Më 4 maj të vitit 1985, 33 vjet më parë, në Burgun Qendror të Beogradit u martirizua në ballë të detyrës, në shërbim të kombit e atdheut, projektuesi i luftës së armatosur, Zijah Shemsiu. Ai së bashku me shokët e idealit, Rexhep Mala,Nuhi Berisha e Enver Topalli e të tjerë u angazhaun që Lëvizja ta intensifikojë luftën për krijimin e Republikës Shqiptare në ish-Jugosllavi edhe me revolucion të armatosur. Në kujtim të këtij përvjetori, Mehmet Musa ka dërguar për botim këngën, që e kishte shkruar më 14 qershor të vitit 1985, në Munih.
Zijah Shemsiut!
Kjani nena te Kosoves
kjani baba te Rugoves
kjani motra te Drenices
Per nje trim te Prelepnices
Kjani fusha edhe male
kjani nena e baba trima
kjani vellezer e kjani motra
siq e kemi tradite n`kto votra
Se cetniket ne kembe jan que
nuk lane kishe per pau kryque
cdo shqiptare done me farue
nuk lan kishe pa ju lute zotit
me zhduke rracen e Kastriotit
Por shqiptaria e ngriti zanin
bini djem ta mbrojme vatanin
preje 7 vjece ne 70-te
ta clirojme kete Kosove t`shkrete
Cetes vogel kush i priu
mesuesi i popullit Zijah Shemsiu
ne balle te cetes clirimtare
per liri t`popullit shqiptare
Mesuesit t`popullit i digjej zemra
per liri e per te drejta
per te drejta elementare
per republiken shqiptare
Baba i mesuesit ish Hasani
lum per kete burre sot ban vatani
60 vjec ai pa pushue
per Kosove ai tue luftue
Dit e nat o lufte tue ba
ceta e vogel pa ja nda
dit e nat o lufte po ban
nje dite Udba i arreston
E muren plakun me 5 femi
ne Beograd e quan n`qeli
prangat ne duar e prangat ne kembe
poshte cetnikeve u kane thene
Ne banke te zeze ne Beograd
mesuesi i popullit e flet nje fjale
mire ndegjoni cetnik barbare
e perfaqsoj levizjen shqiptare
Ne zjarre do t`kallem plak e i ri
per liri dhe pavarsi
ne zjarre do t`kallem djale e qike
per statusin Republike
Keshtu e paska jeta e shkrete
e denuan mesuesin 13 vjet
me burg te rende cetniket s`u ngopen
e n`celi mesuesin e kopen
E n`celi ate e helmuan
trupin thika ja masakruan
por nga vrimat e celise
jehoj zeri i Zijah Shemsise
do rrojme mire dhe ne liri
Partia e Punes kure t`na prije!
Shpejt n´Kosove mbaroj vajtimi
e ne force u kthye pikllimi
qe nga plaku e gjere te i riu
u shpall hero Zijah Shemsiu
do ti ngrisim nje permendore
ne Gjilan ne shkolle fillore!!!