leoni

Mehmet Musa

Mehmet Musa: UÇK u linde që të rritësh, u rrite, të luftosh, luftove, të fitosh, fitove që ta gëzojmë lirinë në Atdheun tonë

UÇK u linde që të rritësh u rrite që të luftosh, luftove që të fitosh, fitove që të gëzojmë lirinë në Atdheun tonë ,pa dallim si ata që të deshën si, ata që s‘të deshën,  si ata që të përkrahën si ata që s‘të përkrahën, si ata që të ndihmuan si ata që të sabotuan, si ata që të strehuan si, ata që të ngritën kurthe, si ata që të prezantuan e të mbrojtën me shpirt, si ata që shpifin, trillojnë e përpiçën ditë e natë të njollosin me lloj lloj akuza shpifje që edhe djalli në prrue po çuditët.

Pra lirinë ta gëzojmë, si fisi e farefisi i Fadil Hoxhës, Sinan Hasanit, Mehmet Hoxhës,Ali Shukrisë, Kolë Shirokës, Veli Devës,  Rrahman Morinës,Azem Vllasit, Isa Mustafës, Ymer Osaj,  Ukë Muqaj, Asllan Sllamnikut,  Mehmet Locit e Mehmet Haskut,Jakup Llonçarit e Istref Sadikut , Demë Mujës e Xheladin Beqirit, Bedrush Shalës e  Zymer Zymeraj , Sinan Zhegrës e Nezir Sherifit, e shumë e shumë tjerë mbi njëqindëmijë komunistë serb me kombësi shqiptare, prokurorë gjyqar, hetues, që i shërbyen me besnikëri regjimit serb që e okupoj gjysmën e Shqipërisë pas vitit 1945,duke vrarë, denuar, torturuar çnejrëzisht vëllezërit e motrat tona nëper kancelaritë e sigurimit serb e sot që të gjithë jan derdhë e shkapërderdhë nëper parti politike ku më shum e ku më pak.Pastaj lirinë ta gëzojmë si fisi e farefisi i Shaban Polluzhës, Hasan Remnikut, Shyt Marecit, Kadri Bebës, Qerim Banullës, Gjon Sereqit, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Fazli Grajçevcit, Adem Demaçit, Ismail Haradinaj e shumë e shumë tjerë…Pra lirinë ta gëzojmë si ata që mbrojtën konferencën e Bujanit, si ata që e luftuan dhe çvleftësuan ate konferencë faqebardhë.

      Pse UÇK ua solle lirinë pa përjashtim si atyre  që të përkrahën e të ndihmuan si atyre që të penguan, luftuan, shpifën e të sabotuan? Sepse jam ushtri fisnike  dhe e pastër si ari, nuk kam qenë  ushtri fashiste e raciste.

Pse UÇK-ë je trimëreshë? Sepse më lindën dhe më formuan trimat.

Pse UÇK-ë je luaneshë? Sepse më lindën, rritën dhe formuan luanët.

Pse UÇK-ë çdo herë ke shpirtin në gaz? Sepse më lindi, më rriti, më edukoi e trimëroi Shaban Jashari me të  bijtë e Tij  në fshatin Prekaz.

Dhe tani; UÇK,  kush sot po shpifë, spekulon, trillon e fantazon çdo gjë për tye???

UÇK-ë; Ata nuk jan të sotit, ata jan të moçem aq sa eshtë e vjetër ideja për çlirim dhe bashkim kombëtar, ata jan bijtë e atyre që  neve, UÇK-ë ua prishi bashkim vëllazërimin me shkije, ata jan të stërvitur në Moskë e Beograd, dhe e kan shum të vështirë që të rehabilitohën në këte shoqëri ku nuk do të këndohet kurrë  më druzhe Tito mi ti sekunemo, e ku nuk hudhët vallja širikollo. Ata jugosllav e kan të vështirë për një kohë të gjatë gjerë sa të pastrojnë sistemin e imunitetit nga bratsfojedinstvo. Pra  u duhët një kohë e gjatë që të konvertohen dhe ti mbathën kombit tonë, po cerrnagori, Škelzen Gašiq, çfarë pati me ty UÇK-ë?

Asgjë, zagarët, ujqit, qenët e harushat e tër botës le të lehin pa pra nuk ma teembin syrin, sepse, unë UÇK-ë kam lindë në Prekaz, jam rritë nga Shaban Murati me djem, në Prekaz, jam edukue se si të luftohet pastër në Prekaz, dhe jam trimërue me trimërinë e Jashrëve në Prekaz,prandaj dola fitimtare dhe ua solla lirinë pa përjashtim edhe cërrnagorit  Škelzen Gašič, por mos ta rroni se edhe cërrnagori Mark Milani ka qenë pjellë bastarde jona siq eshtë Škelzen Gašič,këtë lloj kafshe e kuptoi, por nuk do ti kuptoj kurrën e kurrës, pjesët e trupit t‘im deputet të prirë nga harapi i Shkodrës Isa Mustafa në parlamentin e Kosovës votuan ligjin që bijtë  më të mirë të UÇK-së të maltertohen provokohën dhe denigrohën për luftën e drejt e të pastër  që ka bër UÇK-ja. Prandaj zoti i marroftë si cërrnagorin Škelzen Gašič, si ata deputet që votuan gjykatën speciale në parlamentin e Kosovës, dhe nuk votuan një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës së lavdishme të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!!!

Mërgim me 27 .04.2020

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …