe mbiemrave të të burgosurve politikë shqiptarë në burgun famëkeq Zabella të Pozhavervcit, të veprimtarit e të burgosurit politik, Mehmet Bislimi, në Redaksinë e Radios-Kosova e Lirë ka arritur edhe një plotësim, të cilin e ka dërguar, Ilir Skënder Ferizaj, i biri i të burgosurit politik, Skënder Haxhi Ferizaj (12.8.1956 – 13.4.1999).
Me këtë rast, Iliri ka bërë të ditur se babai i tij ka mbajtur burgun në burgjet e Idrizovës, të Beogradit, Nishit, Kralevës dhe në fund edhe në burgun e Pozharevcit.
Plotësimi ndodhet i përditësuar në shkrimin e Mehmet Bislimit: Të burgosurit politikë në burgun famëkeq, Zabella të Pozharevcit, nga viti 1981 deri në vitin 1987.
Biografia e dëshmorit të kombit, Skënder Haxhi Ferizaj është botuar në vëllimin “Feniksët e lirisë”.
Jemi kurdoherë në shërbim, ndërsa presim edhe plotësime të tjera, që janë të natyrës së punës dhe korrektësisë.
Përditësimi i dytë, më 14. 4. 2021
Lista e të burgosurve politikë në Burgun famëkeq të Pozharevcit, në Serbi, gjatë viteve 80-të, është përditësuar edhe me këta emra të të burgosurve politikë, të cilët i ka dërguar, ish i burgosuri, Murat Musliu, ku përveç tij janë evidentuar edhe Januz Januzi, Kadri Kryeziu dhe Sadik Zabeli.