Jemi në prag të zgjedhjeve politike europiane por përveç kēsaj Europa është para një momenti kyç të historisë së sajë. Si bashkësi politike e formuar gati menjëherë pas një lufte shfarosëse, ishte akti më i mirë e më i mençur qe kjo pjesë e botës e kishte bërë në shekujt e fundit. E formuar për shkak të interesave të saja ekonomike, ajo u tregua edhe mbrojtese shumë e mirë edhe e interesave nacionale, që fundi i fundit edhe e determinojnë këtë kontinent , e cila sëmundje e ka sjellë Europën, shpesh herë në luftëra të përgjakshme. E formuar pas një lufte që njerezimit i kushtoi viktima më të mëdha qe ai ndonjëherë kishte përjetuar, normal që rregullat e saja të para do të ishin shumë me të lehta, të brishta dhe jo obligative, kjo për shkak të mosbesimit, por edhe urrejtjes që egzistonte.Me kohën ato detyrime u bënë një çikë më konsistente, por megjithate jo obligative. Zhvillimi dhe zgjerimi i kapitalizmit, ose kalimi në të ashtuquajturin kapitalizmi global, po tregon se Bashkimi Evropian ka nevojë per reforma shumë te thella në qoftëse deshiron të jetë konkurues me aleancat tjera ekonomike, sidomos ato Indiano-kineze, në mënyrë që Europa të kalojë.
Mehmet Musa: Europa dhe zgjedhjet e saja politike
Në një bashkim shtetesh europiane me një qeveri të pergiithshme që do të ketë kompetencat e një shteti federal, dhe jo edhe më tutje të vendnumërojë e te diskutojë për mustaqët e Qelos, e që në ndërkohë konkurentet e sajë ecin me një shpejtësi dixhitale. Lufta ruso-ukrainase sidomos, i nxori zbuluar këto dobësi në këtë bashkesi, e cila seriozisht po nuk ndryshoi, sidomos ne organet e veta vendimmarrese, do të dështojë, dhe pasojat do të jenë shumë të keqija, e mos te them do te kthehemi në kohën në mes dy luftërave botërore.Është e çuditshme se si ende këte nuk e kanë kuptuar shtetet e saj kryesore që janë Gjermania e Franca, kjo shifet edhe në kandidatët e propozuar për në zgjedhjet e ardhshme. Gjermania dhe Franca në këto zgjedhje, si edhe gjithmonë, kanë dërguar politikan/e të dorës së dytë dhe të tretë, me kētë ata po tregojnë se ende nuk janë të gatshëm te japin diçka nga sovraniteti i vet, pra edhe më tutje nacionalizmi i dominon kokat e tyre. Në këtë aspekt italianet janë treguar me të mençur sepse duke i dërguar në këto zgjedhje kandidat si Draghi e Renzi, tregojnë se i kanë marrë shumë serioze dridhjet tektonike që ka perjetuar Bashkimi Evropian. Kjo është një shansë që duhet shfrytëzuar dhe shpresuar. Perjetuar Bashkimi Evropian. Kjo është një shansë që duhet shfrytezuar dhe shpresuar që njerëz të tillë te bejnë presion edhe tek shtetet tjera europiane, qe më ne fund te ndryshohet mënyra e vendimmarrjeve dhe që vendimet e organeve te BE-s te jenë obligative, dhe ato te mirren me nje shumicë të kualifikuar të votave, e jo të pritet te jenë unanime, dhe vetem atëhere të obligueshme Evropa dhe europianet duhet ta kuptojnë që janë në një anije të përbashkët, e cila ose duhet zhvilluar e reformuar më tutje në një drejtim unitarizmi (federalizmi), ose si anije do fundoset me pasoja tragjike. Historia këtë më së miri na e mēson. Edhe ne shqiptarët duhet të jemi të interesuar që kjo ndërmarrje (Europa), të ketë sukses, dhe të mos silleme si vagoband, ku rafsha mos u vrafsha, sepse mund me të vërtetë të humbim shumë, neve si popull madje këte e kemi më të freskët se gjithë të tjerët. Prandaj të kemi më shumë ;Pērgjegjësi!