Emër i dashur, emër i shtrenjtë
Në tokën ilire u linde në Tetor
Vepra jote, vepër e shenjtë
E rruga jote e bardhë dëborë
Rreze drite mbi atdhe kurorë.
Hajt andej nga keni ardhë u tha!
O, kriminelë, o barbarë
Xhelat krajli e okupator
Agjentë të imperializmit botëror.
Netëve të pagjumta në shi e dëbor
Ushtrinë shqiptare udhëhoqi me nderë
Komandant i maleve tona.
Vendin kund si’a la barbarit
Deri sa atdheut i solli lirinë
E çoj në vend amanetin e të parit
Shqiponjë e maleve shqiptare në ballë Partinë
Kosovarët, në Atdhe dhe nëpër botë
Ulën kokën me lot përqafe duke thënë
Rrofsh sa malet tona o vepra
E trimit më të madh Shqiptar gjer më sot
Munchen, Prill, 1985