Nurije Hoxha

Mehmet Bislimi: Ti ike nëna shamibardhë!

Para pak dite, nënë Nurije Hoxha, nëna Nia, nëna me zemër të madhe e me shami të bardhë, nëna e Edmond dhe Xhavit Hoxhës na e dha lamtumirën.

Nënë Nurija, si edhe shumë nëna tona që kanë vuajtur aq shumë por që nuk janë dorëzuar asnjëherë, as atëherë kur edhe gurit do t’i pëlciste zemra!

Nëna Nie kishte lindur e rritur dy djem luaj e shtatë vajza si zana mali të cilët së bashku me babë Hysniun i ngritën e shkolluan, duke i mësuar që rrugëve të jetë të ecin vet.

Në një kohë kur dikush duhej ta thoshte, ta mbronte dhe ta kërkonte të vërtetën e madhe për këtë tokë, të kërkonte lirinë e bashkim kombëtarë, në rend të parë ishin këta; bijtë e nënave tona zemër e shamibardha, ishin bijtë më të devotshëm që atdheut i dhanë rininë, gjymtyrët dhe shpirtin e tyre fisnik! Në vitin 1981, Xhavit Hoxha me shokë si: Ismail Haradinaj, Hasan Ukëhaxha, Jashar Salihu, Drita Shkurta Kuqi- Kastrati, Dinë Ahmeti, Avdulla Hasan Meta, Muhamet Haklaj e shumë të tjerë anë e kënd Kosovës, iu përgjigjen zërit të atdheut flakë për flakë. Nënat tona, si edhe nënë Nia, vuan peshën e gurin të Kosovës mbi zemrën e tyre të madhe për të fshehur thellë vuajtjet e shpirtit dhe plagët e zemrës për më të dashurit e tyre që po ia falnin Kosovës. Ato, nuk u dhanë kurrë, nuk u qanë kurrë, nuk u mposhtën kurrë, nuk u zmbrapsen kurrë, lotin në faqet e tyre nuk e pamë kurrë. Me net e ditë në pritje të shkëndijave të para që do të ndizen në agun e parë për liri të atdheut… e kush më i pari se biri i nënës Nie, i nënës shamibardhë, flamurtari i Ushtrisë çlirimtare të Kosovë, biri i nënës së madhe, Edmond Hoxha me shokët Zahirin, Hakifin e mijëra të tjerë, bijtë e nënave tona zemërmëdha e shamibardha që lotin nuk ua pamë në sy!

Nëna Nie, u mbajt e fortë edhe atëherë kur Edmondin ia fali Kosovës, si gjithmonë e qetë e bujare, me dorën e saj të butë, shtrirë mbi gjoksin e Kosovës, po miklonte plagët e tokës, po kujtonte lojën e birit të saj, lojën e fëmijërisë e fshehur po fshinte lotët me cepin e shamisë!

Ne u takuam, dhe dinjitetshëm u përkulem para juve. Qëndrimi juaj na bëri më krenar, me të fuqishëm dhe më të vendosur, Ky qëndrim i pa tundur i nënave, baballarëve, motrave, nuseve… bëri që lufta jonë çlirimtare të triumfo mbi pushtuesin gjakatarë, bëri që Edmondi me shokë të jenë flamurtar të lirës sonë!

Nënë Nije, t’i nuk u dorëzove as atëherë kur Gjeneral Edmondi doli ta priste të vëllain Xhavitin shtrirë në arkivol, doli ta priste se po i vinte fluturim nga qielli, se e kishte marrë malli për trojet e veta! Shpirti i Edit, i qëndroi gatitur të vëllait në kullën e Junikut të lashtë, të prerë e djegur deri në asht: “Mirë se erdhe vëlla, ka shumë kohë që s’te kam pa, po të pret nëna Nie, me shami të bardhë në kokë, po të pret në këmbe, po të pret pa derdhur lot, sa rëndë na goditi ky mort!”… bjeshkët ulëritën, zemrat sa nuk na pëlcitën, dy bijtë e nën lokes në gjirin e tokës, janë prehur të qetë në përqafim të lirisë, bijtë e Junikut, bijtë e Shqipnisë!…

Prehu e qetë nëna jonë e madhe, nëna shami e zemërbardhe, nënë që atdheut gjithçka i ke falë!

Lamtumirë e urta nëna Nie, nëna shamibardhë!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …