Që nga Malësia e Gjakovës, Malësia e Mbishkodrës e anë e kënd Kosova ka dëgjuar për oxhakun dhe gjakun e Markalleshëve të Vraniqit. Ku çdo herë forcat okupatore që vinin në këto troje, qoftë me Kuran nën sqetull, qoftë me Bibël nën sqetull, qoftë me kryqin ortodoks, siq ishte lufta e fundit në Kosovë e që udhëhiqej nga kisha pan sllave serbe, thyenin dhëmbët dhe lenin kockat, sikur kemi dëgjuar nga këngët rapsodike dhe historia jonë e lavdishme se, çdo armik që na ka mësyrë ka ardhur me armë e është kthyer pa krye !
Do flasim që nga gjysma e dytë e shekullit që shkoi kurë pas luftës së dytë botërore më shumë se gjysma e Shqipërisë natyrale, me dhunë, terror e bajoneta u aneksua nga Jugosllavija, me ndihmën edhe të kolaboracionistëve shqiptarë dhe të Europës shtrigë. Megjithate sa herë që e kërkonte nevoja dhe nderi i Arbërit, Markalleshët nuk kursyen edhe pikën e fundit të gjakut, për ta ujitur me gjakun e tyre të pastër tokën e Arbërit.
Në luftën e dytë botërore, ra dëshmor në Tropojë në fund të vitit 1944, Dedë Pashk Lleshi, ndërsa Tunë Mark Lleshi, si njeri autoritativ dhe me zë i kësaj ane çdo herë ishte në ballë të pajtimit të ngatërresave dhe gjaqeve ndër popullin tonë, bile, kishte raste që armiqtë e kombit tonë përpiqeshin të fusnin urrejtje dhe përçarje në kombin tonë në mes vëllezërve të një gjaku (të besimit krishterë dhe mysliman), por plakun e urtë dhe nam madh Tunë Markun nuk mundë kush ta kthente prapa pa e shtrirë dorën e pajtimit, shpeshherë përdorke si shembull nëpër oda se: ortodoksin Fan Noli, katolikun Luigj Gurakuqi dhe muslimanin Bajram Curri, a ka mundë kush ti ndajë ndonjëhere për të mirën dhe çlirimin e Atdheut ? Jo, kurrën e kurrës e, aq do mundë të na ndajë e përçajë, sot e mot katolik, musliman e ortodoks, deri sa Shqipëria e katër vilajeteve të bëhet një Shqipëri.
Dhe në luftën e dytë botërore në Smelovicë dy herë plagoset nga forcat malazeze që donin ti okuponin vëllezërit tanë në Tregun e Ri (Novipazar),Tutin e Rozhajë e Peshterë. Hapave të babait eci edhe i biri , Mark Tunë Lleshi , qoftë në pajtimin e gjaqeve,dhe ngatërresave, qoftë me propagandën nëpër dasma dhe morte kundër pushtuesit serbo-sllav deri sa damari i tij rrodhi gjak në betejën e lavdishme dhe të pabarabartë të familjes Lleshi, ku ishin në front i madh i vogël e i madh, burra, gra , djem e çika përballë, me forcat serbe ku bien dy dëshmorë me 07 gusht 1998, në fushën e nderit për të rilindur prap dhe ku dhjetë herë paguajnë veten .
Pra 7 gushti i vitit 1998 ishte dita e lavdisë dhe krenarisë sepse në familjen Lleshi hyn në altarin e pavdekësisë, Mark Tunë Lleshi dhe Kolë Gjon Lleshi. Lufta po merrte përmasa për jetë a vdekje dhe Pren Zef Lleshit nuk i zihej vendi vend në Zvicër që punonte nga viti 1986, ku edhe pse ishte caktuar nga shokët në ushtrimin e shumë detyrave me rëndësi në shërbim të çështjes së atdheut, qoftë për grumbullimin e mjeteve financiare për UÇK-në , qoftë në organizimin e vullnetarëve për tu bashkuar radhëve të UÇK-së dhe një ditë të ftohët. Dimrit të nëntorit 1998, pa u hamend fare, përshëndetet me shokët duke iu thënë lamtumirë shokë e lamtumirë toka e Zvicrës, se Kosova duke u kallur flakë e duke u djegë edhe fëmija në bark të nënës, Pren Zef Lleshit i ka hije të jetë krah për krah në front me vëllezërit e mi dhe në fillim të dhjetorit Pren trimin e gjenë në front aty ku maten burrat e motit.
Trualli i tyre tani kishte marrë një pamje tjetër, aty pushonin dhe gjenin strehë si trimat e motit Shkelzen Haradinaj me shokë, Markalleshët u bënë krah i djathtë i Ramush dhe Shkelzen Haradinaj. Po edhe Memë LLeshi vëllau i Prenit dhe Gegës ishte fjalë pak e trim i pamatur, punëtor dhe që e gjejmë në ballë të detyrave që kërkonte nderi i Atdheut, që nga viti 1990 në protesta e demonstrata e deri të dalja në fushë të UÇK-së, nuk u ndal deri në natën e kobshme të 28 janarit 1999 ku bien për të mos vdekur kurrë dy vëllezërit Memë dhe Pren Lleshi në pritën e Godenit në Has të Gjakovës, bien duke e shkrepur deri edhe fishekun e fundit duke lënë për tokë shumë xhelatë të zi dhe duke e paguar shumëfish veten.
Tani familjes Lleshi ju shtue nderi dhe lavdia edhe me shumë, nga dy u shtuan në katër dëshmorë, të Atdheut me një dëshirë të vetme, nga fjalët e tyre të fundit lanë porosi që”lufta të vazhdohet deri në fitore”. Dhe porosinë e tyre e çuan në vend duke mos e ndalur kurrë pushkën Markalleshët dhe sidomos djemtë e këtij trualli: Deda, Nika, Toma e deputeti i ardhshëm i kuvendit të Kosovës Gegë LLeshi, deri sa u nxjerr nga Kosova edhe ushtari i fundit i hitlerit, Sllobodan Milosheviq.
Një natë në vitin që shkoi, isha mysafir, te oxhaku i Markalleshëve erdhi e na foli nënë Hana, një grua malësore e plot tipare burrërie edhe pse kishte dhënë dy djem, kunatin dhe djalin e kunatit në luftën e UÇK-së, ndihej krenare e shumë e fortë, dëgjova nga goja e saj fjalë që kurrë s´kisha dëgjuar gjerë tani.
Dëshmorët e Markalleshëve i kryen dy detyra gjatë jetës së tyre, në njërën anë i falën gjakun Atdheut, që e patën amanet nga të parët dhe në anën tjetër, ua mbyllën gojën armiqve të kombit tonë që u përpoqën ta njollosin luftën tonë çlirimtare me lloj epitetesh, se: lufta që po zhvillohej në Kosovë është luftë fundamentaliste e muxhahedine, dhe çdo here gjatë tërë historisë mijëravjeçare populli ynë dëshmoj se në luftë për çlirimin e Atdheut si vëllezër të një gjaku kanë marrë pjesë katolik, mysliman e ortodoks sepse në damarët e tyre të gjithë kanë gjak Arbëri. Pra jemi dhe ndihem tejet krenarë që gjaku i Markalleshëve u bë bashkë me lumenjët e gjakut të Prekazit legjendar e Gllogjanit heroik e të gjithë dëshmorëve tjerë anë e kënd Atdheut, që njëherë e përgjithmonë ti nxjerrim nga vatrat tona bishat e egra të karpateve, tha lokemadhja Hana Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës!
Lavdi gjakut dhe oxhakut të Markalleshëve!
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Rroftë kombi shqiptar!