Dite e mërkurë, 1 prill 1981
Ishte dita kur u thyen vargonjtë e“ bashkim-vëllazërimit „ me sllavet e jugut. Dita e enjte e 26 marsit 1981 dhe ngjarjet e asaj dite u shpërndanë si rrufeja ane kënd trojeve te Shqipërisë natyrale. Gjaku qe u derdh ate dite qoi peshe zemrën e çdo shqiptari e shqiptareje atdhetare,qe nga Medvegja,Ulqini Shkupi e deri ne Gjirokaster, Tropoje e Shkoder. Diskutimet e Ali Lajçit, Fate Zymerit, Bexhet Imishtit , Imrane Koxhes me 26 mars, si dhe peticioni qe lexoi Riza Demaj na frymëzuan, na mbushen shpirtin dhe u bene motoja kryesore e ditëve ne vijim.
Terrori, gjenocidi dhe torturat qe u ushtruan mbi studentet e studentet ,sidomos ndaj motrave dhe vajzave tona,nga policia dhe oficeret e sigurimit shtetror serbosllav, nga te cilet ishte degjuar edhe shprehja:“neçesh da rodish nikad allbanac“(nuk ke per te lindur kurrë shqiptar) i, revoltuan dhe pezmatuan masat e gjera popullore te cilat as e kuptonin e as e desheronin „bashkim-vllazerimin „me vrasesit serbo-sllave.
Zemërimin e shkaktuar nga ato bisha te egra ,ate dite, nuk do ta mbuloje kurre koha dhe harresa ne vitet qe do te vinin.
Edhe organet e sigurimit te shtetit, ku, fatkeqësisht , mbi 90% ishin shqiptarë, u cakerrdisen. Keto organe kishin ne duart e tyre veç kerbaçit e torturave ,edhe lajkat dinake, te ndyra e perfide me qellim qe te bejne ndonje argat ne“aren“ e tyre.
Nje pjese e studenteve u burgosen, ne mesin e tyre edhe Ali Lajçi e Riza Demaj e te tjere. Me 27 mars para konvikteve dhe neper konviktet,brenda,vinte ere shkrumb e barut, dritaret ishin thyer nga granatat tym e lotsjellese te hedhura si dhe nga shkrehja e armeve nga xhelatet e zinj. Gjaku shihej ne cdo pellemb toke. Po ashtu, gjindeshin mjaft tesha te trupit te studenteve me te cilat kishin lidhur plaget e shokeve te plagosur e aty ishte edhe nje kanatjere e imja. Aty u gjenden edhe dy gishterinjte e dores se burrit me trim te Istogut, Isa Bajra qe i kishte humbur duke ua kthyer bombat mbrapsht, xhelateve ashtu si kishte bere dikur Kadri Bistrica.Keta dy gishta te Isa Bajres thua se flisnin e thoshin:“Edhe pse u shkoqem nga trupi i Isa Bajres,do te jemi prape ne kembezen e pushkes kur te na ftoje Isa Bajra. Barakat e studenteve, para konvikteve, ishin te pabanuara sepse ishin shkaterruar nga policia. Shume studentë e studente qendronin ne ankth e panik,nga njera ane per shoket dhe shoqet qe nuk ishin ne mesin e tyre dhe qe po perjetonin dramen me tragjike te shekullit,dhe nga ana tjeter prisnin se kur do te vintin agjentet e sigurimit per t’i marre nje nga nje… Per kete qellim, nga larte,kishte ardhur urdheri qe,te gjithe puntoret e sigurimit te shtetit,nga te gjitha komunat e Kosoves, te shkonin ne Prishtine per te identifikuar, sejcili ,studentet e komunave te tyre.Keto organe te poshtra e te ndyra ne ndihme kishin edhe qytetare serb .Njeri nga keta,malazezi Delibashiq ,shtiu me arme zjarri nga shtepija e tij dhe plagosi nje vajze te shkolles se mesme, Besaquhej dhe ishte nga Gjilani. Tani ne mesin e studenteve, flitej hapur qe, tashme, nuk mund te kete me kthim mbrapa dhe se duke sakrifikuar qofte edhe gjakun tone ,lufta duhej te ecte përpara. Cdo kthim pas ishte nje tradheti ndaj ceshtjes Kombetare dhe idealeve tona fisnike e Atdhedashese.
Ne këtë atmosferë u gdhi, Dita e mërkurë 1 prill 1981
Ne kete atmosfere u gedhi, Dita e merkure 1 prill 1981 Diku, mbi konviktet e studenteve, kishin qene duke punuar ne disa objekte te rinj nje numer i konsiderushem i puntoreve te ndermarrjes Ramiz Sadiku te cilet kishin ndjekur me vemendje gjithe dramen e 26 marsit. Ata kishin tentuar te futen ne radhet e studenteve per tu bashkuar me ta,por ishin penguar nga policia. Me 1 prill 1981, diten e merkure, diku nga ora 11:30 ata, te gjithe sa ishin,te mbushur me urrejtjen e grumbulluar ndaj dhunes se pushtuesve serbe,malazeze e maqedonas,kunder shqiptareve,cka lexohej haptazi ne fetyrat e tyre, dhe te indinjuar nga barbarizmat e policeve xhelate se si ishin sjelle ndaj nesh, e sidomos ndaj motrave tona me 26 mars,qe i kishin pare me syte e tyre,filluan te brohoritnin: „Jemi me studentet,jemi me studentet,jemi me studentet!“.
Ky solidarizim sherbeu si nje shkendije e vogel qe ndezi zjarrin e madh te revoltes popullore per liri. Menjehere, punetoreve te Ramiz Sadikut iu bashkuan masat studentore qe ishin me sy te perlotur per shoket dhe shoqet qe nuk ishin ne mesin e tyre. Turma sa shkonte e rritej, dhe filloi marshimin drejt qytetit. Perballe tyre u rreshtuan forcat e rendit policor te Prishtinës ne ndihme te te cileve kishin ardhur perforcime nga Serbija,Mali i Zi e Maqedonia. Tashti perballe ndodheshin titani popull dhe rrogemarresit qeveritare-policet.
Perpjekja e policise per te ndalur marshimin, deshtoi sepse pjesa me e madhe e turmes depertoi drejt qytetit, ndersa gati nje e katerta, u ndaluan pak pa hyre ne qytet. Qendruam ne rruge. Prane ishte nje shtepi e vogel nje kateshe.
Dielli i prillit bente vape dhe te pervlonte me shume kur i bashkohej edhe efekti i gazit lotsjelles. Ishte e veshtire edhe te merrnje fryme. Qendruam aty rreth nje ore ndersa turma rritej cdo minute nga njerez te moshave te ndryshme. Kishim etje te madhe dhe nje njeri nga ajo shtepi e vogel aty prane, perpiqej te sillte sa me shume kova me uje per demonstruesit. Edhe une iu afrova prane te pi nje gote uje dhe pashe se ai qe banonte aty,ishte Deme Mahmutaj nga Lubeniqi, referent ne katedren e gjuhes dhe te letersise. Kur turma u rrit, depertoi ne qytet per t’ iu bashkuar turmes dhe mases popullore qe kishte kapluar Prishtinen nga te kater anet.Pike takimi ishte sheshi para Komitetit te LKJ Ishte ora diku rreth 15.00
Ajo qender e Prishtines u mbush plot e perplot me njerez qe dukeshin si dasmore. Kishte edhe nxenes te shkollave fillore e te mesme. Atje ishte cdo kush qe ne damaret e tij i rridhte gjak shqiptari . Ky miting çorri masken e falsifikuar,te fabrikuar nga kolona e peste e te ashtuquajturit „bashkim – vllazerim“ Turma e grumbulluar gjemonte deri ne kupe te qiellit,me thirrjet: „Jemi shqiptare e jo jugosllave“;“ Kosova eshte shqiptare“;Trepca eshte e jona,Trepca eshte e jona“;Kosova Republike“;“ Te lirohen te gjithe te burgosurit;“Trepca punon Beogradi nderton „Adem Demaçi, Adem Demaçi, Adem Demaçi“;“Jemi shqiptar jo Jugosllave“;“ Te gjithe per nje e nje per te gjithe!“ Keto thirrje perseriteshin here pas here dhe nderpriteshin nga kenget popullore , si ajo e Sefe Koshares e Mic Sokolit. Kercet topi e gjemon trolli; kenga e Pal Melyshit, Ushton gryka e Kaçanikut,e tjera e tjera. Koha ishte me diell,dhe kur njerzit lodheshin uleshin ne asfallt.
Buka,uji dhe cigaret nuk mungonin. Aty rreth ores 15:30 minuta nje grup nxenesish te shkollave te mesme mbanin ne duar nje njeri pa floke, me koken te rruar. U hap fjala se kishin liruar nga burgu Ali Lajçin. Lajmi u hap si rrufe. Ne,qe tani e njihnim mire Aliun u befasuam dhe vrapuam qe ta shohim,bile u gezuam sepse menduam se ai u lirua nga presioni i kryengritesve. Mbas shume perpjekjesh,per shkak te turmes se madhe te njerezve, mezi arritem te vendi ku ndodhej personi qe sollen nxenesit. Ai kishte koken sa dyfishi i kokes se Aliut dhe e mbante te ulur ate. Shoku im Ramiz Ismaili, pasi e pa e pyeti:“Kush je ti?“ dhe ai me nje ze te marre u pergjegj:“Aliu,Aliu,jam!“ Po cili Ali je ti-vazhdoi pyetja. Ali Lajçi. Kur njerezit mesuan se ky ishte nje mashtrim u leshuan mbi te duke e qelluar pa meshire deri sa ai pranoi se ishte nje minoritar me kombesi turke qe ishte detyruar nga sigurimi i shtetit për tu paraqitur si Ali Lajçi.
Nenat dhe motrat tona prishtinase gatuanin pa nderprerje duke siguruar buke dhe ushqime per pjesemarresit. Aty rreth ores 17:00 ,ne nje blin prane Komitetit ,hipi nje punetor i Ramiz Sadikut me nje megafon ne dore dhe filloi fjalimin e tij.Sapo ai filloi te flase,zhurma e turmes u nderpre si me komande.Te gjithe degjonin me vemendje. Fjala e tij na ndezi flake dhe çoi peshe zemrat tona. Vellezer e motra Punetore,studente e nxenes,ju femijte e mij te vegjel,e popull shqiptar! Kemi dale ne rruge sot ,bashkarisht ,nga te gjitha trojet tona si e ka zakon shqiptari,te protestojme,per dhunen e terrorin qe u ushtrua mbi djemte e vajzat tona studentë e studente me 26 mars,si dhe kunder genocidit qe ushtrohet ndaj ketij populli qe nga viti1945 e deri me sot, Kemi dale te kerkojme te drejtat tona qe,edhe ne, kombi shqiptar, qe jeton ne trojet e veta, ilire e dardane te jemi te barabarte me popujt tjere te Jugosllavise.
Kemi dale te kerkojme dhe te mbrojme Republiken Shqiptare ne Jugosllavi
Kemi dale te kerkojme dhe te mbrojme Republiken Shqiptare ne Jugosllavi ku brenda saj te perfshihen te gjithe territoret shqiptare, Per keto kerkesa tona te drejta nuk do te kursejme edhe piken e fundit te gjakut prandaj vellezer e motra per kete qellim ne nuk do tu frigohemi cetnikeve te Beogradit. Me fat dhe,rrofte Republika shqiptare ne Jugosllavi, Keto ishin disa nga fjalet e punetorit i cili pas kesaj u largua me te shpejte. Fjalet e punetorit, per ata qe nuk i kishin degjuar sepse ishin larg , dhe per te tjeret qe nuk ishin ne meting u shperndane si rrufeja ane e kend Prishtines e Kosoves. Dielli u fsheh nen maje dhe erdhi mbremja. Rreth ores 19:30,populli priste ndonje reagim per kerkesat e paraqitura,por kocobashet komuniste serb me kombesi shqiptare perhapnin genjeshtra per te qetesuar njerezit si psh.se do te na sillnin Adem Demaçin,thuhej se do ti lirojne te gjithe te burgosurit, e fjale te tjera nderkohe qe policia e perforcuar edhe me police te ardhur nga Serbia, ishin pozicionuar dhe kishin marre masa te rrepta per ta sulmuar popullin duarthate e te pa mbrojtur,nga te kater anet . Rrreth ores 20:00 ,ne mbremjen e 1 prillit, filloi sulmi me te gjitha mjetet qe nga granatahedhesit me predha lotesjellese, dajaku e deri te perdorimi i armeve luftarake.
Prishtina u shnderrua ne tym e ne flake. Degjohej ne kupe te qiellit britma e femijve dhe, nenave tona nga sjelljet vandale e goditjet me shkopinj gome. Keshtu, me dhune e terror qendra u lirua, nga demonstruesit, por ne cdo lagje e rrugice te Prishtines, turma studentesh e djem te rinj, qendruan ne lufte balle per balle me hordhite qe ishin dirigjuar nga Beogradi,deri ne oren 2 te mengjesit. Pas ores dy te nates, grupet filluan te shperndaheshin,por te besatuar me besa- bese se neser prape do te delnin ne demonstrata.
Te nesërmën , diten e enjte të 2 prillit protestat kulmuan në tërë Kosovën
Te nesermen , diten e enjte, me 2 prill e njejta gje u perserit neper hyrje te qytetit, por ishte e pamundur qe te depertonim ne qender te qytetit , se per cdo ore vinin perforcime te reja policije. E njejta gje ndodhi edhe te premten me 3 prill edhe te shtunen me 4 prill. Prishtinasit dhePrishtina e Hasan Prishtines gjate tere atyre diteve i mbanin dyerte hapur diten e naten.
Dmostruesit ishin te lire te hynin e te dilnin lirisht si ne shtepin e tyre qofte per te ngrene,qofte per te pushura,ose per te kerkuar ndonje qepe per ti ferkuar syte, sepse qepa te letsonte nga lotsjellesit.Ato dite ka ndodhur qe te thyhen edhe xhamat e ndonje argjendarie,por as nje unaze ari, sa do e vogel, nuk ka munguar,sepse rinia studentore e populli yne liridashes ishte edukuar,e kalitur me frymen e atdhedashurise,njerzise e me nje moral te larte.
Ne mbremjen e 2 prillit shkuam me disa shoke ne nje familje per te degjuar lajmet e mbremjes dhe per te dale prape jashte.Po ç’te degjonje? Deklaraten e shokut Xhavit Nimani kryetar i kryesise te KSA te Kosoves, apo me 3 prill fjalen e Fadil Hoxhes para aktivit politik te Prishtines, qe folen me zi se sa vete serbet.
Lajtmotivi i ketyre fjalimeve te nderprera shpesh here nga „duartrokitjet frenetike“ te pjesemarresve ishte ky: „Demostratat jane te organizuara nga armiqte e brendshem e te jashtem te Jugosllavise-Jemi unike ne rrugen e Titos.“ Me 6 prill fjala e Dushan Ristiçit ishte me te njejten permbajtje , ashtu si edhe fjala e Fadil Hoxhes, Xhavit Nimanit e Mahmut Bakallit ne mbledhjen e 16 -te te KK te LK te Kosoves.
Me 3 prill hyri ne fuqi ora policore. Ishte e ndaluar te te behen bashke mbi dy persona dhe Prishtina u rrethua me tanke , topa e ushtri. Demonstratat e 26 marsit,1,2,e3 prillit 1981 pasqyronin akumulimin e urrejtjes shekullore ndaj bishave te karpateve dhe ndaj sahanlepiresve te tyre,per fat te keq shqiptare e bij shqiptaresh. Ato ishin produkt i genocidit dhe etnocidit shtetrore serb te organizuar e te zbatuar me zell nder dekada qe nga serbija e pare,e dyte e trete, dhe nga kasapet e popullit shqiptar Tito-Kardel-Rankoviç, Stefanoviç e Milan Gjuriçit.
Ato shin mbeshtetje per luften e brigadave te Shaban Polluzhes, Skender Kadriut dhe brigadave te tij. Ato ishin pekrahje e vendimeve dhe rezolutave te konferences se Bujanit per zgjidhjen perfundimtare te problemit te Kosoves qe kerkonin bashkimin me vendin ame sipas parimit te te drejtes se vetvendosjes se popujve. Ato misheruan amanetin e atyre djemeve dhe vashave qe dhane gjakun e tyre ne lule te rinise,amanetin e atyre qe u torturuan me pranga ne duar e ne kembe ne ferrin e Goli Otokut. Jane amanet i shume brezave qe u pushkatuan me gjygj e pa gjyq vetem e vetem qe atdheun e Arberit ta shohin te lire e te bashkuar,jane amanet i varreve te te pagjeturve te luftes se dyte boterore, ane amanet i jetimeve qe u rriten pa prinder sepse prinderit e tyre u bene fli per atdhe e per liri,jane amanet i te birit te Fazli Grajqevcit, Flamurit qe korbat e zinj i nxorren syte e ballit pa i shijuar ditet e femijerise, jane amanet i atyre motrave qe mbeten pa te vetmin vella,jane amanet te atyre nuseve qe u kthyan ne gjini,,jane amanet i lene brez pas brezi i Isa Boletinit,Idriz Seferit Bajram Currit, Sulejman Vokshit, Cerciz Topullit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtines,Selam Musa Salarise, Hajdar Dushit, Din Zenelit nga Babina, Emin Durakut, Salih Shatrit,Gjon Serreqit etj, jane misherim i profeteve te atdheut qe u organizuan ne organizata ilegale,e u betuan ne flamur se per Liri e per Shqipni jeten tone do ta bejme fli, jane reflektim nga shkrimet e koloseve Jusuf Gervalla e Kadri Zeka ne gazetat Lajmetari i Lirise,Zeri i Kosoves , Liria qe u shperndane anekand trojeve te gjysmes se Shqiperise se okupuar nga bandat cetnike te Tito vampirit. E shkruajtur ne kullat e te pareve te Isniqit , e dale nga nga shpirti i te bijve te Muse Mehmetit,tani deshmore te atdheut ,kjo kenge e thjeshte kumton keto fjale:
Nenat tona lavdi paçin qe na linden Adem Demaçin Hydajeta e Ukshin Hota qe per ta ndegjoj ter bota, Ismail Xhemailin bashk me shoke qe gjygjtaret i pshtyu ne koke per te drejta dhe Republike Ne luftojme me cdo armik Ali Lajçi mjekerr zi sa mire foli per shqiptari per te drejta t`popullit shqiptar qe u mohohen vite me radhe
Viti 1981 (muaji mars e prill),eshte viti kur u hodhen themelet per clirimin e gjysmes se Shqiperise se robëruar, si dhe, eshte, mesazhi me i qarte se nga keto troje iliro-dardane do te fillonte shpartallimi i krijeses se quajtur Jugosllavi. Prandaj qani,me lot e mos pushoni ju ithtare sherbetore, kolaboratore, UDB-ashe,qe ende shpirti, gjaku e mendja e juaj tuaj jane te roberuar nga sindromi i „bashkim- vllazerimit,“qe i solli kaq te keqija Atdheut tone te dashur.
Fale qendreses mbinjerzore, fale gjakut,te derdhur rreke neper shekuj,fale sakrificave titanike,dhe vendosmerise te te gjithe atyre qe u persekutuan, burgosen dhe lane pjesen me te mire te jetes qe nga Idrizova, Lepogllava e deri te Goli Otoku famekeq,lindi u rrit dhe,e cliroi nje pjese te mire te Shqiperise natyrale Ushtrija Clirimtare e Atdheut.
Lavdi e perjeteshme pishtareve te Lirise, Prekazit legjendar te Ahmet Delise,Tahir Mehes, dhe i 56 deshmoreve te atdheut te familjes Jashari sidhe gjeneralit me te madh,te te gjitha koherave, qe ka nxjerre trualli Shqiptar gjer me sot ,Adem Jasharit I paharruar qofte 1 e 2 prilli i vitit 1981 Mos te guxoje kush te shkele mbi gjakun e Adem Jasharit ,dhe deshmoreve te tjere te Atdheut Rofshin shqiptaret dhe shteti i tyre 6 milionesh!!