Sot, me 13 maj 2018, u mbushen plot 37 vite qe kur forcat e Policise, Ushtrise e Partise se Josip Broz Titos, Mehmet Hoxhes, Gjillasit, Ali Shukrise, Rankovicit, Fadil Hoxhes, Stefanoviqit, Sinan Hasanit, Milan Gjuriqit, Kole Shirokes ,Lubiqiqit, Veli Deves, Herleviqit, Mehmet Maliqit, Dushan Ristiqit, Azem Vllasit, Miniqit, Isa Mustafes,Vidiqit e Rrahman Morines ja mesyen mu celules kryesore te nderit, trimerise, burrerise e beses se shqiptarise, Prekazit legjendare e Drenices heroike te Azem e Shote Galices, Ahmet Delise e Shaban Polluzhes,per te vrare pre e gri zogjet e shqiptarise: Tahir e Nebi Meha! Me kete rast po botojme poezine kushtuar ketyre kryengritesve shkruar nga Mehmet Musa, ne Prishtine me 28 nentor 1981.
Prekazit
Ne mes t’Prekazit mbi do shkrepa
djem sokola u rriten n’djepa
kure eshte fjala pere liri
skursejne veten as rob as femi
E keshtu ishe Tahiri i vogel
bash si lisi qe rritet n’Shkoder
ky sternip i Ahmet Delise
i kalli flake cetniket Serbise
Dite e mait hajmedet
nau rrethue Prekazi krejt
eshte rrethue me tanke e topa
pere kete rast degjoj tere bota
me tanke e topa e kan rrethue
rob e femi me i tmerue
Lum Prekazi e lum Drenica
qe u ringjall Azem Galica
u ringjall Ahmet Delia
qe shum friken u pat serbia
Nje shqiptar nje faqezi
veshe polic me shum kreni
u betu ne bese te ti
nuk e le brenda pa hy
Nuk e la pa hy perbrenda
babe e djale me i lidhe ne pranga
babe e djale ketu me i pru
vetem gradat tem rriten mu
Cka Prekazi qe po dridhet
Tahir Meha i gjalle nuk lidhet
ne kulle t’Prekazit kushe eshte brenda
babe e djale me nga 7 zemra
Pushka e trimave rrept kersiti
keti tradhtarit ne balle ja ngjiti
ra ne toke ai pa pike shpirti
pak pa bae shpirti me i dale
i ka fole nja dy tri fjale
pa ndegjoni ju brezi i ri
mos punoni kurre per Serbi
mos u bani vegel e huje
se si dhimbesi me kerkuje
Lufte e rrept paska fillu
20 ore per pa pushu
20 ore lufta pau ndale
shkojshin plumbat si fara n’are
Luftuan trimat bene gajret
i kan vra njezetetete
luftoj baba me te birin
bash si Muja me Halilin
Lavdi trimave te Drenices
i kallen flake cetnikt Serbise
marshoj populli me kunore
ua ka vue emerin deshmore!
Prishtine me 28 nentor 1981 Mehmet Musa