Dje me 24 prill dhash opinionin t‘im në RKL-rreth situatës dhe gjendjës së krijuar politike në gjendje pandemije në Kosovë, dhe shpreha habi, çudi me aq sa die dhe vlersoj unë me takatin tim,për mjegullën që ka kaplua Kosovën nga vet partitë politike dhe politikajt shqiptar kush më shum e kush më pak.
Ndërsa sot me 25 prill,më tronditi thellë në shpirtë mua,dhe shqiptarët e kësajë Republike, deklerata e cerrnagorit Škelzen Gašič, dhënë në gjuhën tonë, duke bërë një krahasim të xhelatit me viktimën gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 98-1999.
Me tronditi aq më tepër se si mundë të jetë këshilltar i Kryeministrit të Kosovës , një zëdhënës aq i tmerrëshëm e besnik i politikës gjenocidiale të Sllobodan Millosheviqit,Aleksandër Vuqiçit e Aleksandër Rankoviqit.
Ndërsa reagimet e shumta kundër këti cërrnagori ishin lajthitje dhe përkëdhelje kundër cërrnagorit Škelzen Gašič „ vetëm të shkarkohet nga pozita“
Ndërsa unë u bëj thirrje organeve të drejtësisë ,prokurorisë së shtetit që sa më parë të verifikojnë vendbanimin e këtij agjenti serb, si dhe të zhvillojnë hetimet për mbulesën e deklarimeve të tij, për shpifje të errëta ndaj UÇK-së çlirimtare shpifje që u zien në kuzhinën e Beogradit dhe po hahen në Prishtinë, në mënyrë që ta marrë denimi e merituar, cerrnagori Škelzen Gašič.
Mehmet Musa
Për shqiptarët e indinjuar të
Republikës NRW , në Gjermani