1 prill 1981

Mehmet Musa: Marsi e Prilli i vitit 1981, ishte tërmet që e shpartalloi ish Jugosllavinë

Nga nokdauni që perjetoi ne pranveren e vitit 1981, Beogradi eshte edhe sot e kesaj dite ne koma. Loja  dyftyreshe qe kishte luajtur mbi kurrizin tone per 45 vjet  me radhe ,kishte hasur si  sharra ne gozhde pas atyre ngjarjeve epokale.

Nga viti 1950 e deri ne vitin 1960 ishin shperngulur me dhune e dajak per ne shkretetirat e anadollit afer nje gjysem milioni shqiptare.Per kete aksion dhe plan ishin ulur ne tryeze Tito,Kardeli e Aleksander Rankoviçi, ndersa ishin ne dijeni  edhe ata shqipfolesa qe silleshin e peshtilleshin qe nga Prishtina  ne Federate. Per te vene ne jete kete plan ogurzi,me kete rast, u  u aktivizuan dhe binjakezuan ne nje te veteme dy Lidhjet Komuniste,L.K.J.e Kosoves me ate te Serbise, u bashkuan faktori politik me forcen  ushtarake,sigurimin shtetror e ate civil, komandot per operacione kunder nesh.  Beogradi. edhe armata jugosllave me te gjithe arsenalin ushtarak u vune ne gjendje gatishmerie.Ato udhehiqeshin nga  cetniket e njohur e me damke si Nikolla Lubicic dhe Franjo Herleviç, ndihmesit e tyre Dushan Dragosavi,Stane Dollanci,Dobrivoje Vidici,Miniçi e Stamboliçi..Shpifjet,denigrimet ,akuzat absurde dhe,genjeshtrat e paturp kunder kombit shqiptar ishin nder me monstruozet..Kjo cmenduri e llojit te vecante kishte ne dispozicion te gjitha valutat e botes, marken gjermane,dollarin amerikan,frangun zvicerran e cdo valute tjeter qe u nevoitej, per te perçare masat e gjera popullore me propagandimin e „ bashkim vllazerimit“ si zgjidhje e problemit shqiptar,por edhe ketu,me ndonje perjashtim te rralle, ata deshtuan.

Mjetet e informimit, Radiotelevizioni i Prishtines,shtypi ditor e periodik, villte vrer kunder „nacionalizmit e irredentizmit“..Ata perpiqeshin te minimizonin   masat e gjera popullore, pjesemarrese ne levizje duke i quajtur ato  si disa grupe te vegjel te perbere nga   bij ballistesh e zogistesh.Cdo dy ore ne radio e televizion jepej fjala e Fadil Hoxhes para aktivit politik te Prishtines.Ai,sipas urdherave te padroneve te tij, paralajmeronte se çmimi i vrimes se miut eshte  rritur e eshte bere 300 groshe per  te bijte e ballistave dhe zogistave qe ishin bashkepuntore te fashizmit e te pa kenaqur me poziten e shqiptareve qe u percaktua me vullnetin e tyre te „lire“ ne rrugen e Titos dhe te bashkim-vllazerimit. Keta njerez-thoshte Fadil Hoxha -po perpiqen te mashtrojne disa femije te vegjel qe te na destabilizojne Jugosllavine e Titos.Ne kete valle shtrigash nuk ngelen prapa as republikat e tjera te  ish Jugosllavise,Sllovenija ,Kroacija,Bosnja,Mali i Zi,Maqedonija  te cilat i mbanin havazin Serbise duke shprehur gatishmerine per te derguar  ne atheun tone hijenat  e zeza te policise,dhe ashtu bene.

Derguan forcat e tyre ,bile edhe rezervistet, per te organizuar kordona policie .Ata ndihmuan edhe organet e drejtesise me gjygjtare, prokurore,hetues e xhandarrmari,per te vrare,prere, grire ,e friksuar shqiptaret, sternipet  e Kastriotit. E si te mos benin keshtu kur kete krim makaber e udhehiqnin pjellat  bastarde te kombit tone: Fadil Hoxha,Xhavit, Nimani, Sinan Hasani, Xhevdet Hamza, Ali Shukrija, Mehmet Maliqi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi Isa Mustafa e shume eshume faqezinj te tjere. Edhe Prishtina zyrtare mblodhi barinj me konstitucion te forte fizik,pa asnje lloj aresimi apo pregatitjeje dhe i veshi poliec per te dhunuar e qelluar   mbi vellezerit e tyre demostrues.

     Keshtu muaji Prill i vitit 1981,erdhi duke gjetur gjysmen e Shqiperise natyrale,nen zinxhiret e tankeve ,avioneve ,  policise dhe ushtrise serbe ne njeren ane dhe;ne anen tjeter  ,armaten grushtbashkuar te popullit ,shqiptar qe kishte  vendosur njehere e pergjithmone te coptoje prangat e tiranise dhe vargonjte e roberise. shekullore.Ngjarjet e 1,2,3,e 4 prillit ne Prishtine tani moren dheun.Zeri i kushtrimit i atyre diteve nuk la dere pa tokitur ku bukes i thone buke ,e ujit uje. Ai ze doli edhe pertej oqeaneve, ne boten liridashese e perparimtare,. Fjalimi i puntorit te ndermarjes  Ramiz Sadiku ishte nje kushtrim i madh, qe burreroi e trimeroi te gjithe shqiptaret . Pas fjalimit te tij per nje çast  u ndodh afer meje shoku im i idealit Enver Topalli, e  mu drejtua me keto fjale::shoku Mehmet, lum Atdheu yne e lum klasa puntore qe ka ne mesin e saj nje punetor te tille te zotin e te afte  si ai…fjalet e tij ishin si nje bombe atomike  per Beogradin.Nderkohe qe flisnim nga syte  tane  ridhnin lote,qe nuk ishin lote dhimbjeje por lot krenarieper sivellezerit tane atdhetare e trima.Te dy keta, punetori qe mbajti fjalimin dhe shoku im,Enveri,u takuan me vone ne kazematet serbe si te arrestuar e denuar me nga 15 vjet burgim nga shteti fashist serb.

Pas  ketyre demostratave Prishtina u shkretua. Rruget dhe rrugicat u lane me gjak.Shume banga shkolle mbeten bosh. Nga shkolla e mesme teknike “Miladin Popoviç“ dy nxenesit e saj,Naser Hajrizi eAsllan Pteva kishin rene ne fushen e nderit  per te rilindur prape me flamurin kuq e zi ne dore. Shoqet dhe shoket e tyre   nderprene mesimin ne shenje perkrahje te idealeve te larta te ketyre dy martireve te Atdheut. Shume çanta librash mbeten ne shtepi ngaqe nxenesit u vrane ose u plagosen. Shume nena mbeten pa femijet e tyre,shume motra mbeten pa vellezerit,shume nuse u kthyen ne gjini,shume salla te ligjeratave mbeten pa studente,  Te shtunen , me 4 prill dhe te  dielen me 5 prill 1981,linijat e autobuzave ishin nderprere ne drejtim te Prishtines. Qarkullonte vetem nje autobus nga Prishtina ne Suhareke,Prizeren,Gjakove e deri ne Peje.

Per te tjeret nuk di ç’te them. Studentet filluan te kthehn ne komunat nga ishin,ndersa ne te tjeret qe kishim qene me aktive ne organizimin dhe zhvillimin e demostratave, takoheshim here ne rruge  e here ne demonstrata , per te diskutuar per mbarevajtjen e luftes sone ne te ardhmen.Ato dite te zjarrta bene qe ne te njihnim me mire njeri-tetrin dhe te ndiheshim si vellezer te nje nene,nenes Shqiperi .Islam Vishi  me Enver Topallin gjindeshin kudo qe e kerkonte nevoja ,Po keshtu benin edhe Avdullah Rrustolli ,Raif çela,Rrahim Rama,Remzi Bunjaku,Ajet Duli ,Mehe Uka, Ibush Vishi,Behxhet Imishti, Rame Buja , Agim Vishi, Mahmut Ibrahimi , Nexhmedin Gerguri e Fitim Selimi. Seicili prej tyre ishte neper grupe te vecanta demostruesish me grushtet larte duke valevitur shqiponjen dykranare dhe duke brohoritur parullat e njohura nder te cilat mbizoteronte:  Republike Kushtetute – Ja me hater ja me lufte.

Mbas ketyre ngjarjeve,te gjithe u shperndame neper komunat nga kishim ardhur.Une se bashku me shokun tim ,tani te ndjerin, Ramiz Ismailin,udhetuam me nje autobus per ne Suhareke,Prizren,  Decan e me vone ne Peje.Ne i kishim vene  vetes detyre qe kudo,ne dasma apo gezime te tjera,ne odat e burrave te propagandonim sa me qarte,drejte dhe pa frike ngjarjet e 26 marsit,si dhe 1,2,3 prillit ne PrishtineTe benim te qarta kerkesat e drejta te studenteve sidhe te  benim te ndergjegjeshem njerezit senga kjo rruge nuk mund te kete kethim mbrapa.Do te kerkonim  qe secila komune  te organizonte demostrata ne solidarizim me kerkesat  e Prishtines  dheqe ne keto demostrime te paraqitej kerkesa e palekundur:

Republike kushtetute ja me hater ja me lufte!   dhe,kush nuk bashkohet eshte tradhetar. Ne kerkuam qe ne balle te demostratave te  printe dhe te valonte vetem flamuri i Gjergj Kastriotit, Per kete aresye, gjate muajit prill te vitit 1981, nuk ngeli nje komune e Kosoves qe ,se paku, nje here te mos kishte organizuar nje  demostrate.U krijua nje situate e tille qe dukej sikur komunat benin gare per organizimin e demostratave.Zakonisht shfrytezoheshin ditet e tregut per tu zhvilluar demostratat.

Per te pare ecurine e kesaj pune te madhe,une dhe shoku im Ramiz Smajli shkuam ne komunen e Istogut ,diten e enjte, me 30 prill 1981. Kjo komune llogaritej si lugu i serbeve  dhe malazezeve te Miliç Kerstiçit,,dhe me te vertete ashtu ishte. Por, ate dite tregu qe  u be demonstrata ,,perpjekjet e policise per ta  penguar ate, deshtuan. Serbetdhe malazezet qe ishin ne trotuare,shanin ne gjuhen e tyre.Pati perleshje,fyt per fyt ,hedhje  guresh e sendesh te tjera .Edhe serbet e malazezet qe ishin ne trotuare,pertej rruges, hidhnin gure ne drejtimin tone.Ata ne vend qe te frenoheshin nga policia,nxiteshin ne veprimet e tyre dhe bile mburreshin  nga organet e rendit sepse shfaqnin gadishmeri per te mbrojtur kushtetuten e Serbise e Jugosllavise.

Ate dite  pati edhe arrestime,nder te cilat duhet permendur edhe arrestimi i disa vajzave te shkolles se mesme vellezerit Ribar.Serbet e Malazezet ,ne kete Komune, ishin  çuar peshe.Shume prej tyre   ishin çetnike e drazhista te njohur, te cilet nxiteshin ,frymezoheshin e perkraheshin  direkt nga Beogradi.,por ky milet,me vone, mori ate qe meritonte nga UCK-ja jone sokoleshe dhe karabinat e koburet e Naser Shatrit e Nazif Visoçit.

Une dhe Ramizi  ishim edhe ne demostraten e Pejes.  Ate dite, para se te fillonte demostrata,te rinjte dhe te rejat u paisen te gjithe  me plafin e bardhe. Me kujtohet nje njeri rreth  te 50-ave ,i cili me parate e tija bleu mbi 100 kesula dhe ua shperndau pjesemarresve qe nuk kishin mundesi ti blinin vete ato. Vecoria kryesore ne te gjitha ato demostrata te pranveres 1981 ishte se perpos kerkesave politike demostruesit mbanin vetem flamuj kuq e zi.Ky fakt nenvizonte idene se trojet e okupuara te Shqiperise natyrale nga serbosllavet  po shkonin drejte  mevetesise.Kaloi me shume se nje jave,nga nje prilli dhe ne qe ishim te organizuar sidhe  masat e gjera popullore,filluam te mendojme se mos valle ishim ne rruge te gabuar,ngaqe shteti ame, Shqiperia ,nga data 1 e deri me 7 prill 1981 nuk  foli ase nje fjale, as pro e as kunder rrevolucionit ne Kosove .

Por kjo gjendje ndryshoi menjehere sepse  te merkuren ,me 8 prill ,ne lajmet e mbremjes nga ora 20 ne Radio Tirana u lexua artikulli i Zerit te Popullit „Pse u perdor dhuna policore dhe tanket kunder shqiptareve ne Kosove?“Ne artikull shkruhej se :jo vetem hijet rankoviciane por,edhe shpirterat e vjeter te karagjeorgjeviceve jane ngjallur.Ata veprojne tashti me kerbac e me tanke qe popullsise shqiptare ne Jugosllavi t`i mbytet zeri,qe ajo te goditet fort ,te shtypet e te nenshtrohet.Ne kete kontekst shkonte   dhe demostrata e organizuar nga Jusuf Gervalla,Kadri Zeka, Bardhosh Gervalla,Kadri Avdullahu me shoke te shtunen me 11 prill 1981 ne Berne te Zvicres.Keto ngjarje ishin sihariqi me i madh per rinine revolucionare te Kosoves per ate popull te stervuajtur shqiptar dhe grupet ilegale qe vepronin  ne Kosove .Ato sherbyen si ndihme e madhe  morale per djemte  dhe vajzat e pjeses se Shqiperise natyrale qe ishte  nen okupacionin  serbosllav.Ato  i bene keta djem e vajza siikur te kishin flatra per te fluturuar drejte se ardhmes se ndritur te cilen nuk kishte me force ne bote qe ta pengonte per te ardhur.Reagimi i organeve servile te shtetit ishte i ashper e çnjerezor.

Filloi „gjuetija e shtrigave“ per te goditur pjesen me vitale te popullit tone.Filluan burgosjet masive,nder to arrestimi i intelektualeve te  Dukagjinit ,ne krye te cileve ishte shkembi i alpeve shqiptare Ismail Haradini .Ai, me gjithe shoket e tij u prangosen.Gjygjet kunder tyre u zhvilluan nen masa te rrepta sigurie .Ata ishin torturuar fizikisht e shpirterisht Ismail Xhemaili,Jashar Salihu e Xhavit Hoxha po gjykoheshin per te vetmin shkak se ishin vene ne balle te ketij populli qe kerkonte te drejtat e tija.Ate vit,gjyqtaret Uke Muçaj dhe Ymer Osaj ,njeri ne Prishtine dhe tjetri ne Peje ,gjykuan aq shqiptare per vepren penale te nenit 131 dhe 133 te kodeve penale perkates,sa i tere shteti Kroat nuk kishte gjykuar per 10 vite.(sipas gazetes VUS te vitit 1981.)

Gjykoheshin djem e vajza,bile  edhe te mitur .Edhe Havaja e Myrvetja perjetuan golgoten e vellezerve dhe mesuesve te tyre.Ne gjykaten e Prishtines do te gjykohej grupi i punetorit qe çoi peshe zemrat e shqiptarise me nje prill.Ai vet nuk ishte i pranishem ne gjykimi  sepse atij i  kishin dermuar tegjithe kockat e trupit. Te tilla gjykime paten vend  neper te gjitha komunat e Kosoves,sidhe ne Shkup, Vranje e Podgorice.

Thene te drejten,keto gykime dhe burgosje ane e kend trevave shqiptare te okupuara,kishin lene gjurme dhe pasoja te renda ne mesin tone,sepse nuk i kishim me ne mesin tone ata burra te Atdheut qe ishin kalitur e stervitur me dekada ne ilegalitet.Mungesa e udhezimeve ,mesimeve te tyre  dhe mungesa e tyre verehej kudoTashti detyrat e tyre, sa te renda aq edhe fisnike, po i barte nje brez me i ridhe me me pak pervoje .Veshtersite ne terren shfaqeshin cdo dite.Popaganda e UDBes ato dite e sot nuk ka te ndalur,Thuhej nga keto kabinete se Ali Lajçi ishte  i  biri inje rankoviçisti dhe shetiste me benz te zi neper Beograd,se Adem Demaci bente nje jete luksoze ne Lepogllave,se ngjarjet e mars -prillit te vitit 1981 i kishte organizuar  vet UDB-a  etj,genjeshtra te tilla qe ishte veshtire  ti cmontonje sikur te mos te ishte e mirenjohura e bardha,dhe e shenjta per ne,Radio Tirana dhe artikujt e Zerit te Popuulit.Ne keto rrethana na lindi detyra te sqaronim te verteten per te mos lejuar qe njerezit e ndershem por naive te binin pre e propagandes se Beogradit qe zhvillohej ne menyre intensive dhe te perditeshme me ane te kolaboracionisteve te tyre shqipfoles  si dhe te ; TV-Prishtines,gazetave ditore e periodike,keshillave te LKJ-se qe nga bashkesite lokale e deri ne Prishtine.Per te denigruar Revolucionin e Prishtines , cdo dite organizoheshinin mbledhje partie per te demaskuar  ato familje qe kishin te burgosur per ceshtjen shqiptare.Nuk kuptonin gje mjeranet e semure dhe te ushqyre me ideologjne shoviniste serbo-maqedono.malazeze se:pikerisht keto familje dhe ata profesore,studente,nxenes qe kishin ne duart dhe kembet e tyre pranga dhe zinxhire do te  shnderroheshin ne profete te gjalle dhe yje te pa shuar per te ndriçuar shtigjet e lirise per te gjithe bashkatdhetaret.Populli dhe ajo pjese e radheve te organizuara qe kishin mbetur ende pa rene  ne sy te krimineleve te zi,,perkunder te gjitha ketyre burgosjeve arrestimeve e trajtimeve cnjerezore ndaj vellezerve dhe motrave tona neper kazamatet e Jugosllavise gjente nje ngushllim,se ne Gjermani ishte gjalle dhe i forte burri i Shqiperise ,biri i kacakut te maleve tona Bardhosh Dines,Jusuf Gervalla.

Ai ,se bashku me shoket e tij kurre nuk e bene  gjumin gjume,diten e naten, rrugeve te gjata te mergimit. neper vendet e Europes.Ai,se bashku me te vellane dhe Kadri Zeken,organizuan demostrata ne Europe,ne shenje te perkrahjes se kerkesave te vellezerve te tyre ne Atdhe,ne perkrahje te gjakut te njome te lule bozhureve te atdheut qe u derdhen ane e kend trojeve te okupuara shqiptare,,ne perkrahje te loteve te nenave  dhe motrave tona .

Nuk e bene kurre gjumin gjume,per te perballuar vakuumin qe ishte shkaktur me burgosjen e shokeve te tyre ne Atdhe nga armiqte e kombit tone.Nuk e bene kurre gjumin gjume duke shkruajtur  dhe redaktuar artikujt e shumte neper gazeta si Lajmetari i Lirise,Liria dhe Zeri i Kosoves gazeta keto qe ndriconin mendjet dhe ngrohnin shpirtrat  e te gjithe atyre per te cilet Atdheu ishte i shenjte.

Cetniket e Beogradit nepermjet zagareve te tyre ne Atdheun tone ,moren masa per te penguar valet e Televizionit dhe te radio Tiranes,duke kurdisur stabilimente neper vende te caktuara,por ishte e kote sepse TV dhe Radio Tirana ishin ngulitur ne zemren e cdo shqiptari dhe shqiptareje te ndershme.. Fjalimet incizoheshin dhe mesoheshin permendesh per shkaqe sigurije. Fjalet e te pavdekshmit Enver Hoxha ne artikullin e 8 prillit 1981 se:”Popullin shqiptar mos e zemeroni, ai eshte i durushem, por, kur zemerohet shqiptari merr zjarr edhe flake edhe  guri edhe stralli“,si dhe fjala para zgjedhesve te zones 210 te Tiranes se;Shqiperia nuk eshte shtet prej 3 milionesh, por komb prej 6 milionesh ishin bomba e dyte atomike per Beogradin gjakatar pas fjalimit te nje prillit qe mbajti puntori i Ramiz Sadikut. Tani radhet e organizuara konsolidoheshin,mbi  gjakun qe u derdh si uje ,dhe mbi dhimbjet qe  shkaktoi burgosja e vellezerve tane nga UDB-a e e dirigjuar nga LKJ-ja Ne ate kohe  ishte nder  e burreri e madhe te kishe fatin te ishe anetar i radheve te organizuara per clirimin e Atdheut ne baza vullnetare, pa pagese , duke e ditur se edhe mund te vdisnje ndersa  sot  eshte te jesh deputet ne parlamentin e Kosoves me 1500 euro pagese dhe te qendrosh si kukull!!!  .

Lavdi Prekaz , lavdi Gllogjan e lavdi Atdhe qe linde e rrite burra e trima qe nxorren nga trojet tona njehere e pergjihmone, bishat e ardhura nga Karpatet.Lavdi Lavdi Lavdi e perjeteshme!

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …