Mehmet Musa: Shqiponja e Bjeshkëve të Nemuna, Malë Sherif Morina (1963-14.12.1986)

Mehmet Musa: Shqiponja e Bjeshkëve të Nemuna, Malë Sherif Morina (1963 – 14.12.1986) 

Në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi ,gjysmën e Shqipërisë së okupuar nga serbosllavia e karakterizojnë ngjarje tragjike , të dhimbshme, trishtuese e të mjerueshme.Vrasje të panumërta te shqiptareve, me gjyq e  pa gjyq, tortura e zhdukje fizike nga më të ndryshmet,shpërngulje masive, të shqiptarëve myslimanë në shkretëtirat e Anadollit e të shqiptarëve te krishterë në viset perëndimore të serbosllavisë , ne Kroaci e Slloveni.

Me miratimin dhe marreveshjen direkte  të Tito,Kardelit dhe Rankoviçit ,pas vitit 1945, sidomos pas mbledhjes nga data 8 e  deri me 10 korrik,1945 në Prizren,ku me shumicën e delegatëve shqiptar(shikojeni dokumentin e tradhetisë) u vendos që Kosova dhe krahinat e tjera shqiptare të hynë në gjirin e Serbisë federale.

Formacionet ushtarake te Drazha Mihajlovicit dhe ato çetnike ,qe kishin venë nga një yll në kapelë,dhe vetquheshin partizan, filluan të spastronin terrenin.

Ata e filluan me 782 mësues,arsimtare e profesore,që duheshin eleminuar dhe zhdukur nga faqja e dheut e,pastaj vazhduan me nacionalistët irredentistë e seperatistë që kishin qenë përkrahës të   kryengritjes së armatosur në Drenicë që e udhëhoqi gjenerali i pavdekshëm Shaban Polluzha.

Në këte mënyrë, ata,dalë-ngadale,filluan të shkulin me rrënjë çdo gjë që ishtë shqiptare në gjysmën e Shqipërisë së okupuar.

Fatkeqësisht e tërë kjo ndodhi sepse populli ynë fatëkeq ishte i ndarë në dy tabore,ku pjesa dërrmuese u radhit në përkrahje të okupatorit të ri serbosllav, duke perkrahur parrullen e bashkim -vllazerimit të stisur nga okupatori për interesat e tija dhe një pjesë, shumë e shumë më e vogël, u radhit në krahun e të mundurve por,kurrën e kurrës të te nënshtruarve!

Për të kryer sa me më sukses, këte spastrim etnik,këte etnocid e genocid në ballë të piramidës ishte vënë sektori i OZN-ës dhe ai i UDB-ës,

Shefat që udhëhiqnin këto akte makabre ishin serbe e malazeze si,Jovë Bajati,kapetan Mujashi, Branko Zhuvali,Vojë Sllaviçi ,Vujë Vujvodiçi,e më i zi se këta ishte shqiptari Musa Gjakova, në stacionin e policisë ,në Gjakovë.

Me udhëzimin e akademisë së shkencave serbe, që kjo Golgote të kishte nje sukses edhe me të madh, u mor vendimi që të gjithë puntorët e sigurimit  serbo-malazeze të zevendësoheshin me shqiptarë servilë dhe me te vertetë ,keta servilë  që iu dha arma në dorë ,u treguan 7 here më serb e malazeze.

Praktika e zevendesimit të punëtorëve të sigurimit nga servilët dhe kolaboracionistet shqiptarë duhej të aplikohej sipas një skenari të murëmenduar.Shumica e tyre duhej të rekrutoheshin nga radhet e mësuesve të shkollave fillore, me stazh pune nga 4-8 vjet.Populli thote se , çka shtëpia e tregon fëmia dhe të rekrutuarit merrnin  informata,nga fëmijët e vegjël,për familje të caktuara të dyshuara.Femijet pyeteshin nga ish mesuesit psh se kush shkonte mysafir me shpesh;nga cili fshat ishte mysafiri dhe çfarë fliste në odë ai.Nese fliste mirë për shokun Tito apo për ndonje tjetër.Femijet pyeteshin per vendndodhjen e të afërmve si dhe  për  miqtë  e familjës.Ata pyetëshin nese prinderit lexonin ndonje gazete tjeter veç Rilindjës.Nese lexonin një liber të trashë e të vjetër duke aluduar për Lahutën e Malësisë e të tjera e të tjera pyetje provokuese.

Detyrë e veçante e tyre ka qenë edhe survejimi i këshillit të mësimdhësësve në përgjithësi e,i ndonjë mësimdhënësi të caktuar  në veçanti.

Pas stazhit në shkollat tetvjeçare këta mësues kalonin direkt me detyrë në organet e sigurimit me një bagazh informatash goxha të madh për cilindo qe u interesonte .Kjo dëshmohet më së miri se mbi 80% e punetorëve të sigurimit shtetror , kanë qenë mësues dhe arsimtare në shkollat tetevjeçare,para se të punonin në sherbimin serb të sigurimit shteteror.

Tetë vjet në vijën e parë të frontit!

 

                                               Malë Sherif Morina   1963-14.12.1986  

 

Pasi u shua me zjarr e gjak kryengritja e Drenicës,pasi nuk mbeti pus i shtepive të trojeve të gjysmës së Shqipërisë së robëruar pa i patur nga tre,katër apo pesë shqiptar të hedhur e të mbytur në ujë,pasi u shua çdo shkëndi e armatosur e ndezur  për liri e bashkim kombëtar ,pasi nuk ngeli familje që i respektonte  vendimet e Konferences se Bujanit, pa i shkuar gjema të dera,një pjesë jo shum e madhe e popullit të Shqipërisë natyrale,të okupuar nën serbosllavi u mund por ,kurrën e kurrës nuk  u nënshtrua!Vetvetiu në këte tabor ben pjesë edhe gjaku  dhe oxhaku i bijëve e nipave të Ali Bajramit të Morinëve të Lubeniqit të Pejës.

Në këte truall lindi Malë  Morina me 6 janar 1963 nga baba Sherif Alia e nëna Bute Cukaj bija e Bardhec Hysit nga Rugova. Prindët Sherif e Bute Morina kishin 5 djem e tri vajza,Mala ishte fëmija i 4 në radhë. Katër klasët e fillorës i kreu në Lubeniq,ndërsa 4 të tjera i kreu në fshatin Raushiq,ku  nga viti 1977 e deri në vitin 1980 kreu shkollën e mesme në gjimnazin  „Vëllezërit Frashëri „ në Deçan.Në vjeshtën e këtij viti ai shkoi për të kryer shërbimin ushtarak në Vehrnik të Sllovenisë deri në shtator të vitit 1981.

Malë  Morina u rrit pa kaluar fazën e fëmijërisë,sepse nëna Bute ,që në djep ,e gatoi si burrë para kohe,herë duke kënduar ninulla e herë duke vajtuar për të parët e sajë që sa here ishin larë në gjak me hordhitë e Cerrnagores,e me ushtrinë e Mark Milanit.

Sa gjak ishte derdhur për trojet e arbërit  që ,sot i ka Mali i Zi.Sa here ishte larë në gjak Qafa e Çakorrit,nga heroizmat e Jashar Haxhës,Kurt Asllanit,Çelë Shabanit,Rrustem Ukës,Xhemë Sadrisë ,Keri i Sadri Bardhit,Zhukë Haxhisë ,e për babanë e sajë Bardhec Hysin i cili vdiq me shtatë varrë(plagë) në trup të mara në luftërat kundër Cerrnagores.Xhaxhai i sajë, Iber Hysi,  një luftëtar trim e i pa epur në luftë kundër brigadës së Bokës së Kotorit,kishte rënë në  fushën e nderit ballë për ballë me bishat malazeze. Dajët e nënë Butes, Zenel e Tahir Kastrati nga Koshutani  ishin zënë të gjallë në këte betejë  ,dhe ishin burgosë në kullën e Sheremetit në Pejë e me vone u pushkatuan por që e kishin paguar veten dhjetë fish. Edhe në burg, në kullën e Sheremetit ,ata e treguan veten se jan gjak i Kastriotit duke i mbytur me prangat që kishun në duar dy police serbë që ishin roje burgu në shtëpinë e Sheremetit.

Edhe babai, Sherifi, nuk nguronte të trgonte vuajtjet dhe mjerimin që kishte parë me sytë e tij në luftën e dytë botërore,ku si 15 vjeçar e kishin rrembyer bandat e brigadës së Bokës së Kotorrit dhe e kishin dërguar në luftë deri në Triestë. Ate e kishin marrë ,pa e pyetur fare, në vend të vellait të tij ,Avdylit, që ishte më i madh (17-18 vjeç). Pasi përfundoi lufta ai u kethye nga Triestia sebashku me disa bashkluftëtare ,herë me vapor e here me këmbë deri në Tivar ,një natë pasi kishte përfunduar masakra e Tivarit.

Atë natë ata i futën në një shtallë deri në mengjes, me që ishte terr .Gjithe natën e kishin kalua nëper pusa uji,por kur u gedhinë në mengjes ,panë me sytë e tyre se ata pusa kishin qenë pusa gjaku të derdhur nga trupi i shqiptarëve të masakruar  një natë më parë.

Të gjitha këto, por edhe shumë ngjarje tragjike që kishte dëgjuar me vëmendje nga goja e nenës Bute dhe babë Sherifit, kishin ndikuar në formimin psikologjik të ,Malë Morinës për çështjen kombëtare ,duke e bëre që të vihet me gjithë forcën e tjë morale,fizike e psikologjike në vijën e parë të frontit, tetë vjet rresht ,pa u ndalur ,frikësuar e hamendur, duke luftuar ditë e natë për ta bërë Shqipërinë taman Shqipëri me gjithë territoret e sajë.

Në shtator të vitit 1977 ,Mal Morina u regjistruanë vitin e parë në gjimnazin ,Vëllezërit Frashëri në Deçan. Duke qenë në bangat e gjinnazit ,shpeshëhere i silleshin në mendje fjalët e nënës Bute që ndonjëhere i prishnin edhe koncentrimin gjatë orëve të mësinit.Të gjitha theniet e saja ai i kishte regjistruar në trurin e tij të njomë ,dhe ishte i mbushur plot e përplot urrejtje ndajë okupatorit gjakatar serbomalazez e tradhtarëve të vendit.Në orën e mësimit të historisë tregon prof.Selim Lokaj,atij nganjëhere i mbushëshin sytë me lot,thua se kishte ndonjë hall shum të madh.E vërteta ishte se Mala ,kishte vënë mbi supet e tija të njoma  një hall shumë të madh në rrugën që kishte hyre pa kthim prapa i vendosur  që të jete ushtar i Atdheut deri sa damari i tij ti rridhte gjak  .

Vrasjet në front ballë-përball të dajeve të tij të Rugovës me cubat  e  knjazit të Malit të Zi,nuk i brenin shpirtin aq sa i brente zemrën kryeçetniku malazez Brank Zhuvali që ishte postkomandant në stacionin policor të Kuqishtës,e që nga viti 1955 e deri në vitin 1957.Ai kishte bërë masakra të llahtarshme ndaj malsorëve të Rugovës duke i lidhur me shallet  e tyre nepër pemet buzë Bistricës e duke i lënë me këmbë në ujë tërë natën në dimërat e egër. Këto ngjarje ia kishte treguar nëna Bute që kur ishte fëmijë ,në shkollën fillore.Bile ishte aq i lidhur ngusht me nënën Bute, Mala sa që nganjëhere nëna i thoshte Malës ty të ka nëna edhe djalë edhe çikë.

Në vitin shkollor 1977-78 nder nxenësit e tjerë që kishte një respekt të madh për,sjelljet dhe suksesin shenbullor të  tyre,u shoqërua me shokun e tij të klasës Haxhi Avdyl Berisha nga fshati Prapaqan.

Babai i Haxhiut ishte djalë i motrës së kaçakut të maleve Bardhosh Dinë Gërvalla.Gjatë bisedave të lira jasht orëve të mësimit ,sidomos në vitin e tretë te gjimnazit, në vitin shkollor 1978-79,kur fituan besimin e ndërsjelltë duke biseduar çdo here kundër pushtuesit serbomalazez,Haxhiu e njoftoi se i kishte daje të babait Hysen,Jusuf e Bardhosh Gërvallën,dhe i propozoi që të takohet me njërin nga ta.Mala ,që tani ndihej edhe më i sigurtë sepse ishte i brumosur,motivuar dhe mbushur plot urrejtje ndaj cubave të Malit të Zi e priti me gëzim të madh ofertën për takimin me bijtë e kaçakut.Fillimisht ai u takua me Hysen Gërvallën ,pastaj me Jusufin e Bardhoshin.Pas dy tre takimeve u vendos që Malë Morina, të pranohet antar në organizatën ilegale Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi.

Në qershor të vitit 1979 brenda në makinën që kishte ardhur për pushim nga Gjermania,Bardhosh Gërvalla ,Malë Morina dha betimin para Hysen e Bardhosh Gërvallës,në rrugën Drumi i Telit që sot quhet rruga „Lëvizja Kaçake“dhe u pranua anetarë i LNÇKVSHJ-ë me të  drejta të plota,kur ishte ne moshen 16 vjeçare.Me tu kethyer në Prishtinë Bardhoshi me Hysenin e njoftuan Jusufin edhe për një antarë të ri që iu shtua organizatës,Jusufi u tha dy vëllezërve të tij,se duhej pritur edhe pak sepse eshtë shum i ri .Edhe pse eshtë shum i ri, ai eshtë shum i mençur,i vendosur ,i ngritur dhe largpamës,ia pret i vëllai , Hyseni, prandaj jemi  vonuar për ta organizuar Malën,sepse Malën e kam provuar.Eshtë trim,eshtë i shkathtë, eshtë i zoti ,bile bile kam besim edhe më shum se në veten time,sepse njeri më të pjekur e të formuar në planin kombëtar nuk kam takuar ndonjëhere gjerë me tani, ndërsa mosha e re e tij vetëm sa ja shton nderin,krenarinë e burrërinë si Malës,si neve,si organizatës ashtu edhe Atdheut tonë të robëruar.Përmes Jusuf Gërvallës,Mal Morina ra në kontakt me Xhemail Blakaj nga Vrella,e Istogut,dhe se bashku me Xhemail Blakaj ,Mala ,në prag të vizitës se kasnecit Tito në vjeshtën e vitit 1979 në Kosovë perpiluan dhe shpërndanë traktin:

Gazeta  NIN e Beogradit gënjen,ndërsa gazeta YLLI e Tiranës flet çdo here të vërtetën,ku ndër të tjera demaskohet Tito dhe titizmi si armik i përbetuar i kombit shqiptar.Para çdo vizite të Totos në Kosovë,sigurimi i  shtetit merrte masa për pastrimin e terrenit per shkaqe sigurie nga nacionalistet e të dyshuar për veprimtari „armiqsore“.Me këte rast për pak sa shpëtoi Jusuf Gërvalla i cili u arratis në Gjermani të  i vëllai Bardhoshi,ndërsa Hysen Gërvallën e burgosen dhe e dënuan me 3 vjet burg.Kësajë gjuetie shtrigash nuk i shpëtoi edhe 16 vjeçari Malë Morina.Me 14 dhjetor 1979 ai u e burgos.Mbi te u ushtruan tortura nga më çnjerzoret.Ai u pyet se çfarë e lidhte ate me armiqte e perbetuar të Jugosllavisë si vëllezërit Gërvalla.E rrahen,e keqtrajtuan,i bënë shantazhe nga  me të perbindeshmet ,siç dinin të benin xhelatët e zinj.Ai  e përballonte dhunen mbi te me buzqeshje duke kujtuar qershorin e kaluar dhe betimin e dhënë në makinën e Bardhoshit para tijë dhe Hysen Gërvallës. Në ndonjë pauzë të torturave ,ndërroheshin inspektorët xhelatë të sigurimit, e ata që vinin pas tyre i ofronin edhe lëmoshë e,para nese bashkepunonte me ta.Por sa lëkunden Bjeshkët e Nemuna aq,lëkundej ushtari i lirisë Malë Morina në betimin e dhënë per të luftuar deri në frymën e fundit për bashkimin e trojeve shqiptare.Me që konsiderohej si i mitur,pas 21 ditë torturash e liruan si të pafajshem.

Torturat dhe rrahjet në SUPIN e Pejës ia shtuan akoma më shumë urrejtjen ndaj regjimit gjakatar, dhe vendosmërinë për të marshuar deri në fitore.Ai u rezistoi torturave dhe nuk tha asnjë fjalë edhe pse shumë nga çeshtjet që u interesonin xhelatëve kishin autoresinë e vet Malë Morinës.Ballafaqimi me organet e sigurimit serb në Pejë të Mala ndikoi pozitivisht,duke patur parasyshë përmirsimin e sjelljeve të veprimtarisë dhe ruajtjen e konspiracionit në formë e mënyrë  sa më rigoroze.Në qershor 1980 ai përfundoi gjimnazin në Deçan,ku pas dy muajve në shtator të  këti  viti shkoi të    kryejë shërbimin ushtarak në Slloveni,në qytetin Vehrnik ,ku qëndroi deri në shtator të vitit 1981.Ndoshta ishte fat që ai nuk u ndodh në Kosovë, në kohën e ngjarjeve të lavdishme të vitit 1981 sepse,me siguri do të ishte ,  burgosur me shumë të  tjerë që u arrestuan në atë kohë.

Tre muajte e parë në ushtri Mala i kaloi pa ndonjë ngjarje,ndërsa nga fundi i dhjetorit e fillimi i janarit 81,kur arriti dosja e Malës nga Peja në kazermën e tij ushtarake,filluan pyetjet nga oficeri i sigurimit, majori Stanojleviç. Deri në fund të marsit 1981,situata ishte disi e qetë, por më pas,çdo ditë e më shumë i shtoheshin provokimet  psikologjike e pyetjet e llojllojshme ,nganjëhere duke e zgjuar nga gjumi edhe në ora 2 të pasmesnatës, siç  më ka treguar vetë  Mala,Keqtrajtime në kazermën ushtarake, në Slloveni ,nuk kanë  qenë të rënda  ,as 10% të përafërta me ato në SUPIN  e Pejës,sepse atje as edhe njehere nuk përdorën dhunën fizike, por vetem presionin psikologjik.

Në shtator të vitit 1981 ai u lirua nga shërbimi ushtarak ,ndërsa në tetor të  atij viti u regjistru në Universitetin e Prishtinës në degën e gjuhës  dhe të letërsisë shqiptare.

Jeta studentore e Malë Morinës ishte një   sakrificë në vete.Shumë  nga aktivistet dhe udhëheqësit e organizatave revolucionare ishin burgosur ,torturuar e ishin denuar me denime drakoniane.

Jeta ishte e zymtë ngado e kudo që shikoje.Në Prishtinë ende rrugët nuk ishin pastruar nga gjaku i demostruesve duarthatë i shkaktuar nga armët e zjarri të policisë  dhe ushtrisë së Nikolla Lubiçiqit.

Regjistrimi në Universitet ishte po thuaj formal.Ai tani ndihej përgjegjës për shume gjëra që kishin ngelur në gjysmën e rrugës, pasi , në të gjitha trojet shqiptare ,ishin burgosur dhe shkëputur thuajse shumë nga lidhjet në  radhët e organizuara.Ai i vuri detyrë vetes të shtonte radhet e organizates ilegale me element  të rinj.Terreni ishte shumë më i përshtatshëm se para demostratave. Një pjesë e mirë e popullit dhe studentëve ishte irrituar dhe mbushur plot urrejtje nga dhuna çnjerzore që kishte ushtruar  policia dhe ushtria serbosllave ndaj demostruesve e, sidomos, ndajë vajzave shqiptare,të cilave ,xhelatet ,pas torturave u thoshin (nečeš da rodiš nikad albanac)nuk ke për të lindur kurrë shqiptarë.

Tani Malë Morina ishte në këmbë,e në aksione,së bashku me shokun e tij  Xhemal Blakaj,për shperndarjen e trakteve dhe afisheve ,gazetave si Laimtari i Lirisë,Liria e Zëri i Kosovës,pastaj literaturës nga Shqipëria mëmë.Pas çdo akti të perfunduar me sukses,ai gëzohej pa masë.Ai u ndie i lumtur kur shoku dhe bashkëludftetari, Jusuf Gërvalla ,u kishte shpëtuar kthetrave të çakejëve të UDB-ës,dhe ishte arratisur e kishter shkuar te vëllai i tij, Bardhoshi.Ai ishte i bindur se lufta e jonë do të triumfonte sepse ishte nje luftë e drejtë.

Me Malën më ka rënë rasti të takohem në mes të nëntorit të vitit 1982,me që studionim në  të njejten degë ,ndërsa babain e tij  ,Sherifin dhe xhaxhain Avdylin, i kam njohur shumë më parë ngaqe ata ishin mjeshtër të shëpive,

Malës i interesonte mbarëvajtja e demostratave të marsit e prillit që shkoi.Një ditë e njoha me një shokun tim Enver Topallin,Enveri ishte entuziazmuar nga takimi me Malën.Unë nuk qëndrova me ta,por ata kishin rene dakord që të bashkvepronin  në çdo drejtim.

Nata e kobëshme e 17 janarit 1982 kur, kriminelët e Beogradit ,natën vonë ,i privuan nga jeta me atentat udhëheqësit kryesore të levizjës revolucionare të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën,tronditi shumë, të  gjithë bashkeluftetarët e ,sidomos, ata që kishin patur fatin ti njohin fizikisht,

Mala thoshte se kjo ishte një humbje e madhe e pa zavendësuar për tërë kombin tonë ,por lufta duhet vazhduar,

Pas 28 ditëve nga rënia e shokëve në Gjermani,me 14 shkurt 1982 ,pas një ndeshje basketbolli në sallen 25 maji(sot 1 tetori)në mes Cibonës së Ljublanës dhe Universitetit të Prishtinës,pas mbarimit te ndeshjes,para konvikteve të studentëve .me që  ishte një numër i madh studentësh,Zela,me zërin e saj filloi të brohorase: Jusuf Gërvalla hero i popullit,Kadri Zeka hero i popullit,Bardhosh Gërvalla hero i popullit,dhe pastaj e tërë turma për afër tri orë vazhdoi pa ndërpre këto thirrje për bijtë e Atdheut që u vranë në Gjermani.Ky akt e lajm i mirë i asaj nate ,per 24 orë mori dheun,Mala dhe të gjithë shokët e organizuar morën zemër e forcë me që në çdo tubim tani e tutje perseritej i njejti refren.

Marsi i vitit 1982 ishte në prag.Thirrjët për të perkujtuar dhe organizuar demonstrata në shenjë të përvjetorit të demonstratave ishin shkruar nga organizata simotër PKMLSHJ,ndërsa Mala me shokët e tijë i shperndau me përkushtimin më të madh dhe pa asnjë lloj frike.

Çdo organizatë simotër respektohej në mynyrë të barabartë me organizatën që i takoje.Nuk dukej  asnjë shenjë xhelozie,lokalizmi apo urrejtëje etj. Pas përkujtimit të demostratave të marsit 1982, Malë Morina therritej,se paku 2 here në  vit nga organet e sigurimit të shtetit,në Pejë,në intervista ku edhe keqtrajtohej .

Në fund të vitit 1982 ,përmes Enver Topallit ,Mala u takua me revolucionarin Nuhi Berisha ku në mes veti më shum konsideronin se janë vëllezër sesa bashkėluftëtar.

Një lajm i mirë kishte arritur nga mërgimi. Grupet ilegale që vepronin të ndara, me 17 shkurt dhe me 14 maj 1982,ishin shkrirë  tri organizata në një të vetme.Keshtu,LNÇKVSHJ,PKMLSHJ dhe OMLK,kishin formuar Lëvizjën për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi dhe se organi i LRSSHJ-së do të ishte “Zëri i Kosovës”.

Komunikatën e bashkimit e shumezuan shokët Enver Topalli,Nuhi Berisha e Malë Morina me shaptilograf dhe u shpërnda anë e kend trojeve shqiptare nën Jugosllavi.

Ajo që të jepte forcë e kurajo ishte se në komunikatë shkruhej se:” në Republikën  Shqiptare në Jugosllavi  do të përfshiheshin të gjitha krahinat e banuara me shumicë shqiptare”,si dhe në pikën 3.shkruhej: “për realizimin e këtij misioni fisnik e kombëtar LRSSHJ,do të shërbehej me të gjitha mjetet që lejon etika revolucionare duke u nisur nga bindjet politike e deri të revolucioni i armatosur po që se e kërkon nevoja”çka konfirmonte se për realizimin e aspiratave tona shekullore revolucioni i armatosur ishte nje alternative reale që do të pregatitej në konspiracion të thellë.Në janar të vitit1983, Mal Morinën e keqtrajtuan dhe e rrahen për tre dite rresht, deri sa humbi ndjenjat.Kështu ndodhi me te edhe në mars të vitit 1984.Kur pa të birin as të gjallë e as të vdekur babai i Malës, Sherif Morina ,detyrohet përsonalisht,të shkoje në SUP-dhe të kontaktojë  me kriminelët që të gjithë ishin shqiptarë.Sherifi iu drejtua xhelateve duke iu thene se veprimet e tyre ishin pa asnjë bazë ligjore dhe kunder ligjit dhe kerkoi prej tyre që kjo të ishte hera e fundit.Njëri nga xhelatët e atij grumbulli pa karakter njerezor,Xheladin Beqiri,i drejtohet:” Dëgjo plak! Ne këtu nuk ushqehemi me barë dhe nuk ruajmë delet.Neve kujdesemi dhe përkujdesemi për Jugosllavinë e Titos dhe bashkim-vllazerimin .Ata që janë  kundër kësajë Jugosllavije do i zhdukim nga faqja e dheut,.Mos harro plak! Po e futëm edhe një herë brenda djalin tënd , Malën, nuk e merr dot me të gjallë”!

Paralajmërimi se do t’ia marin jetën,nuk e friksoi Malë Morinen,por i forcoi akoma më shume bindjen e tijë se s’ka forcë në botë që ta ndalë në rrugën tonë të ndritshne të lirise.

Takimin e fundit dhe më të gjatin me Mal Morinën e patëm të shtunën mbrema,dhe të dielën mbrëma me 20 dhe 21 gusht vte vitit1983, në shtëpinë e tijë në Lubeniq,ku isha i ftuar në një dasëm në këte fshat.

Atëhere dasmat beheshin dy ditë e net.Në dasëm vinin kusherinjt e zotit të dasmës,që ti shpërdanin dasmorët për të fjetur .Une me Malën ishim marrë vesh që ai të vinte në dasëm dhe të më kerkojë mua që të shkoj në shtëpinë e tij për të fjetur dhe ashtu vepruam.

Kurrë nuk i harroj ato dy netë.Te ne vinte herë pas here edhe vellai i tij Shabani,për të na sjellë ujë apo kafe, por nuk qëndronte gjate në odë.Me siguri ata ishin marre vesh per këte ,sepse në lëvizjën ilegale kishte rregulla dhe respektohej shoku edhe më shum se vëllai.

Folëm për çështje organizative,për konsolidimin e radhëve,sepse shumë ishim dëmtuar nga sahanlëpirësit dhe zagarët e UDB-ës.Mala ishte një shok i jashtzakonshëm.Kishte syrin pishë e zemrën prush.Vetëm me shikimin e tij të shponte edhe shpirtin edhe zemrën.Ishte gojë ëmbël,vizionar dhe i pa thyeshëm.Ishte njeri konstruktiv.Edhe pse kishim 6 vite diferencë në moshë, ai qëndronte shumë  e shumë para meje në levrimin e letërsisë ,shkencës dhe librit,në ngritjën edeopolitike,në rritjën e shokëve të organizuar.Ate që e organizonte Mala kishte kishte aftësi ta mbajë afër përgjithmonë.Ai dinte të vlersonte kohën,gjendjën dhe fuqinë tonë revolucionare saktësisht.Ishte i matur në fjalë e tri here i matur në veprim.Nuk e nenvleftesonte dhe as mbivleresonte kurrë armikun .Atij kurrë nuk i kishte deshtuar ndonje aksion i ndermarre prej tij apo me shokë.Ishte shume fjalepak por të thante me teorinë e tijë thuaj se mbanë titullin e doktorit të shkencave.Ishte trim,besnik dhe i vendosur.Me të nuk mund të matej kush,nga shokët e organizatës me përjashtim të Nuhi Berishës.Kurë fliste për torturat që perjetonte në zyrat e sigurimit serb në Pejë,nuk të tmeronte edhe pse torturat ishin tmerr në vete.Fliste me lehtësi ,sikur të tregonte ndonjë përrallë.Ka dy rrugë ,thoshte ai.Rruga më e lehtë gjatë torturave eshtë mos të pranosh asgjë,se po pranove vetëm diçka të vogël nuk të ndahen torturat deri sa të duhet të pranosh edhe ndonjë fantazi.

Pas kesaj nate,të hënen me 22 gusht 1983 u përshendeta me Shqiponjën e Bjeshkëve të Nemuna me kusht që të takoheshim prap, por kjo nuk ndodhi me kurrë.Por vendin tim e zavendësoj me revolucionrin e pa epur dhe titanikun Gani Musën njëqind here edhe më të furishëm se unë.

Mala nuk ndalej.Ishte si fortuna.Nuk kishte detyrë që i caktohej që të jetë ankuar se eshtë e vështirë. Ai,çdo detyrë e merte me gëzim e dëshirë sepse ishte i sigurtë që do t’ia dilte.Por ndonjëhere …..

Pas 17 janarit,1982  e 11  janarit 1984, në Prishtinë iu vranë shokët bashkveprimtarë të tijë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.Kjo ishte një goditje e rëndë për shpirtin e tij. por ai nuk thyhej e dorëzohej.Pas natës së kobëshme të 17 janarit,dhe pas përfundimit të varrimit të tre dragonjve të shqiptarisë në Gjermani,shoqja dhe fëmijtë e Jusuf Gërvallës me dëshirën e tyre dhe vullnetin e shtetit shqiptar,vendosen të kthehën në Shqipërinë mëmë,ndërsa e shoqja dhe fëmijtë e Bardhoshit vendosen të kthehën në Kosovë.

Nuk mund të krahasohet apo të ketë edhe një rast në tërë shqiptarinë  që me të vërtetë mund të therritet vëlla me plot kuptimin e fjalës,si ai i vëllezërve Gërvalla me Malë Morinen ,të cilët e quanin ate, siç thote populli ynë mashkull shtëpie i gjakut dhe oxhakut Gërvalla.

Çakenjtë e zinj edhe pas vrasjes së Jusufit e Bardhoshit kurrë nuk e lanë rehat kullën e gërvallajve duke i therritur ne pyetje dhe burgosëur vëllezerit e nipat e tjerë të Jusufit e Bardhoshit,Ata kontrollonin shpesh here shtëpinë e tyre,me një vandalizëm të paparë duke shkaterruar orenditë shtepiake si biblioteken e Jusufit që e hodhen pa mëshirë për toke,shkaterruan pianon dhe thyen me çekan kitarën e Jusufit,sikur të kishte të fshehur brenda ndonje arme.

Fëmijet e Bardhoshit  pësuan trauma psiqike të rënda të njëpasnjeshme. Të vegjëlit perfytyronin tre arkivole para tyre në Gjermani,gje qe i bente të mos flinin natën.Ata ishin të stresuar se do të pesonin edhe ata ne Dubovik të njejtin fat siç pësoi  babai dhe xhaxhai i tyre në Gjermani.Këto tortura dhe masakra psiqike mbi trurin e fëmijve të vegjël,që as guri nuk mund t’i perballoje e jo më njeriu,e detyruan Malë Morinën që të organizoje nxjerrjën jashte Kosovës gruan dhe fëmijet e Bardhosh Gërvallës.

Me ndihmën e Avni Mulajt, nga Isniqi,dhe Isuf Halilit nga Gllogjani,i cili punonte në Belgjikë ia arriten qellimit.Aksionin ata e filluan me datën 7-8 nëntor 1986 .Isuf Halili i Gllogjanit  siguroi tre pasaporta të fëmijëve,dhe i nxori ata,pa ndonje problem ,përtej Mariborit,në Austri.

Mala ,Avniu dhe Tushe Gërvalla tentuan t’a kalojnë kufirin me këmbë,por për fat të keq ranë në pritën  e ushtareve të kufirit jugosllav me daten 11 nëntor të vitit 1986.

Ata u derguan menjëhere në burgun e Lubjanës.Pas identifikimit të tyre,SUPI i Pejës i kërkoi me urgjencë të kthehen në Pejë ku  ,pas tri dite arriten me 14 nëntor 1986 ,

Tani filloi një torturë e re mbi Malë Morinën por ai vendosi t’u tregonte vendin xhelateve të zinj.

Ata i thane:”Ka kohë që të ndjekim Malë Morina dhe çdo here je mbrojtur si ipafajshëm dhe të kemi liruar.Ne kemi qenë të bindur  që je i fajshëm dhe fajtor i rëndë dhe ke lidhje me vëllezërit Gërvalla,që  janë  armiq të popullit e të Jugosllavisë!

Tani çfarë do të na thuash,nga  do t’ia mbashë”?

Mala ju pergjegj:” Çdo here ju kam thënë se nuk kam lidhje me vëllezërit Gërvalla,ajo që nuk u kam treguar eshtë se Vëllezërit Gërvalla i kam vëllezër ,sidomos pas 17 janarit 1982 kur ju organizuat dhe i vratë në pritë bashkë me shokun e tyre Kadri Zekën.Nga ajo natë une jam betuar në ideal se jam biri i pestë i nënës Ajshe dhe,do të qëndroj i tillë për jetë.”

Pas kësaj personat qe po e pyesnin i thane:”Pse kerkoni të ikni nga këtu?”

Mala u pergjegj;”unë kurrë nuk kam menduar të ikij nga  vendlindja ime dhe kurrë nuk do të ikij ,por desha të ndihmoj gruan e vëllait tim ,Bardhoshit,për  shkak të sjelljeve tuaja të egëra e të çakërdisura kjo ,

grua dhe femijët e saj po vuajnë shpirterisht dhe psiqikisht nga ju.

Njëri  nga kriminelet pyetes u tha te tjereve:”mos flisni me me te .Ky eshtë aq i rrezikshëm sa që nuk gjendet lis per t’a varur.”Kështu që xhelatët e pabesë e pa shpirt shqiptari,argate të Tomë Miçunoviqit,vendosën ta përserisin nga këto zyra, aktin barbar që kishin berë ndaj Xhemail Blakaj të cilin e torturuan për 6 ditë me radhë nga data 3 e deri më 9 nëntor dhe i morën shpirtin. Edhe Malë Morinën e torturuan dhe e rrahen me dru,deri sa u be 35 kg.Kjo ishte një vrasje e qëllimëshme dhe e menduar mirë.Kriminelet e nxorën  në këte gjendje dhe e lanë  të shkonte në shtëpi në mëngjesin e 14 dhjetorit 1986 , për ta kindapuar në mbrëmje dhe për  t’a varur në një trup arre të malazezit Vojin Vukaiç.

Pra me 14 dhjetor 1986 me duar të lidhura në një trup arre të lartë ,duke i shikuar me mendje e zemër Prishtinën,Tiranën e Preshevën të bashkuara,i varur në litar,vdiq i vrare,në moshen 24 vjeç Shqiponja e Bjeshkeve të Namuna Malë Morina ,ashtu si dikur Sefë Kosharja .

Ai iku kur Atdheut iu desh më së shumti,duke e lënë gjysmën e Shqipërisë së okupuar nga serbosllavia në zjarrë e në prush,por duke u lënë amanet atyre që i thonë vetës shqiptar e zog shqiptari që mos  t’a ndalin luftën çlirimtare deri sa Shqipëria të bëhët një vend,një Atdhe i të gjithe shqiptarëve.

Lajmi mori dheun se për dy muaj serbia dhe xhelatët shqipfolës e lane Kosovën nëne pa tre djem të saj.Me 15 tetor 1986 ,me torturë mbytën ideologun e lëvizjës për bashkim,Metush Krasniqin me 9 nëntor 1986 në SUPIN e Pejës me torturë ,ata mbytën Xhemail Blakaj, shokun e Malë Morinës e së fundi e varën në litar me 14 dhjetor 1986  si sot e 34 vite më parë, Malë Morinën.

Shokët e idealit për këte humbje të madhe të këtyre tre ushtarëve të Atdheut lëshuan këte trakt ;

“VETËM PËR DY MUAJ PUSHTUESIT DHE TRADHTARËT E LANË KOSOVËN EDHE PA TRE DJEM”.Ky trakt u shpërnda anë e kënd Atdheut .Ndërsa shoku i tij bashkveprimtar , duke e njohur mirë karakterin burrërorë të kreshnikut Malë Morina shkruajti këte baladë të cilen po e botojmë të plotë.

 

 

           Dhjetori 

 

Dhjetori me borë

Dhjetori me acar,

Një trim ra dëshmorë

Nga xhelatët barbar 

 

Nga argatët e Titos

E të Rankoviçit

Nga argatët e shkjaut

Tomë Miçunoviqit 

 

Torturë pas torture

Siç dinë xhelatët e zi

Për të vetmin shkak

Që luftonte për liri 

 

Para Jusuf Gërvallës,

Unë bëra betim,

Për bashkim kombëtar

Luftoj me çdo çmim 

 

Jam betue në ideal

Që kurrë luftën mos me ndalë

Mos me ndalë luftën çlirimtare,

Pa i bashkue trojet shqiptare, 

 

Dhash betimin mbi flamur,

S’do t‘më thejë as një torturë,

Asë torturat e Serbisë,

Asë litari i tradhtisë. 

 

Mirë ndëgjoni shki e shkina,

Mua lirari nuk më frikson,

Për emër më  thërrasin Mal Morina,

E mëmë Shqipëria kurrë s‘më harron, 

 

Nënë lokja kurë e pa,

Birin varë në konop

Medet o biri i nënës

Xhelatët të paskan kopë 

 

Ty birë të paskan varë,

Argatët e Savë Batares,

Nga sot o biri i lokës

Je vëlla i Sefë Koshares,  

 

Dhjetori me borë,

Dhjetori me acar

Malë Morina ra dëshmor

Nga xhelatët barbar

 

 

Kështu që amanetin e Malë Morinës e çoj në vend  e shenjëta Ushtria Çlirimtare e Kosovës,si dhe bijtë e axhës Avdyl që ranë per të mos vdekur kurrë  me 1 prill 1999,Riza  dhe Qun Avdyl Morina,ndërsa djalin e axhës, Qamil Brahim Morinën e pushkatojnë me shoqën Shyhreten dhe djalin e vogël dy vjeç Muhametin.

Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

Lavdi jetës dhe veprës heroike të Malë Morinës!

 

Nder dhe lavdi nënë Butës dhe babë Sherifit që lindë, rritën e ja falën Atdheut birin e tyre Malë Morinën!!!

 

P.s. Si e ndieni vetën athue ju fëmijtë e xhelatëve të zi të;Asllan Sllamnikut,Demë Mujës,Nezir Sherifit,Adem Arif Gashit, Adem Ibrahimit,Fadil Hysenit,Selim Broshës,Xheladin Beqirit,Bedrush Shalës,Mehmet Locit,Mehmet Haskut,Sinan Zhegrës,Hasan Jakupit,Jakup Llonçarit,Istref Sadikut,Qazim Mazrrekut ,Sylë Nallbanit e shum të tjerëve si këta argat të shkaut të zi???

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …