Demostratat e vitit 1981

Mehmet Musa: Pranvera e vitit 1981 – pranvere lule gjaku

Rrezet e diellit të marsit dhe prillit të vitit 1981 do ta ngrohin Atdheun e  Iliro-dardaneve deri sa toka te shndërrohet ne zjarr. Muajin prill e karakterizojnë ngjarje trishtuese dhe qendrese stoike. Fushebeteja u nda  ne dysh. Njëra ane e shqiptareve tru shpërlarë ishin rreshtuar ne krah te LKJ-se qe mbronte me fanatizëm e me te gjitha mjetet e mënyrat mallkimin  e“ bashkim vllazerimit“.

Ana tjeter shume e vendosur dhe e  qarte, ishte rreshtuar rreth programit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Kumtesat  qe u mbajten me rastin e festimit te 100 vjetorit te  saj,para 3 vjetesh, ne qershor te vitit 1978, parashikonin dhe predikonin  shpartallimin, me cdo cmim, te  krijeses vrastare e asimiluese te vetquajtur Jugosllavi .Ato kerkonin lindjen e nje epoke qe ti  hapte dyert e krijimit   te nje Shqiperie te vetme, te te gjithe shqiptareve

Ata ishin te vetdijshem se per arritjen e ketij akti sublim,nevoiteshin forca te pashtershme revolucionare shqiptare,mund, gjak e sakrifica.

Ata ishin te vetedijshem se kjo  nuk ishte ceshtje ditesh, muajsh  e vitesh,sepse per te mbajtur gjalle krijesen artificiale te quajtur serbosllavi, ishte  rreshtuar nje pjese goxha e mire e kuislingeve vendas. .Ata ishin te lindur,per fat te keq,  shqiptare ,por qe   here me shkrime e nenshkrime tradhetie, here me pushke,vrasje e burgosje, syrgjynosje e duke detytruar patriotet te arratisen jashte atdheut,here me shperngulje masive te shqiptareve neper shkretirat e Adapazarit, perpiqeshin ta dobesojne dhe pakesojne faktorin shqiptar ,duke perkrahur interesat e serbosllavise dhe interesat e tyre pise karrieriste,  kunder vellezerve te tyre dhe Atdheut meme  te shkrumbuar e shtypur nder shekuj.

        Nese te gjithe popujt e tjere teJugosllavise kishin te drejte te vetorganizohen ne nje emer dhe shtet te tille te vetquajtur Jugosllavi,populli shqiptar nuk kishte as me te voglen arsye qe te pranonte prangat e roberise nen serbocetniket sepse nuk kishte e as sot nuk ka,asgje  te perbashket, as gjuhe, as flamur as territor e as formim psikologjik  te njejte me sllovenet,kroatet, boshnjaket serbet, malazezet e maqedonet.

 Mbi trevat Ilire e Dardane u versulen se toku ,bashkarisht,kunder nesh, qofte mbreteria Serbokroatosllovene qofte edhe krijesa  me e erret,  Tito-Kardel-Rankoviçiane  e ndihmuar pa piken e skrupullit nga klani i LKJ qe udhehiqej nga  Sinan Hasani,Fadil Hoxha, Kole Shiroka, Veli Deva, Mehmet Hoxha, Ali Shukriu,e deri te Azem Vllasi e Isa Mustafa.

       Deri ne mbarimin e Prillit  te vitit 1981,me „bekimin“ e udheheqesise kuislinge shqiptare, ne Atdheun tone u dynden me mijera police qe ishin njerez  te rritur pa prinder, ne konvikte te foshnjeve(kopila)nga e tere Jugosllavija.

 E gjithe ushtria,  sidomos korpuset ushtarake nga Nishi, Beogradi e Leskovci tani ishin derdhur ne atdheun tone.

Turmat e policise gjindeshin ne cdo skaj te rruges.Ata kontrollonin dhe keqtrajtonin te githe udhtaret . Ne as nje grup policije nuk kishte me pak se 10 vete dhe ne se cilen  dhjeteshe kishte nga dy apo tre police serbe e malazeze. Te gjithe ata kishin nje gje te perbashket: te njejten urrejtje kunder nesh,shqiptareve.

Prishtina tani humbi kuptimin.Ishte e zymte. Njerezit nuk dinin ku i kane vajzat dhe djemte  e tyre.Ne menyren me te ashper u sulmua inteligjencia.

Filluan gjykimet drakoniane. Ishte absurde te mendonje  se si e pse mund te gjykoheshin Ukshin Hoti, Halil Alidemaj e Ekrem Kryeziu vellai  i Fuat Kryeziut, si mund te gjykohej Ajshe Gjonbalaj, Kadrije Gashi e Hafide Topalli e te denohen nga bastadet shqiptare gjyqtaret xhelate  Mentor Coku e Ymer Osaj. Ishte makabre  hedhja nga kati i katert i Supit te Ferizajt dhe vrasja ne kete menyre e Afrim Abazit per te vetmin shkak se ishte shqiptar i  gjysmes se Shqiperise se okupuar. Nuk kishte dite qe neper gjykatat  e Atdheut tone  te mos organizoheshin gjygje kunder luftetareve te lirise.

Une, si deshmitar okular i ngjarjeve, do te shkruaj thjeshte e me thjeshte per peripecite sa te dhimbeshme por  shume krenare e te ndriteshme si bora ne maje te Shkelzenit te atyre diteve te shekullit qe shkoi.

Ne Decanin e Ismail Haradinit, lajmi perhapej edhe me shpejt se rrufeja.Ishte dite e diele.Ekipi i skuadristeve te zinj qe perbehej nga Asllan Sllamniku, Sherif Balaj, Ali Elezi, Deme Muja, Istref Sadiku, Jakup Llonçari, Mehmet Loci, Mehmet Hasku, Xheladin Beqiri, Qazim Mazrreku, Mustafe Lokaj, Bedrush Shala e shume te tjere, dinakerisht, siç e kane zakon zagaret e UDBes, me 10 maj 1981, qe ishte nje dite pushimi per administraten, ne oren  4 te mengjesit , rrethuan truallin e Xhemal  Din Haradinajt ne Gllogjan. Ishin mbi 50 police te cilet  i vune prangat ne  duar dhe ne kembe pishtarit te arsimit, klasikut te revolucionit, baces tone te madh Ismail Haradinit. Ata u futen ne shtepi pa therritur ne dere te oborrit dhe shkaterruan cdo orendi shtepiake, si dhe grabiten biblioteken e bace Ismailit.

Edhe sot qe po shkruaj keto radhe mu mbushen syte me lot, duke menduar se   si e perjetoi nene Tysha  rrembimin e te vetmit djale. Po Xhixha, Shqipja, Naimja e Agroni i vogel si munde ta permbanin veten pa luajtur mendesh. Po Syle Malaj nga Gllogjani si e perjetoi kete ngjarje?.

Keta bandite, nen komanden e kryebanditit Tom Miçunoviç, bene te njeten masaker   edhe ne kullen e Hysni Hoxhes ne Junik. Nene Nurijes e babe Hysniut ia morren djalin e madh Xhavitin,te cilin e torturuan edhe ne sy te vellait, vogelushit 6 vjeçar, Edmond Hoxhes i cili duke shprehur urrejtjen e pafund ndaj ketyre bishave tha:“Do te rritem bacaloku im e do ta marr hakun“ !

 Po keta te pa fytyre u futen brenda ne shtepine e profesoreshes Drita Kuçi, ne Junik, te cilen e prangosen duke lene edhe nxenesit e  dashur pa mesimet e saj .

E  njejta gje ndodhi me te gjithe karvanin e intelektualeve te Dukagjinit.  Jashar Salihun e kishin burgosur diten e shtune, me 9 maj 1981 ne Beograd  ku ishte ne sherbim ushtarak.

 Ne fshatin tim te lindjes, Isniq ,ne  te njejten dite korbat e zinj mesyne kullen e Lan Balise dhe arrestuan djalin e tij, Muhametin. Keta bisha, argate te Serbise, jo vetem qe arrestuan djalin e Lan Balise, po te pafetyret  e LKJ, te Isniqit , i shanin edhe nenen duke i then se si nuk i vinte   turp  qe ishte bere korrier i Glllogjanit, ketij djali  trim.

Pre e ketyre akteve kriminale ra edhe  familja  e „kacakut te maleve“ Bardhosh Dines ne Dubovik. Atje ata kane ushtruar disa kontrolle per te gjetur e marre shkrimet e Isuf Gervalles dhe jo vetem kaq por  kane shkaterruar edhe pianon e Isufit, Ata kishin detyruar te largohen ne mergim dy djemte,  Jusufin e Bardhoshin .Hysenin e kishin ngujuan ne pranga dhe e kishin  denuar.Token ua kishte uzurpuar miku i Ali Shukrise, Shaliqi,e kjo nuk ishte mjaft per ta. Ata ia kishin vene syne te vetmit mashkull, qe kishte mbetur ne ate shtepi, Avdylit dhe femijeve te vegjel te Hysenit qe silleshin rreth gjyshes, Ajshe Gervalla.

       Korbat e zinj te Udb-es dhe policise prangosen grupin e intelektualeve te Dukagjinit dhe i denuan me  denime drakoniane,por ajo fare e flliqur,harroi se idealin e tyre, te bace Ismailit dhe shokeve te tij nuk mund ta burgosnin as  ate dite e as sot,sepse ai ideal i ka rrenjet ne themelet e tokes ilirodardane.Ai ideal jetonte  ane e kend trojeve te okupuara shqiptare nga serbosllavija.Ai ideal ishte ngulitur thelle ne zemren e cdo shqiptari e shqiptareje  ne damaret e  te cileve rridhte gjak shqiptari .

       Masakrat  e 10 majit 1981 nuk i tmerruan shqiptaret, perkundrazi,i beri ata me te forte e me trima . Ne zemerat e nxenesve te gjimnazit Vellezerit Frasheri qe iu arrestuan profesoret e tyre, u rrit  urrejta ndaj armiqeve gjakatare dhe veglave te tyre. Ata, barbarizmit te shtetit kriminel serb iu pergjigjen ne menyren e tyre shume te bukur e origjinale. Ata filluan te vishen me rroba kuq e zi dhe vune kesula te bardha, kudo jashte shkolles.

   Edhe ne Decan , ku sundonin  dy Sahitat(    hipte  njeri e zbriste  tjetri , shume me i zi i riu se  sa i vjetri), filuan mbledhjet e Partise ne cdo bashkesi lokale.

Pishtaret e lirise, u pergojuan me gjithfare epitetesh. Akti i tyre heroik  u quajt veper armiqsore, nacionaliste .Ja se ç’thuhej neper mbledhjet e partise:

Shoke dhe shoqe! Partija dhe organet e sigurimit te shtetit ne koordinim  diten e as naten nuk e bejne gjumin rehat,qe mos te na zene ne befasi armiqte e Jugosllavise dhe te bashkim vllazerimit.

Keto dite ato zune ne befasi nje grup armiqesor,me qender ne Gllogjan te udhehequr nga Ismail Haradini. Ky grup vepronte ne ilegalitet te thelle dhe kishte lidhje me emigracionin ne perendim qe vepron kunder vendit tone, Jugosllavise vetqeverisese dhe fruteve te revolucionit, bashkim vllaznimit te tegjitha kombeve dhe kombesive. Ky grup qe udhehiqej nga Jusuf Gervalla dhe inspirohej edhe nga Shqiperija Staliniste e Enver Hoxhes,donte te permbyste me dhune rendin tone  shoqeror dhe kushtetues, ne menyre qe Kosova te fitonte ne menyre antikushtese  statusin e Republikes e me vone ti bashkohej Shqiperise.

Jugosllavija e kombeve dhe kombesive eshte e forte dhe nuk do te kurseje burgun e  as plumbin kunder te gjithe atyre qe ngrene koken kunder Jugosllavise se Titos!.Rrofte bashkim vllazerimi i kombeve dhe kombesive te Jugosllavise Rrofte Jugosllavija e shokut Tito.

 

 Keshtu, keta renegate, diten e naten, mbledhje pas mbledhje mashtronin nje pjese te popullit qe i kishin shplare trurin,por ne shumicen e rasteve diskreditonin dhe veten e tyre.

 Tashti, zbraztia e krijuar nga mungesa e fatoseve te popullit qe u burgosen ndihej ne terren.Ata kishin eksperience te gjate ne veprimtarine ilegale. Ne , nxenesit e tyre, kishim veshtiresi sepse  aftesite tona ne raport me ato te  tyret ishin me te pakta. Megjithate  ,punen tone e favorizonte  situata qe tashti, ishte shum me e favorshme se ne kohen e tyre,sepse gjaku qe ujiti atdheun neper demonstratat e mars-prillit i kishte elektrizuar masat e gjera popullore.

Propaganda e ndyre shteterore perpiqej te ngjallte frike te masat e popullit duke trumbetuar me te gjitha mjetet e informimit  TV, radio e gazeta,duke thene se ne terren veprojne fuqishem organet e sigurimit  per te zbuluar grupet  e tjera qe propagandojne Kosoven Republike e te tjera e te tjera!

Ne keto rrethana ishte i  domosdoshem shtimi dhe konsolidimi i radheve tona. Si rrjedhoje e punes se madhe qe benim ç’do dite  antarsoheshin  anetare te rinj.

Radio Tirana qe transmetonte ne 36 gjuhe te huaja, bente punen e saj. Cdo  mbremje lexoheshin artikuj te Zerit te Popullit dhe te shtypit  boteror rreth ngjarjeve ne Kosove. Pas lajmeve qendrore ne TV jepej nje film artistik  apo nje drame .Filmi Balle-perballe me Sovjetiket na jepte  force , ndersa drama Epoka para gjygjit,ishte nje drame mrekulli e veçante.

   Nje ngjarje e asaj kohe qe na dha force e kurajo ishte ngjarja e Prekazit. Me 13 Maj te vitit 1981 forca te shumta policie e ushtarake te partise, shtetit e pushtetit te Herleviqit, Mehmet Maliqit, Xhevdet Hamzes, Azem Vllasit e Isa Mustafes sulmuan Prekazin kryengrites per te vrare ne shtepine e tyre  babe e bire Tahir e Nebih Mehën. Pushket nga frengjia e Nebih dhe Tahir Mehes ishin mesazhi me i kthjellte per sherbetoret e serbosllavise se pjesa e Shqiperise se okupuar nga sllavet e jugut kishte marre rrugen  pa kthim te mevehtesise. Ato krisma te pushkeve te lirise  ishin nje perkrahje e pamase per forcat revolucionare te atdheut per te vazhduar luften pa kompromis kunder armiqeve tane shekullor dhe ,sherbetoreve te tyre. Kjo ngjarje madheshtore u perjetesua edhe ne kullat e Isniqit legjendar nga te bijte e Muse Mehmetit, tashti deshmore te kombit, te cilet me 20 maj 1981 thuren dhe kenduan keto  vargje lirie:

Lum Kosova e lum Drenica

U ringjall Azem Galica

U ringjall Ahmet Delija

friken gjithmone ua pat Serbia

Luftoi baba me te birin

bash si Muja me Halilin

Lavdi trimave te Drenices

Kallen flake cetnikt t’Serbies

Luftuan trimat bene gajret

I kan vra 28-te

Marshoi populli me kunore

Emnin u ka vu  deshmore.

Ne rritjen e ndjenjave kunder skllaverise serbosllave, ne masen e popullit shqiptar,luajti nje rol shume mbreselenes  rrezimi dhe terheqja zvarre e bustit te cetnikut malazez, Peter Perla, emerin e te cilit mbante shkolla fillore e Irzniqit dhe 7 institucione te tjere ne komunen e Decanit, nga Isa Zhel Hasanaj, i torturuar ne burgjet e jugosllavise dhe baba i deshmorit te Kombit Artan Hasanaj.

Keshtu ,ne lufte dhemb per dhembe e fyt per fyt kunder udbasheve  e tradhetareve te kombit shqiptar,qe ishin vene ne sherbim te serbosllavise u mbyll muaji Maj i vitit 1981

Tradhtare mos lindte nena shqiptare,nese lindin mos u rritshin kurre,nese rriten mos u shtofshin,nese shtohen u farofshin!!!

Lavdi e perjetshme qendreses heroike qe bene neper gjygjet dhe  kazematet e serbosllavise, te burgosurve per ceshtjen kombetare shqiptare!

Te rinj e te reja, vellezer e motra shqiptare ! Kurre mos e harroni epopene e te pareve tuaj  te lavdishem,  amanetin e tyre per te bere   realitet  enderren  shekullore te shqiptareve: Shqiperine e Bashkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …