Ramushi, prapë në pranga, dhe nuk do te jete hera e fundit, që ai do te prangoset sa here qe e do interesi i Serbisë, miqve te saj evropianë dhe i sahanlëpirësve zuzarë ne mes të Prishtinës. Ky emër qe nuk lakohet, ne as një rasë dhe as në një kohe, por mbetet Ramush para lufte, dje, në luftë sot në një gjysmë paqeje e nesër, nesër te Molla e kuqe. Po i paguajmë haraç Francës, sepse tash 150 vite te shkuara Evropa nen kryesinë e Francës improvizoi artificialisht te pa qenen Mbretëri SKS, në vitin 1923 Mbretërinë e Jugosllavisë, mbi tre çerek të territoreve te Shqipërisë natyrale. Pra ata, ose ato që i prishin këto investime të Francës ne Serbo-sllavi duhet të ndëshkohen.
Tani 60 vite të shkuara nga vitet 1956-1957 qe ishte dimër i acartë e i egër, temperatura te larta, ne bore e shi lidheshin për lisi shqiptaret e mjerë rriheshin, torturoheshin, dhe i hapnin varret vete e varrosnin për se gjalli, jo te gjithë, por vetëm ata te cilët nuk lakoheshin. Asokohe ishin ne pushtet: Fadil Hoxha, Kolë Shiroka, Ali Shukria e Mehmet Maliqi, por nuk bënin zë pse “rebelët shqiptarë myslimanë” duhej t’ ia mësynin Shkretëtirave te Anadollit e rebelët shqiptarë katolikë duhej te iknin viseve te Kroacisë e Sllovenisë. Burgjet mbusheshin plot e përplot shqiptarë, besa edhe hoxhallarë, qe nën shallin e bardhë të imamit ligjëronin se atdheu është mbi te gjitha, se ortodoksi, Fan Noli, katoliku, Luigj Gurakuqi e myslimani, Bajram Curri janë vëllezër te një gjaku, te një atdheu e një gjuhe. Dhe Goli Otoku të zi i shtoheshin edhe Mulla Zeke Bërdynaj, Mulla Hysen Berisha e Mulla Ramush Shatri ku vuajtën dënime nga 10-15 vite burg vetëm se ishin predikues të kombit.
Tani pas 60 viteve po na përsëritet e njëjta gjë, një dimër i egër e acar i pa sosur. Kosova mbuluar me një jorgan te bardhe,dhe me një qeveri te zeze katran, për t’i arritur qëllimet e veta ne dëm te kësaj Kosove që:
Te shtate krajlat e kane mësy
Done Kosovën me e përbi
Nuk ka një kuti e sa nje bashqe
Qajnë njerëzia me lot për faqe.
Dhe dite e natë, Isa Mustafa nuk e heq nga goja votimin e demarkacionit e te asociacionit. Dhe nëse dikush ia turbullon ujin sikur Ramush Haradinaj me shoke, ky akuzat i ka ne xhep dhe i nxjerre nga xhepi kur ti duhen, duke i përmendur “Liqenin e Radoniqit”. Po a e mendon ky njeri se edhe shokët e tij Ali Shukria Kole Shiroka e ish-kryeministri Rrahman Morina na kanë bombarduar me fjalët: Bashkim-vëllazërim. Nuk ka më Dushan Ristiq e nuk ka më Bozhoviq, prandaj largohu. Lejoi brezat e rinj ta thonë fjalën e vet për at vend, që e kanë stërpikur me gjakun e bijve më të mirë, çdo pëllëmbë te atij vendi.
Sido qe të jetë, kohët kanë ndryshuar në favor te trojeve shqiptare jo nga ithtarët e bashkim-vëllazërimit, por nga ithtarët e nacionalizmit, irredentizmit e separatizmit shqiptar. Dhe Ramushi, pastaj djali i nënës Ajshe nga Duboviku, djali i nënë Hana Leshit nga Vraniqi, i nënë Nurije Hoxhës nga Juniku, i nënë Emines nga Isniqi do të dalin fitimtarë mbi armiq e tradhtar, sepse e kanë bekimin e nënave te të gjithë dëshmorëve të atdheut.