Prishtina

Mehmet Musa: 1 Shtatori, dita e parë e shkollës në çfarë gjendje po e gjen Kosovën?

Të gjithë nxënësit  i gëzohen kësaj date, sepse fillon një vit i ri shkollor. Me ta gezohen dhe prindërit sepse fëmijët e tyre, dikush per herën e parë ulet në bangat e shkollës, dikush del në vitin vijues, e dikush mësyen sallat e fakulteteve për ligjerata.

Po Kosova jonë hallemadhe si e pret këtë 1 shtator?

Për gjendjen tonë fajtor numër një jemi vetë, sepse populli ynë gjatë të gjitha kohërave nën pushtues të huaj i është  lutur Zotit: Hej i madhi zot edhe dreqi le të vijë në pushtet, vetëm të na hiqet qafe ky regjim edhe më i zi se nata…

Po i përmendim vetëm regjimet e shekullit që shkoi:

Serbia e Parë, e Dytë e Tretë, me të  njëjtat lutje;  Hej Zot hiqe këtë regjim të Benito Musolinit, e le te vije dhe dreqi:. Pastaj  erdhi Tito-Kardeli-Rankoviqi.  Sërish luteshim hej Zot hiqe këtë regjim pa le të vijë edhe dreqi. Pastaj erdhi Sllobodan Millosheviqi. Sërish e njëjta lutej, hej more zot hiqe këtë regjim, pa edhe vetë  dreqi le të vije. Më në fund na erdhi rdhi regjimi i shokut te idealit dhe i partisë së  Bozhoviqit dhe Dushan Ristiqit, shoku Isa Mustafa. Ndërsa unë nga dita e sotit  po e lutem Zotit,  hej Zot i Madh hiqe këtë regjim të skuadristeve te zi, dhe le të të vijne profetët e dashur të popullit tonë: Fan Noli, Luigj Gurakuqi e Bajram Curri.

Pastaj le të këndojmë:

Shumë regjimet Kosovë në ty jan ndërru,

Me e rjepë popullin  e me e vorfnu,

me e djegë vendin e me e sakatu,

hynte njani e dalke tjetri,

shumë ma i zi i riu se i vjetri,

Po Kosova jonë  shamizezë

si po e pret këtë 1 shtator?

Po e pret me thikë në zemër ashtu si sikur e priti në korrik te vitit 1945 kur delegatët e popullit i zhvlerësuan vendimet e Konferencës së Bujanit dhe së bashku me Pavle Joviqeviqin Kosovën e futen ne gjirin e Serbisë federale.

Po e pret me thikë në zemër, ashtu sikur e priti më 28 mars të vitit 1989, kur delegatët e popullit të qeverisur nga Hysen Kajdomqaj e Isa Mustafa i hoqen Kosovës edhe atë grimë autonomi , që e kishte fituar me mund gjak e sakrifica per t’i kënaqur orekset serbe. Dhe prapë,  po i njëjti Isa Mustafe me deputetët e popullit së bashku me një grup djemsh te Rankoviqit, Milan Gjuriqit, Stefanoviqit e të Trajkoviqit më 1 shtator do të bëjnë përpjekje  që Kosoven e mjerë ta qethin e nënqethin,  per t’ i përmbushur orekset e  bijve te Mark Milanit e Krajl Nikollës.

Ky argat i shkive,  me  Gjykatën kushtetuese të Kosovës  i dhuroi bakshish Manastirit të Decanit, Pishat e Pushimoret e femijëve të popullatës së Deçanit. Tani është përgatitur  që Cërnagoren ta zgjerojë edhe më tej, thua se pak ka plaçkitur toka tona, që nga Plava e Gusia Hoti e Gruda Ana e malit Tuzi e Ulqini. Po athue çka duhet t’i fale kjo qeveri e horave  Serbisë, si shperblim për të “mirat ” qe na i bëri deri në luften e fundit, të cilën  e fitoi UÇK-ja sokoleshë.

Euroamerika dhe politika e saj nuk i njeh apetitet e qeverive ditore, por njeh vendosmërine e popujve drejt shtigjeve të lirisë e sovranitetit, që popujt janë të vendosur me çdo çmim t’ i fitojnë.

Ata njohen vendimet e Bujanit me 31 dhjetore 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Por kur vet delegatet e Kosovës të prirë nga Fadil Hoxha e Pavle Joviqeviqi u mblodhen nga 4 e deri me 7 Korrik 1945 ne Prizren dhe Kosovën e futen në gjirin e Serbisë federale dhe i asgjesuan forcat e Shaban Polluzhes, ata e njohën edhe atë realitet, edhe pse të përgjakur.

Euroamerika e njohu Bosnjën dhe Hercegovinën, por kur shkiet e vendosen me luftë ta fitojnë Republiken Serbe, Euroamerika e njohu Serbska republikën.

Euroamerika e njohu sovranitetin e shkive mbi Kosoven, me kushtetutë,  për mbi 5 dekada, por kur lindi e famshmja UCK, në fillim Euroamerika e quati terroriste, por me vonë duke e parë vendosmërinë e UCK-së e ndihmoi dhe bashkarisht u çliruan prej Serbisë.

Ne nuk u ftuam në Dejton, edhe pse kishim të drejtë më shumë se shtetet sllave të jugut, por na ftuan në Rambuje, për të nënshkruar atë çfarë nënshkruam dhe Zoti varrin tyrbe ja “befte”Milutinoviqit qe nuk e nënshkroi se prap sot ishim aty ……

Na thonë se Asociacioni i shkive është në perputhje me kushtetutën e Kosovës, po Asociacioni i Luginës së Presheves ku është  more të  pa sedër e të pa fytyrë?

Së shpejti ky asociacion do te shkrihet si Rebublika serpska dhe Euroamerika do ta njohë ashtu sikur  e njohu Kosovën, që ishte në perputhje me Kushtetutën e Serbise  dhe ashtu sikur  e njohu republiken srpska qe ishte me kushtetuten e Bosnje e Hercegovinës.

Sidoqoftë, o popull i mjerë ngarkoje edhe këtë barrë të rëndë mbi supe të shkaktuar nga pjella bastarde e trupit tënd!

Pra urime 1 shtatorin nxënës!

Ti rini e Kosovës,  rini e maliherit, lidhi këpucët, pale….

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …