Mehmet Musa: Pran varrit të Sadik Selmanit e Zeqir Lushajt!

Mehmet Musa: Pran varrit të Sadik Selmanit e Zeqir Lushajt!

     Java e tretë e janarit  e këtij viti edhe pse ishte dimër ,nuk kishte borë,shi,fërfllazë e acar, por edhe sikur të ishte dimër i egër nuk kishte mundë kush t‘i ndalë burrat nga Shqipëria ,bashkia e Gjakovës dhe Deçanit që ,në mëngjesin e asajë  dite të fillojnë rrugën për në Malsi të Gjakovës,në Bajram Curri,Bujan,e Gri. Qëllimi i kësajë vizite kishte shumë arsye , në njerën anë të takohemi vëllau me vëlla ,që dikurë as që  mundë të imagjinosh ,të merej ajo rrugë aq lehtë,por prap se prap shpresa nuk vritej,sepse jetonim në iluzione se një ditë heret a vonë do bashkohej vëllai me vëllanë!Ato iluzione e shpresa ,për fat të madh i mbijetuam dhe u benë realitet,ngase zëri i embël dhe telat e qiftelisë së malsorës nga Dragobia Fatime Sokolit,depertonin në çdo pëllembë toke shqip ku flitet ,dhe nuk njihnin fare kufi. Dhe në  anën tjetër ishim të vendosur që të i vizitojmë varret dy burrave të Krasniqes,babë e birë afer njëri tjetrit Sadik Selmanit dhe Zeqir Sadikut .Vizitën e parë e bëmë për ngushllime të malsori Osman Lusha,në Bajram Curri ngase para një muaji ishte vetmuar duke i ikur në amshim shoku i tij i jetës Hava,më pas së bashku me Osman Lushën shkuam në Bujan të Smajl Avdia, ku i kishim ngelur borgj për ta ngushëlluar për babain e tij shekullorin  Avdi Rexhën e Krasniqes,edhe pse kishin kaluar më shum se dy vite ku Abdi Rexha kishte ndërruar jetë ,por populli ynë thot se ngushëllimeve kurrë nuk u ikë koha.

Më vonë erdhi nga Bujani Plaku i Krasniqes Bajram Sylejmani i mulosmanajve e stërnipi i Zeqir Halilit të Krasniqes ,së bashku me Ramë Mujën, në Restauranin  që mbante në ballë emërin e të pavdekshmit Avdi Rexha.Eshte veshtirë të përshkruhet atmosfera vëllezërore,në ato qaste që kaluam së bashku.Në bazë të zakonit te maleve tona nikoçiri me mish e shpirtë perpiqet të ia plotësoj çdo dëshirë mysafirit.Fillova të i falënderoj për mikpritjen dhe respektin e pafund që shfaqën ndaj nesh,por dhe shtrova një kërkesë;burra,nga Isniqi i Shqipërisë jam nisur edhe me një mendim e qëllim ,që ta takoj dhe ti foli dy fjalë me birin e Malësisë se Gjakovës,me intelektualin,poetin ,shkrimtarin e mjeshtrin e letrave shqipe Zeqir Sadik Lushaj i cili na dështoj duke na ikur ashtu siç ikë vetima,e duke na lënë me sy të përlotur edhe për një kohë të gjatë.Iteresant eshtë,se kurrë me Zeqir Lushajn nuk jemi takuar ndonjehere fizikisht,jemi takuar vetem në distance,dhe kemi ngelë vëllezër për njëmi vite.  Ramë Muja dhe Osman Lusha,u ngritën ne këmbë për të ma plotësuar kërkesën dhe ,me makinën e Ramë Mujës filluam rrugën për në Gri,nuk mora kend tjeter me vete nga shokët që ishin me mua, ndjenjat ishin të përziera,në kokë me bluante një mendim se si do e përballoj dhe si do të qëndroj kurë të shof varrin e Zeqir Lushaj.Pastaj me sillej vërdallë në kokë zeri i trashë prej kreshniku kur shpeshëhere flitnim së bashku në telefon,dhe  flitnim për Shkup e për Shkodër,për Shqipërinë e coptuar në gjashtë shtete e,për shqiptarët e coptuar në dymdhjetëmijë parti.E flitnim çka nuk flitnim,për kullën e Bujanit dhe vendimet që u morën në atë kullë me 2 janar 1944,ndersa kurë shkroj tekstin e këngës para tre viteve për Sali Shatrin „Por si uji që rrjedhe pre vrellet ,dera e Shatrit kurrë nuk shterret“e falënderova dhe më tha;i kemi borgj shumë më shumë ati burri të Dardanisë sepse e kam njohur mirë dhe,një jetë në borë e shi me armë në dorë e në brez ia kushtoj Shqipërisë së ndarë në gjashtë shtete.Më falënderoj edhe për bashkpunimin që bëja me portalin „Zemra Shqiptare“  bile njehere nga modestia i thash o baca Zeqir une nuk die të shkruaj mirë,e Ai menjëhere u përgjigj shkurt,ti nuk shkruan as mirë e as keq,por ti shkruan të vërtetën,e në këto kohë me  të errëta se kurrë më parë ku gjindeni, kemi nevojë edhe për ata që nuk shkruajn mirë e as keq por,që shkruajn të vërtetën.Më porositi që të shkruaja për ngjarjet e Kosovës,me theks të veçant për gjashtë mujorin e dytë të vitit 1981,ku ja plotsova atë deshirë por pasi që ndërroj jetë baca Zeqir,dhe vërtetë u binda që ndërroj jetë kryeredaktori i „Zemrës Shqiptare“mendje ndritzri Zeqir Lushaj sepse shkrimi me titull; „Pranvera e vitit 1981 ishte bombë atomike kunder Jugosllavisë dhe bashkim-vëllezerimit“nuk u botua edhe sot e kësajë dite dhe qëndron varur në sirtarët e

portalit  Zemrës Shqiptare.Makina   që drejtonte me shumë kujdes Ramë Muja, ecte ngadal rrugës së thyeshme rranzë gështenjave të Grisë,gështënja të cilat edhe Zeqir Lushaj ka mbledhur  bashk me moshatarët e Tijë kurë ishin  fëmijë të vegjël.

Asajë rruge të thyeshme e të kthyeshme plot leqe,arritëm të varrët e babait dhe birit,të varret e Sadik Selmanit dhe Zeqir Sadik Lushaj,ishin ndjenja të pa përshkruara,të behej zemra gropë për ate që kurrë nuk je takuar me te fizikisht,por ,që e ke shkruar në rrasë të zemrës përjetsisht.Që të flas me zë të lartë disa fjalë me Zeqir Lushaj nuk më lejuan rrethanat ngase mendoja që nuk do më kuotojnë malsorët e kësajë ane që më shoqëronin;Ramë Muja  e Osman Lusha.Dhe fola në heshtje vetmevete;.Baca Zeqir pse u shove,pse ike kurë Shqipëria natyrale kishte nevojë më së tepërmi për tye,kishte nevojë Isniqi,Gllogjani,Tomoci,Gjilani,Presheva,Zhunica e Norça,Gjirokastra,Tropoja e Shkodra.Kishin nevojë për rrjeshtat e artë e,për pendën Tuaj,për prozën e poezinë Tuaj kishin nevojë për,mendimet,këshillat e udhzimet që nuk i përkitnin asnjë partie e religjioni por,vetëm të këti kombi që nuk ka  në botë komb të ndarë në gjashtë copa siç eshtë kombi ynë.

A thue bacë apate kujtë me ja lanë testament dijën dhe mençurinë tuaj që,në kombin tonë jan të rrallë ata burra siç keni qenë Ju.E kujtë ia le amanet teorinë që ishte moto e tërë jetës Tuaj „Vraponi burra ta bëjmë Shqipërinë as të vogël e as të madhe,por Shqipërinë natyrale të tëgjithë shqiptarëve me një kushtetutë,kufi,flamur e me një ushtri“

Baca Zeqir të qoftë i lehtë dheu i Grisë e çmallu me bablokun tënde Sadik Selmanin.

Pastaj morëm rrugën tëposhtë dalë ngadalë duke lënë një pjesë të shpirtit pranë varrit të Zeqir Lushaj.Por ma kishte enda pasi që jemi në fshatin Gri ta pimë nga një kafe dhe gotë skënderbe të miku im i vjetër 95 vjeçari Shpend Rrustemi,dhe në befasi thirrëm të dera ;o Shpend Rrustemi a don miq,edhe pse ishte në moshë afër një shekulli,Shpend Rrustemi na priti e na përcolli siç e pret vëllai vëllanë.Me të arritur në Bujan shifej kulla historike e vendimeve të Bujanit,e lagur dhe bërë qullë ,jo nga dimërat e egër ,reshjet e borës e shiut,fërfllaza e acari që rrendojnë mbi kullën tash 79 vite,por nga lotët e kullës që kurrë nuk do të pushojnë deri atë ditë që çdo pëllëmbë toke shqip ka flitët të thirrët Shqipëri.

Kështu përfunduam vizitën në Malësinë e Gjakovës në janarin e këti viti.

Respekt e lavdi nder mote për  burrat e Malësisë së Gjakovës nder shekuj që dhan jetën për ta bërë Preshevën Shqipëri!!!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …