Mehmet Musa: Këtë javë ditë e kalova me Sylë Tahirsylajn e kujtimet për të

Pasi që folëm së bashku të dielën në ora 10:10 minuta, me bacën Sylë, mora vendim që mos të i besoj të vërtetës së hidhur e lajmit të zi që mori dheun ne mbremjen e asaj  të diele, dhe shfletova yotuben, aty ku mundë e gjeta bacalokun tim, duke folur për motin dhe kohën që do mbretëroj në vendin tonë, ja dëgjoja zërin, ja shikoja gojën dhe rrudhat e ballit,e parafytyroja, përpiqesha të i mbledhë të gjitha kujtimet dhe ta gjejë ditën e parë kurë e njoha e,si e njoha perë të parën here dhe,e kujtoj  që ishim në klasën e pestë  fillore në Isniq ku në klasë  e kisha dhe Ganimeten motren e Sylës, ku me ditarë ne dorë erdhi mësuesi i ri  i politeknikës lënda  mësimire e Sylës.

Ishte viti 1966-67 dhe nga ajo kohë deri të dielen ditën e bajramit me 16 qershor në ora 10:10 minuta ku folëm një minutë e tre sekonda,në mënyrë që mos te pengohemi dhe ta vazhdojmë në mbrëmje bisedën,ndersa sot unë mallkoj vetën t‘ime se pse nuk vazhduam biseden mëtej ashtu siç e kishim zakon ,kurë flitnim gjerë e gjatë herë në telefon e herë ballë-përballë së bashku për Shkup e për Shkodër,për Isniqin e bjeshkët e Isniqit,për djemët e burrat me namë të Isniqit,  per kullen tre kate te renovuar të Ramë Shabanit ,e Shaban Sylës,duke më dërguar foto të kullës që deri ku kan arritur punimet,e për stanin e mbaruar në Pleqe,folnim për sfidat dhe peripetitë e jetës së Tijë e,që  çdo here kishte dalë fitimtarë në ballafaqim si me të mirën e,si me të keqën ,si me të bardhën si me të zezën,folëm për Tahirsylaj ,Balaj e për tër Isniqin,çdo here në kontekst pozitiv,sepse Ai e deshi aq shumë Isniqin aq sa edhe të vetmin djalë që e kishte, Selimin, por Isniqi e deshi pak, dhe që të dytë pyesnim njeri tjetrin a thue pse?

Folëm edhe për rankoviçistët, titistët dhe komunistët e Isniqit  me rrethinë, folëm për organizimin e mbledhjes  së partisë LKJ-së në shkollën fillore të Isniqit që kishte për qëllim pengimin e varrimit të dëshmorit, Agim Kukleci i cili u vra në demonstratën e Deçanit me 28 mars 1989, por nganjehere folnim  edhe për burrat e mirë të Isniqit,e sidomos për Miftar Zeqën, per  Haki Zekën qe kishte qenë drejtor shkolle nga viti 1989 e deri në kohën e luftës ,ndërsa që të dytë çuditeshim se si Selim Seferi nga Isniqi një i burgosur politik si antar i NDSH-së pas lirimit nga burgu përfundoj karjerën e tij ambasador i Jugosllavisë në Kanada, pastaj nuk na shpëtonte as emëri i Sali Shatrit pa e përmendur me që të dytë e kishim takuar në Tiranë njeri më herët e tjetri më vonë.

Ndihesha i shtangur kurë fliste me pitet për Musë Mehmetin dhe bijtë e tij, që u kishin prirë grupit të parë djemve të Isniqit për  armatim në Shqipëri ne luftën e fundit, pastaj flitke  përmallshëm për ikjen e Xhevdetit tap rrap me moshën 52 vjeç para tre viteve,duke mos i shkuar mendja se i njejti fat do ta pret edhe ate.Folnim për luftërat çlirimtare te popullit tonë ndër shekuj,dhe heroizmin e popullit tonë ,folëm për Serbien e parë,të dytë  dhe të tretë ,për luftërat e Azem Galicës,Isa Beletinit e Idriz Seferit, folnim për luftën e dytë botërore,për luftën e Shaban Polluzhës nga ajo anë e qëndresën e Demë Ali Pozharit në këto anë,folnim për lufterat e zhvilluara në mbrojtje të trojeve shqiptare,ne Kollashin Jazhanicë ,në qafën e Çakorrit e për lumin Lim, ku në ate luftë perpos deshmorëve tjerë ishin rae në fushën e burrërisë edhe tre djem të Balajve të cilëve as sot nuk u dihet varri;Zekë Selmani,Ahmet Avdyli dhe Kadri Xhemaili.

Ndersa për Sadik Ramën dhe Ali Zymerin të cilët ishin denuar për vdekje dhe qëndresën e tyre  në burg. Sadik Rama vëllai i Sylës ishte denuar me vdekje nga që i kishte vrarë vetëm 11 partizan serb e malazez,të gjithë çetnik por kishin vënë në kokë kapelën me yllë në ballë.Ndërsa Ali Zymeri i kishte strehuar në bjeshkën e Bellesë Demë Ali Pozharin ,Mehmet Agë Rashkocin,Ramë Binakun eShemsi Ferin. Pastaj per burgun e Sadikut ku i kishte mbajtur 22 vite,dhe gjatë qëndrimit në burg ate dhe Kadriun e UDB-ë i kishte  steerlizuar në mënyrë që mos të shtohen me pasardhës dhe,ashtu ndodhi.Syla tregonte se pas zotit gjeneshanehu Sadik Rama kishte besim vetëm në Musë Mehmetin.

Folëm për gjysmën e Shqipërisë që u ripushtua nga serbosllavia me bekimin e Evropës shtrigë.Për periudhen e aksionit të armëve,për ngjarjet e vitit 1968,e me theks të veçant folëm per pranveren e lule-gjakut te vitit 1981, folëm për dy nxënësit e Tijë të shkollës së mesme teknike në  Prishtinë ku u kishte dhënë mësim, Naserin dhe Asllanin, ndërsa e veçant ishte biseda kur flitnim për ilegalen ku që të  dytë i takonim të njejtit subjekt.E ndonjëhere kurë takoheshim me një kujdes të shtuar dhe ishte kapitull i veçant kur flitke  për UÇK-në e për Shaban Jasharin e të gjithë pasardhësit e Tijë Rfatin,Hamzën dhe Ademin  dhe ,i vlesrsonte me titullin ;Ora e madhe e Shqiptarisë.Edhe Radio-Kosova e lirë dhe kolegu i punës ne shkollën teknike Ahmet Qeriqi nuk i shpëtonte pa folur për te, sakrificat nepër burgje, dhe sidomos në luftën e UÇK-së duke e konsideruar se ma vështirë e ka patur Ahmet Qeriqi dhe stafi i tij në luftë, pas  qershorit të vitit 1999 ,se sa në luftën frontale me çetnikët serb,sepse aso kohe ishin në fushë vetem dy uniforma ajo e UÇK-se dhe e ushtrisë serbe, ndersa lufta e pasluftës për të mbijetuar Zëri i radios së luftës çlirimtare, ishte dhe, eshtë ndër më të vështirat duke të dalur si pengesë në rrugë,sabotatorë e diversant të ndryshëm qe veshi i tyre nuk mundë ti dëgjojë heroizmat e luftëtarëve e të heronjve të UÇK-së e jo vetëm kaq,por të heronjve të tëgjitha kohrave,e në këte grup kurë zhytën edhe shokët të deridjeshëm të armëve ,e sot  të ngulin thika pas shpine,po kurë ngritën kokë këta ish shokë të ligj, atëhere kurë kuptuan se Ahmet Qeriqi ka filluar të binte nga  shëndeti. Më tha se do ta vizitojmë Ahmetin së bashku një ditë,

E çka do thuash  tjetër thoshte baca Sylë? Një ditë prej ditëve duheshe të takohemi në fakultetin e bujqësisë aty, ku edhe ligjëronte,më tha,kan me ju shtrue  provimit  pesë student dhe i ndëgjon se sa kan mësuar,i thash jo se jam alergjik kur pytën studentët sepse,vetë-përveti kam qenë student i mjaftueshëm sepse mezi e mora një notë gjashtë të profesori Idriz Rexha për të tretën here,në lëndën bazat e filozofisë markaiste,dhe e prita jashtë kabinetit deri sa studentet kryen provimin,tre kishin kaluar ndersa dy do perserisin provimin më tha.

Kështu e kalova në ankth këte  javë ditë e,do ti kaloj edhe shumë kohë e mote me kujtimet ,e burrit më të madh që pat  Isniqi i sotëm.Prandaj me që sot një javë u mbush që iku Sylë Rama vendosa të i shkruaj djalit të Tijë Selim Sylës;

Lajmi për ndarjen nga kjo jetë e Sylë Ramës mi ka shtie dy këmbët në tokë dhe,ma ka këputë shpirtin!

Sot u mbush një javë kurë në ora 10:10 minuta më mori në telefon për të më uruar bajramin Sylë Rama,dhe folëm 1 minut e 3 sekonda.Jam në Durrës ,qe dy javë në pushime me familje më tha duke kaluar mirë,unë e pyta se a e ke me veti Selimin,jo tha Selimi eshtë në punë,dhe,në mënyrë që te mos pengohemi e lam në mbramje pas orës 21:00 te flasim prap.

Duke e pritur telefonatën ne mbrëmje te 16 qershorit të vëllait dhe shokut t‘im Sylë Ramës ,pa më shkuar  mendja si rrufeja që vretë  në dritë të diellit dëgjoj lajmin e kobshëm se Sylë Rama ka nderruar jetë ,lajm i cili më tronditi thellë duke më këputur shpirtin,duke mos u bindur në të vërtetën,se Sylë Ramen nuk do ta kemi më në mesin tonë,lajm i trishtë për momentin mu terruan sytë dhe desh më lëshoj zemra.Mua në jetën time më ka ndodhë të perjetoj momente nder më te renda kurë katër vellezër më ikën të gjithë më të ri se unë ,në vitin 1995 më uku Neli 36 vjeç ,pastaj për nje ditë në luftë mu  vranë dy vellezër, Gania 35 vjeç e Xhaferi  25 vjeç,pastaj para 3 viteve me 18 maj 2021 me vdiç edhe Xhevdeti ne moshën 52 vjeç,dhe  qëndroja dhe perballoja disi sepse dhëmbjen e ndanim  së bashku me Sylë Ramën dhe,kisha përkrah Sylë kumarën, ndërsa tani mu thyen dy krihët e ku ta marë Sylë Ramën?

E përcolla mbledhjën komemorative kushtuar Sylë Ramës,i gjithë ai lum njerzish që kishin ardhë për ta nderuar e për tu përshendetur për herën e fundit me burrin më të madh të Isniqit ,ku besoj se,as me njërin nga të gjithë ata të pranishëm përpos familjarëve nuk ka folur ne telefon tre-katër orë para frymës së fundit të Tijë,dhe as njërin nga ta nuk e ka lënë në terr e në ferr për së gjalli sa që më vetmoj mua.

Prandaj ju Selim dhe të gjithë familjarët e Sylë Ramës,ju lutëmi pranoni dhe lotët e mijë që të bashkohen me tuajt për ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë ,dhe,pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta që dalin nga brendësia e shpirtit t‘im të pelcitur.

Ju lutëm qëndroni ashtu siç ka patur dëshirë e,ashtu siç na ka mësuar baca Sylë  që dhëmbjen ta kthejmë në forcë,të lumët ju që patët prind Sylë Ramën,e të lumët ju që me ballin lartë  pritni ngushëllime nga të katër anët e trojeve tona,po a , thue mua kush do të më shprehë ngushëllime për mësuesin,shokun,kumarën e vëllaun tim të dashur Sylë Ramën?

Do ta kujtojmë ndër mote ashtu siç ishte burrë i vendosur,i besës,i fjalës,pedagog i disciplinuar, i përpikt,atdhetarë i përkryer e shkenctarë i përsosur! Sinqerisht pranë Jush ;

Mehmet Musa me familje;

Mërgim,e diele me 23.06.2024 ora 10:10 minuta

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …