Njoftimi për ndarjen nga kjo jetë e Zeqir Sadikut më tronditi thellë,prandaj ju redaksi e e Zemrës Shqiptare,ju dashamirët, e shokët e Tij nga të gjitha krahinat e Shqipërisë nga Malësia e Gjakovës,nga Isniqi, Gllogjani, Istogu, Gjilani, Presheva e Shkupi, si dhe ju familjarë e fis e farefis i Zeqir Lushaj pranoni ngushëllime të sinqerta që burojnë nga thellësia e shpirtit tim për ndarjen nga kjo jetë e të birit të Sadik Selmanit!
Ai nderroj jetë fizikisht por,vepra,virtyti e burrëria prejë një shqiptari malsor të madh do të jetojnë nder shekuj!
Do i pershkruaj vetëm dy strofa të vjershës se mr.Sadete Hakia kushtuar Sabrije Lushaj me rastin e vdekjës së asaj bije malësije;
Është djal i Krasniqes
Biri i Sadik Selmanit
Çdo here pushka e tyre
Ndihmë i dha vatanit
Edhe penda e tyre
Ka shpuar si shegjetë
Që perë dhjetmijë vite
Testament ka mbetë!
Lavdi jetës dhe veprës së këti malësori kurrizçelik!
Rroftë per mote kujtimi për Zeqir Lushaj!
Mehmet Musa
Mergim me 11 nëntor 2021