1968

Mehmet Musa: Viti 1986 ishte vit i kobshëm për atdheun tonë të robëruar nga serbët e sllavët

Viti 1986 ishte vit i kobshem ,per atdheun tone te robruar nga serbocetniket, ne pergjithse e,per levizjen revolucionare te Kosoves ne veqanti ngase,me tortura neper zyrat e sigurimit serb i ndane nga jeta tre aktivist nder kryesoret te ceshtjes shqiptare ;Metush Krasniqin,Xhemail Blakaj dhe Male Morinen. Pikerisht diten e diele me 14 dhjetor te vitit 1986,  32 vite me pare, u nda nga jeta ne krye te detyres, ne sherbim te ceshtjes shqiptare, antari i devotshem i Levizjes nacionalclirimtare te Kosoves dhe viseve shqiptare ne Jugosllavi, bashkpuntore i ngushte i Jusuf Gervalles, atdhetari dhe luftetari i lirise, Malë Morina nga fshati Lubeniq i Pejes. Akti makaber i vrasjes me torture ne Supin e Pejes nga kolaboratore te serbise mjerishte pjelle e zeze shqiptare,dhe perpjekjet e tyre per ta mbuluar krimin ,dhe njollose figuren madheshtore te Male Morines, duke e marre te vdekur dhe duke e vare ne konop ne nje peme te nje cerrnagori ne fshatin Lubeniq, eshte piramida e krimit, qe puntoret shqiptarë te sigurimit, argatë te Tomë Miqunoviqit e Deme Mujes kryen ndaje aktivisteve dhe revolucionareve konsekuent te ceshtjes shqiptare.

 Prandaj ne shenje te ketij pervjetori te 32-te te renjes ne altarin lirise e ne ne krye te detyres, te keti biri shenjet te shqiptarise, po botojme nje balade dialoguese, ku Male Morines me ispektoret shqipfolesa ne supin e Pejes zhvillohej para dhejnes se frymes se fundit,shkruar nga Mehmet Musa shok dhe bashkpuntor i Male Morines ,ne Munih(MÜNCHEN)te dielen me 28 dhjetor 1986.

 

Dhjetori

 

Dhjetori me bore

dhjetori me acar

nje trim ra deshmore

nga xhelatet barbar

 

Nga argatet e Titos

e te Rankoviqit

nga argatet e shkjaut

Tome Miqunoviqit

 

Torture pas torture

siq dine xhelatet e zi

per te vetmin shkak

qe luftonte per liri

 

Para Jusuf Gervalles

une bera betim

per bashkim kombetar

luftoj me cdo cmim

 

Ate dite kure u betova

ne flamur e bese shqiptare

Kosoven me clirue

nga ju o bisha barbare

 

Jem betue ne ideal

qe kurre luften mos me ndale

mos me ndale luften clirimtare

pa i bashku trojet shqiptare

 

Dhash betimin mbi flamur

ce s´do tme thej as nje torture

as torturat e serbise

e as litari i tradhtise

 

Mire ndegjoni shkije e shkina

mua litari nuk me frikson

per emer m´thrrasin Male Morina

e meme Shqiperia kurre s´me harron

 

Nane lokja kure e pa

te birin vare ne konop

medete o biri nenes

xhelatet te paskan kope

 

Tye ne lis te paskan vare

argatet e Save Batares

nga sot biri i lokes

je vella i Sefe Koshares

 

Dhjetori me bore

dhjetori me acar

Male Morina ra deshmore

nga xhelatet barbar!!!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …