Sot, më 23 mars, para 32 viteve Serbia me sherbëtorët e saj e hoqën edhe atë grimë autonomie të Kosovës së AVNOJ-it. Po sot, në këtë ditë Ju pranuat detyrën e Kryeministrit të vendit, prandaj gëzuar dhe urime! Kjo detyrë që nuk është privilegj por, është sakrificë për t‘u bërë ballë problemeve të shumta që kanë kapluar atë vend .
Si zakonisht edhe para jush por,edhe pas jush, zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës kur marrin detyrën e re vizitojnë Mekën e Shqiptarisë, Prekazin legjendar.
Dikush shkon për t‘u betuar e dikush për t‘u reklamuar e fotografuar!
Edhe ju sot ishit atje dhe askush me mirë se ju, nuk e di motivin e vërtetë të kësaj vizite, por lindin disa pyetje jo pa vlerë.
Dikush mund të mendoje se ju shkuat per t’u betuar, apo fotografuar. Disa mendojnë se ju shkuat t’u thoni Jasharëve se, ne ju kemi juve, vetëm për të luftuar, ndërsa për poste shtetërore nuk kemi nevojë për ju,se postet i kemi për veten tonë.
Duke menduar se pas 14 shkurtit do fillojnë ndryshimet që në embrion, mendoj se dhe ato 59 varre trimërie e lavdie ka ardhur koha që të mos nënçmohen, siç u nënçmuan tash e 20 vjet,
A nuk mendoni ndonjë here se një përfaqësues i denjë i atyre heronjve duhet të vihet në ballë të popullit për t’i prirë drejt fitoreve të reja ashtu siç u prinë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare? Kjo ide do të shprehte vullnetin dhe dëshirën e mbi 90% të popullit të vuajtur e stërvuajtur.
52% e popullit eshtë e diziluzionuar dhe irrituar nga të gjitha partitë politike, prandaj edhe nuk doli fare në zgjedhje as për LVV-në,LDK-në,PDK-në dhe AAK-në.
.Ju mund të bëni koalicion me Vjosa Osmanin dhe te arrini një marrëveshje për ndarjen e karrikave, por është gabim i madh që të mendoni se mund të martoheni me Vjosën, sepse ajo është e martuar.
Është interesant fakti, se të gjithë politikanët e vendit janë alergjikë ndaj Jasharëve të gjallë të cilëve u a kanë frikën, ndërsa duan vetëm Jasharët në varre.
Siç po shihet edhe Ju i nderuari Kryeministër për Jasharët e gjallë nuk keni respektin, guximin dhe kurajon,që tua zgjatni dorën dhe të marshoni bashkërisht, drejte sfidave të kohës.
Guximin, me sa duket ua ka vrarë Serbia dhe per këte aresye nuk keni kurajon dhe dëshiren të emëroni si president, Murat Jasharin nga frika se mund të zbehet pushteti i juaj,dhe nuk mundë ta dirigjoni drejt cakut tuaj.
Juve, ju nevojitet një president i butë dhe i dëgjueshëm, i një gjini tjetër nga ju. Nuk po u besoj as syve e as veshëve të mi duke parë Albin Kurtin që u lutet sa ashkalive, sa egjiptianëve, sa romëve e boshnjakëve, për të votuar Presidenten.
A mund te thoni pse e injoroni këte figurë madhështore të Jashareve që e do vendi e kuvendi,e do gjaku dhe oxhaku i çdo shqiptari?
Jam ndier i lumtur kur fitoi LVV-ja, sepse duhet provuar kjo forcë politike, kush eshtë e ç’perfaqeson, ndërsa partia ime në opozitë do rigjenerohet, pastrohet, e forcohet duke i parë gabimet e së kaluarës.
U gëzova sepse isha i bindur që Albin Kurti do bënte ç’është e mundur per t’i i sjellë vendit një President të unitetit kombëtar e jo partiak, gjë që sot është më e domosdoshme se kurrë.
Sidoqoftë nuk është mirë që vendi ynë fukara të shkojë në zgjedhje të reja per shkak të kryeneçësisë së sejmenëve politike, siç jeni Ju i nderuar Kryeministër i Kosovës, por nëse kjo ndodh e gjithë përgjegjësia do të bjerë mbi LVV-në në përgjithësi e mbi Albin Kurtin ,në veçanti.
Uroj të keni shëndet dhe suksese në detyrën e kryeministrit, ndërsa pas kryerjes së mandatit të kryeministrit, trupin tënd e mbuloftë turpi për gabimin historik që bëni ndaj Atdheut dhe përfaqësuesit të familjes Jashari, Murat Jasharit që e duan shtatë milion shqiptar për President dhe, të vraftë gjaku i Jasharëve e gjaku i dëshmorëve të Atdheut.
Mehmet Musa Isniq, me 23 mars 2021
P.s.
Kam qenë në dy mendje nga 23 marsi që ta dërgoi apo jo këte letër por, kur pashë cirkun e 3 prillit mbrëmë ku parlamenti ishte shndërruar në teatër e deputetët në artistë, që të luajn një dramë tragjedi-komike në dëm të atij vendi të larë e shpërlarë me gjakun mijëra-mijëra dëshmorëve të Atdheut vendosa që ta dërgoj në adresë tëndën, tye Albin Kurti dhe ku temundëm.