Mehmet Musa: Telegram dhe letër ngushëllimi Familjes Hoxha me rastin e vdekjes së Nexhmije Hoxhës

I dashur Ilir, e nderuar familja Hoxha!

Me datën 8 shkurt të këtij muaji me rastin e 99-vjetorit të lindjes së nënëmadhes, Nexhmije Hoxha, kur fola me te në telefon i thashë se me 8 shkurt te vitit 2021 do ta organizojmë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes Suaj, një festë madhështore, ku do të marrim pjesë shqiptarët  nga të katër vilajetet dhe nga diaspora përfaqësuesit e grupeve të atyre që të kanë për zemër e që të kanë në zemër, fisnikja dhe e shtrenjta Nexhmije, sepse të kemi simbol qëndrese kundër nazi-fashizmit dhe kolaboratorëve të kolonës së pestë, që 80 vite me radhë e,  që tani kanë vërshuar Shqipërinë sot, dhe ju qeshët, duke miratuar mendimin tim!!!!

Lajmi për ndarjen nga jeta të shoqes, Nexhmije Hoxha mori dhenë, shqiptarët e katër vilajeteve të Shqipërisë Natyrale, ata të cilët u edukuan, u frymëzuan, dhe patën ideal si duhet atdheu me vepër, mësuesin, strategun dhe krye-gjeneralin e gjeneralëve shqiptarë të shekullit 20-të, shokun Enver Hoxha, sot janë të pikëlluar dhe ndajnë dhembjen së bashku me juve.

Nexhmije Hoxha më së paku i takonte familjes Hoxha, ajo lindi në luftë, u rrit në luftë, dhe si e re në moshën 20-vjeçare mori pushkën në dorë, dhe u bashkua me Nacionalçlirimtaren, për t’i  nxjerrë   m humbje nga  vendime 29 nëntor 1944 dhe  vetëm me forca të veta, bishat e egra nazi-fashiste dhe tradhtarët e vendit.

Tamam si Shota që ju bë krah i fortë burrit të saj, Azem Galicës, edhe shoqja Nexhmije, u bë krah i djathtë Enver Hoxhës që pas çlirimit të vendit e ndërtuan atë dhe nga 90%analfabetë, emancipuan popullin, zhdukën analfabetizmin, formuan Universitetin e Tiranës në  vitin 1957 për herën e parë në historinë e Shqipërisë, e ndihmuat që të formohet Universiteti i Prishtinës  në vitin 1970.

Në qershor të vitit 1950, formuat Sektorin e rëndësisë së veçantë për trevat shqiptare të okupuara nga Jugosllavia, në mënyrë që të jetësoheshin  vendimet e Bujanit, dhe së fundi dhe më e rëndësishmja, pranuat vëllezërit tuaj, që formacionet e para të UÇK-së të stërvitën në Shqipëri, nën drejtimin e oficerëve të Enver Hoxhës sikur ishin: Adem Jashari, Sali Çeku, Luan Haradinaj, Zahir Pajaziti, Ilir Konjushevci dhe shokët e tyre që luftuan në mënyrë që njëherë e përgjithmonë Kosova dardane të ndahet nga Serbia, prandaj në këtë drejtim Ajo ishte  e gjithë shqiptarisë ku bukës i thuan bukë e ujit ujë, pra të atij reparti të organizuar djemsh që nuk u infektuan nga sindroma e bashkim vëllazërimit me serbët!!!

Me këtë rast, Ju Ilir dhe familja e gjerë Hoxha,  pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për ndarjen nga jeta të fisnikes  dhe Lokemadhes së shqiptarisë, Nexhmije Hoxha.

Lavdi për jetë e mote jetës dhe veprës kolosale të shoqes, Nexhmije Hoxha!

 

Mehmet Musa me familje në mërgim

26 shkurt 2020

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …