Atëherë kur lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës me heroizëm dhe trimëri të rrallë çliroi edhe një pjesë të Shqipërisë, rol të veçantë për ngritjen e moralit luftarak me lajmet për luftën heroike që zhvillonte UÇK-ne vijat e Frontit, luajti edhe Radio Kosova e Lirë, e cila nga 4 janari 1999 e sot e mot, ashtu sikur ka jehuar do te jehojë edhe më tej
zëri i saj. Para 5 viteve lindi edhe TV-Dielli.
Ju anëtarëve të stafit, ju lumtë për punën e përkushtimin, por edhe për energjitë e pashtershme që keni vënë në shërbim të popullit dhe Atdheut, me historinë e përgjakshme nder shekuj, me kulturën, edukatën morale, njerëzore e kombëtare duke u përballur me kushtet tejet të rënda në njërën anë, dhe në anë tjetër duke i përballuar shantazhet e sabotimet e shumë TV-ve që paguhen e financohen nga shërbime të dreqit e të birit, që për synim kanë degjenerimin e rinisë tonë sidomos, për ta manipuluar dhe për ta zhveshur nga kultura dhe tradita autentike shqiptare.
Jeni në ballë të një lufte të vështirë por te lavdishme e krenare, ju i nderuari dhe i çmuari prof. Ahmet Qeriqi, ashtu sikur edhe punëtorët dhe bashkëpunëtorët e TV-Diellit dhe të Radios-Kosova e Lirë.
Ju lumtë dhe suksese!
Me respekt;
Mehmet Musa
Mërgim me,12 nëntor 2021