leoni

Mehmet Musa

Mehmet Musa: 17 janari i përjetësimit të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës

Siç dihet, pas protestave e demonstratave  të 11 e 26 marsit 1 ,2,e 3 prillit të vitit 1981,ish Jugosllavia kishte hyre ne rrugën pa kthim te shperberjes se saj. ate te semure kanceroze tashti nuk  mund t’a shpetonin më as edhe kimioterapite e te dy superfuqive.

Partia e Tito-Kardel-Rankoviçit  i kishte  te lyera deri ne berryla duartë, me gjakun e mijera e  mijera djemeve e vajzave  te Atdheut, ne masakrën qe u be ne shkurt te vitit 1945 kunder brigadave shqiptare qe kundershtuan shkuarjen ne luften e Sremit.Deshmi per kete eshte libri  i Fadil Hoxhes ne faqen 252 te te cilit shkruhet:  ”.vrame Shabanin e ja vrame te birin”(Shaban Polluzhen dhe te birin).

Kjo parti famekeqe, ne sherbim te klikave  qe e drejtonin,duke qene plotesisht nen kontrollin e UDB-se u vu ne pararoje te luftes se hapur kunder forcave shume e shume here me te vogela nacionaliste irredentiste shqiptare.

Ne sherbim te saje ishin vene edhe te gjithe bashkepunetoret qe. mjerisht, ishin pjelle e keqe   e popullit tone, apo  burra te grave serbe.

Mbledhjet e Partise qe filluan te mbahen kudo,sipas porosive te UDB-se kishin per qellim identifikimin e kundershtareve politike. Te  tille konsideroheshin te gjithe ata qe luftonin dhe kundershtonin LKJ edhe pse mund te ishin te paangazhuar ne partite politike, por ishin  ushtare te Atdheut te lare sa e sa here me gjak shqiptari.

Masat e rrepta dhe detyrat qe dilnin nga konkluzionet e Dushan Ristiqit filluan te zbatohen me cdo cmim. Radio, televizioni,gazetat ditore e ato periodike villnin vrer kunder nacionalizmit e irredentizmit shqiptar .Disa gazetare edhe pa komente te shkruara benin gare se kush me shum po i hynte ne qef Serbise fashiste, duke vjellur vrer kunder vellezerve te tyre.

Gjykatat, ne cdo cep te Kosoves, denonin te rinjte e te rejat me burgim deri ne 20 vjet. Keshtu psh u denua me 20 vjet burg Rifat Kafegjolli etj.

Per te realizuar qellimet e tyre satanike kunder shqiptareve qe i quanin “armiq”, drejtuesit e shtetit serb rekrutuan e vune ne pune faren  e zeze tonen. Prokurori ishte shqiptar, puntori i sigurimit ishte shqiptar ,gjyqtari ishte shqiptar,gardiani i burgut ishte shqiptar.Rreth 99% e personelit te burgjeve ishin shqiptare.

Torturat ndaj pjeses, me perparimtare e nacionaliste  shqiptare gjate vitit 1981 ishin nder me cnjerzoret ne bote. As  torturat ne Çilin  e Pinocetit,  nuk mund te krahasoheshin  me torturat ndaj te burgosurve te ceshtjes shqiptare.Ajo kohe mund te krahasohet vetem me periudhen mesjetare te inkuizicionit.

Ne Prishtine shquheshin per egersi gjygjtaret serb Mentor Coku e Ymer Osaj, ndersa ne gjykaten  e Pejes dallohej gjyqtari,  Uke Muçaj.

 Çdo komune e Atdheut tone kishte repartin e organizuar te puntoreve te sigurimit nga shqiptaret,te cilet sipas urdherave te marre benin punen e zeze kunder bashkekombasve te tyre, ndersa “maltuset” e Beogradit ferkonin duarte se po “i nxirrnin geshtenjat” nga zjarri me duarte e tradhetareve shqiptare.

Nje tjeter gjykate e “shquar”per aktivitetin e saj famekeq,ishte edhe ajo e  Vranjes me gjygjtarin serb Ekrem Islamin, vellai i Hivzi Islamit. Ai deklaroi “fajtor” dhe e denoi me 6 vjet burg studentin e ardhur nga Bukureshti  Qenan Mehmeti, nga fshati Zhunice i Presheves,qe ishte krejtesisht i pafajshem per kryerjen e ndonje vepre penale.

Nese sot dikush merr  guximin moral qe t’ua fale “mekatet” ketyre krimineleve shqiptare qe punonin me aq zelle te madh per padronet e Beogradit  do te jete njeri i perbuzur nga te gjithe ata qe jane dhe e quajne veten shqiptare. Atdheu yne nuk do ua fale kurre torturat cnjerezore qe keta kriminele kane bere ndaj motrave tona:

Shkurte Kuqi, Qefsere Malaj, Hafide Topalli, Ajshe Gjonbalaj, Shyhrete Malaj, Have Shala, Nazife Xhemaili, Mervete Dreshaj e shume te tjera qe nuk po i permend .

Intelegjenca shqiptare u kosit. Burgjet u mbushen plot e perplot me ta Ukshin Hoti, Halil Alidema e Ismail Haradini u burgosen e u torturuan,vetem pse ishin shqiptare e bij shqiptari. Ku je sot  o Sinan Zhegra e Xheladin Beqiri? Po ti Istref Sadiku e Bedrush Shala ku jeni?

Mbi lotet, e vuajtjet e nenave tona per bijte e tyre ne qeli, mbi ankthin e tmerrin e femijeve te vegjel per prindet e tyre nen pranga e zinxhire, levizja revolucionare Shqiptare ne trojet e gjysmes se Shqiperise  rritej e riorganizohej,sepse ne balle te saje tanime ishin ideologet e intelektualet me fame  Jusuf Gervalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gervalla. Keta tre djem te Kastriotit siç thote populli , kishin nxjerre shpaten  dhe ishin hedhur ne sulm kunder   Jugosllavise gjakatare me fjale, me shkrime edhe me vepra.Keta sokola mali u bene udherrefyes dhe ideatore kryesore te nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar ne lufte per clirim dhe ribashkimin e trojeve tona ne nje Shqiperi te shqiptareve.

Ata i vune detyre vetes te sensibilizonin opinionin perparimtar boteror per luften e drejte  nder shekuj te popullit tone,ndersa per te rritur ndergjegjen dhe vetedijen kombetare te masave te gjera popullore ata filluan botimin e gazetave si” Liria” e “Zeri i Kosoves” ku permes shkrimeve e publikimeve shkencore shtjellohej dhe drejtohej lufta e popullit tone liridashes.Aktiviteti   atdhetar i gazetave “Zeri i Kosoves” dhe “Liria “nuk lane vater shqiptari pa i trokitur  te dera.

Duke e  pare si  rrezik per veten e tyre aktivitetin e  ketyre tre bijve  te atdheut,Franjo Herleviqi ,shef i sigurimit serb me aleatet e tij te te gjithe Jugosllavise, organizoi  punen per vrasjen e tyre me cdo kusht.Sonte ka po i shkruaj keta rreshta me 17 janar 2019 ne kete ore ,tre djemt e shqipes ishin ende ne jete, ne kembe, ne aksion,duke analizuar gjendjen ne atdheun tone ,shkurt e shqip ishin ne balle te keti populli dhe te kembet e ketij populli.Edhe kriminelet ishin ne prita,gjasht muaj me pare ,diten e naten,djemt e shqiptarise ishin te vetedishem,por as prita e tradhtise,e as plumbi i Serbise nuk i frikesonte ne rrugen e shejte te lirise.

Prita dhe pusia ne fshatin Untergrupenbach te Gjermanise ishte zene 6 muaj para kryerjes se krimit,me  qellim qe te kryhej vrasja e te mos arrestoheshin ekzekutoret e saj.

Ne keto rrethana, te dielen vone,sonte para 37 viteve ,me 17 janar 1982 u vrane ,ne krye te detyres,ne sherbim te gjysmes se Shqiperise se roberuar keta tre heronj ,tre trima,stratege e udherefyes te luftes çlirimtare te popullit tone. Ata  rane por nuk vdiqen kurre sepse jetojne e do te jetojne perjete ne mendjen e ne zemerat e te gjithe shqiptareve.

Kete vrasje makabre te planifikuar e te ekzekutuar  nga strukturat kriminale te shtetit serb,agjensia e lajmeve,zedhenesja e krimit dhe e krimineleve serb “Tanjug”e njoftoi  diten e hene,me 18 janar si nje vrasje ndermjet emigranteve shqiptare per “larje hesapesh” ndermjet tyre.Kete lajm e perhapen edhe “komitetlinjte” e Kosoves, ndersa te marten, me 19 janar 1982 shteti shqiptar njoftoi lajmin se Kosoves po i vriten bijte e saje nga serbomdhenjte.

Ndersa shoket e tyre te idealit ,ne Isniq shkruan;

Gjaku juaj ne toke ka ra

do bjen shi e s`ka me u la

do bjen bore e s`ka me u ngri

do fryen ere e s`ka me u fshi

sepse mbetet ne histori

per atdhe per shqiptari!!!Dhe pikerishte pas 28 diteve,te dielen me 14 shkurt 1982 pas ndeshjes basketbolistike ne mes universitetit te Prishtines dhe Cibones te Lubjanes,para konviktit nr.1 ,Zela e malit me shoket e celules,shpalli publikisht heronje te popullit ne mesin e turmes se studenteve,qe demonstronin kunder vrasjes tinzare ne Gjermani,pra degjohej ne kupe te qiellit brohorima Jusuf Gervalla hero i popullit, Kadri Zeka hero i popullit, Bardhosh Gervalla hero i popullit,refren qe u perserit gjere ne clirimin edhe te nje pjese te Shqiperise natyrale.

Kriminelet e Beogradit, i  vrane fizikisht Jusufin ,Kadriun e Bardhoshin por nuk mund te vrisnin dot kurre idealin e tyre i cili u be burim frymezimi per te gjithe shqiptaret,qe krijuan Ushtrine Clirimtare te Kosoves nen udheheqjen e Adem Jasharit, Sali Cekut, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhes Luan Haradinajt, Hakif Zejnullahut te ciles iu bashkuan   qindra e mijera djem e vasha te atdheut tone te stervuajtur.

Pra, muaji janar eshte  nje muaj  i zi per shqiptaret .Ne kete muaj  ,nga armiqte e barbaret serb  u vrane dhe u masakruan shume femije, djem e burra te Atdheut tone te roberuar.  Masakra e Recakut, e Rugoves se Hasit  e shume vrasje te tjera, ne janar te vitit 1999 ,jane kulmi i krimeve qe jane bere gjate nje shekulli mbi popullin tone legjendar.

Edhe  sot,  nata e zeze e 17 janarit te vitit 1982 eshte e do te jete akoma e fresket ne mendjen dhe shpirtin e cdo shqiptari e shqiptareje .

Lavdi per jete e mot jetes dhe vepres se heronjeve te popullit tone te lavdishem Jusuf Gervalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gervalla!

Lavdi te gjithe deshmoreve te Atdheut!

Rrofte Shqiperia Natyrale!

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …