Kosova e plagëve te thella e te renda qe ende sot kullojnë gjak kishte nevoje me tepër se kurrë për ndryshimet e këtij 11 qershori.
Ne radhe te pare, ne mendojme se duhet te qendrojne ndreqjet e gabimeve te lejuara nga qeveria ,sidomos te asaj te fundi, te drejtuar nga Isa Mustafa me koalicionin e tij te cilet gjate ketyre viteve, nxituan te neneshkruajne marreveshje me Serbine, ne Viene, e u qafen e perqafen me Tadiça e Vuçiça e te jere si ata, duke shkelur plot 12 nene te Kushtetutes gje per te cilen, per te gjitha te zezat qe bene, me pakta, duhej te dorehiqeshin nga funksionet shteterore, por ne vend te kesaje, duke mos pasur asnje lloj morali, jo vetem qe qendruan por ngulen kembe ne vazhdimin e shkeljeve, ashtu si bene edhe paraardhesit e tij Husamedin Azemi,Rrahman Morina e Ali Shukria.
Nuk do te ndalemi per te zezat qe Isa Mustafa i beri LDK dhe Presidentit Ibrahim Rugova te cilin ai, se bashku edhe me Bujar Kerkushin e izoluan, e penguan, e sabotuan dhe bene perpjekje per t’a çveshur nga çdo atribut i nje Presidenti, duke e penguar bile edhe ne takimet me faktorin nderkombetar, duke i ndaluar edhe pagesat per shpenzimet e domosdoshme qe mbuloheshin nga 3% qe paguante populli.
Gjate me shume se 6 vjetesh, ne kohet me te veshtira per Kosoven keta dy baxhanakë nderprene edhe kontaktet e bisedat e thjeshta normale me te.
Nuk duam te ndalemi as te pengesat qe i nxorren Sali Cekut e Zymer Lulajt te cilet i sorollaten permbi 6 muaj, ne vitin 1998, per t’u dhene 50 mije marka, te cilat nuk u a dhane kurre.
Ne duam te nxjerrim ne pah shantazhin dhe dhunen qe ushtruan mbi deputetet qe te votonin per miratimin e ratifikimit te marreveshjeve te ndyra qe kishin bere ne dem te Atdheut e kombit tone. Ata e detyruan opoziten te beje veprime sa absurde aq edhe qesharake ne lidhje me problemin e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociimin e trevave serbe.
Ju jeni në dijeni qe gjykata kushtetuese i njohu manastirit te Decanit pronat shoqerore si pushimoren e femive,ku jane bere disa demonstrata,kunder kesaje marveshje. Kjo marveshje duhet te bie poshte nga se po qe se u falim toka kishave, xhamive e teqeve Kosova do te ngelet pa pronat e veta.
I nderuar Kryeminister! Kjo kohe eshte nje kohe teper e veshtire per ju e ne, per te qene fare te sinqerte, nuk do te donim te ishim ne lekuren tuaj ne kete kohe shume delikate e te veshtire. Megjithate, duam t’ju kumtojme se nese jeni i vendosur per ti mbrojtur e zbatuar premtimet tuaja gjate periudhes parazgjedhore,me cdo kusht e cmim, te cilat ne i mbeshtesim plotesisht, atehere edhe ata qe nuk kane votuar per ju do te jene ne anen tuaj per te ndihmuar qe te dilni faqebardhe ne kete beteje teper te rendesishme per Atdheun tone.
Ne nuk pretendojme te jemi politikane qe duan t’u imponojne nje agjende politike te caktuar. Jo, jo! Ne duam t’u mbeshtesim ne rrugen tuaj te drejte por te veshtire, duke paraqitur disa ceshtje e probleme sidhe disa keshilla te cilat pasi t’i lexoni e nese i konsideroni te vlefshme ne jemi gati te kontribuojme per realizimin e tyre, nese nje gje e tille na kerkohet.
Ne nuk kemi ndonje program apo ide te vecante per zhvillimin ekonomik te vendit apo, per hapjen e vendeve te reja te punes, por jemi shume te shqetesuar per jeten e brendeshme te Atdheut tone. Jemi shume te brengosur per ceshtjen e demarkacionit me Malin e Zi e Serbine, pa bere fjale per Shqiperine sepse nuk mund te kete demarkacion ndermjet vellezerve.
Ne jemi te shqetesuar per ceshtjen e “pajtimit”me Serbine dhe nuk e kuptojme ngutjen per kete problem.
Ne radhe te pare, nuk mundet dhe nuk duhet te vihen ne nje plan viktimat e gjenocidit me autoret e ketyre krimeve te perbindshem te bere kunder shqiptareve. Ne ngreme pyetjen se kush e me ke duhet te pajtohet: ne me serbet apo serbet me ne? Cdo ngutje ne kete problem eshte me pasoja sepse i demtuari vihet ne te njejtin plan e ne kushte te barabarta me kriminelin agresor te cilit edhe pa kerkuar nje ndjese te thelle per c’ka bere kunder shqiptareve i thuhet se ti je miku i yne. Per kete aresye,ne mendojme se nuk duhet asnje lloj ngutjeje. Ne kete ceshtje nuk eshte problem themelor se kur do te fillojne e kur do te mbarojne keto bisedime, kush do te marre pjese ne to, por platforma e problemeve qe do te trajtohen e cila duhet te jete shume e qarte per t’i thene te zezes e zeze dhe te bardhes e bardhe, duke bere dallimin e qarte midis atyre qe kryen krime kunder shqiptareve e viktimave, shqiptareve. Nese arrihet kjo pajtimi nuk eshte fare i veshtire,ndersa pa kete nuk mund te behet fjale per pajtim te vertete. Edhe ne mund te jetojme pa u pajtuar me serbet edhe ata mund te jetojne pa u pajtuar me ne. Thelbesore ketu mbetet qe serbet duhet te kerkojne ndjese te thelle per te gjitha padrejtesite historike qe kane bere kunder shqiptareve.
Ne kemi mendimin se eshte shume me e domosdoshme qe, para se te pajtohemi me serbet, te fillohet e te arrihet pajtimi ndershqiptar. Te pajtohet ai qe u denua e u torturua cnjerezisht e barbarisht nga prokuroret, gjyqtaret e punonjesit e sigurimit serb qe ishin shqiptare; te pajtohen ata qe hodhen Afrim Abazin nga kati i 4-rt i SUP-it te Ferizajt me shoket e idealit te Afrimit dhe familjen e tij; te pajtohemi me ata qe urdheruan me 13 maj 1981 forcat policore e ushtrine per te sulmuar Prekazin; te pajtohen ata qe organizuan dhe e dinin se do te vritej Jusuf Gervalla me te vellane e Kadri Zeken; te pajtohemi me ata qe organizuan vrasjen ne mes te Prishtines te Rexhep Malajt e Nuhi Berishes me 11 janar 1984; me ata qe vrane duke torturuar Metush Krasniqin, Xhemali Blakajn e Mal Morinen ne vitin 1986; te pajtohen me ata qe ishin ne qeveri e parti si Isa Mustafa te cilet ne vitin 1989 na vrane vellezerit tane Fahri Fazlliun, Afrim Zhitine e Bajram Bahtirin ne mes te Prishtines. Te kerkojne falje ata prokurore udbashe, hetues shqiptare qe i sherbyen Serbise me perkushtim aq te madh dhe pas kesaj ne nuk kemi nevoje qe Serbia te na kerkoje falje sic trumbetojne disa komuniste-titiste-rankoviciste qe thone se pas kesaj ne do ta hedhim vallen (shirikollon) aty ku e kemi lene me Serbine.
Eshte e drejte qe ne duhet te pajtohemi me serbet, por jo ne, viktimat, t’u lutemi krimineleve per kete.
Ne konsiderojme si te domosdoshme qe ne keto bisedime,vec diplomateve tane te perfshihen, medoemos,
1.perfqesuesi i familjes Jashari,
2.perfaqesuesi i famljeve te zhdukura si dhe
3.perfaqesuesi i motrave tona te dhunuara.
Vete prezenca e ketyre perfaqesuesve ne tavolinen e bisedimeve me ndemjetesues te faktorit nderkombetar ka peshen psikologjike e diplomatike para perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar dhe vete serbeve. Le te dihet kush me ke po bisedon, kush eshte viktima e kush eshte krimineli. Kjo perberje e delegacionit, mendojme ne, eshte faktori vendimtar per te arritur ate pajtim qe kerkohet. Cdo qendrim tjeter do te ishte nje gabim trashanik e fatal.
Ceshtja e demarkacionit me Malin e Zi eshte nje sfide me vete, sepse komisioni i Sulltan Muratit duhet te bjere poshte dhe te zevendesohet me Komisionin e ri. Ne mendojme e propozojme qe ky delegacion te udhehiqet nga Shqiptari i Madh e modern Shpetim Bullici. Ne mendojme e propozojme qe malazezeve t’u thuhet hapur e qarte se Mali i Zi eshte i ndertuar si shtet mbi 75 % te territoreve shqiptare.
Me qene se “harapi” i Shkodres, alias Isa Mustafa shkeli 12 nene te Kushtetutes se vendit ne ceshtjen e asociimit te enklavave serbe, ne mendojme qe bisdimet per kete problem te kushtezohen ne menyre te ndersjellte me asociimin e komunave te Presheves, ku nuk kane te drejte as te kene nje abetare te gjuhes shqipe. Nderkohe, duhet te zhvillohet referendumi i Lugines se Presheves per kete problem dhe rezultatet e tij te jene ne dore te negociatoreve te bisedimeve me Serbine per demarkacionin me Serbine. Keto bisedime do te jene teper te veshtira, por nga askush nuk mund te kundershtohet ,bile as nga Rusia pas referendumit te saj per Krimene, parimi i mirenjohur boterisht i te drejtes se vetvendosjes se popujve.
Pas kesaj mund te bisedohet per demarkacionin me Malin e Zi.
Mendojme se i duhet kushtuar vemendje edhe trenit ilegal qe vjen dy here ne dite ne Zvecan dhe askush nuk flet per te.
Nje tjeter problem qe duam te trajtojme ne menyre te vecante, jane raportet me opoziten. Ne mendojme e kerkojme qe raportet pozite-opozite te jene konstruktive dhe miqesore sipas motos “opozitare por vellezer ”Konfliktualiteti verbal dhe ndonje here, per fat te keq edhe fizik, tregon nje kuptim arkaik te problemit. Roli dhe qellimi i opozitareve nuk eshte eleminimi i “kundershtarit” por nje qendrim alternativ kritik, kur ka nje te tille, per tearritur qellimin e perbashket: forcimin, zhvillimin e perparimin e vendit; rritjen e ekonomise se vendit qe eshte ne baze te rritjes se mireqenies se njerezve, te cdo krahu politik qofshin, objektiva qe duhet te jene ne themel te cdo programi e platforme politike e ekonomike te cdo partie. Duhet te kuptohet qe partite nuk jane per te luftuar njera -tjetren por qe te ofrojne programe e rruge per arritjen e qellimeve te siperpermendura qofshin ne pushtet apo opozite. Nese partia ose partite drejtuese jane te lidhura ngushte e kane respekt te ndersjellte e ndermarrin veprime te perbashketa besojmese edhe gazi lotsjelles dhe veprime te tjera te pamatura do te mbeten kujtime te keqia nga e kaluara.
Lufta kunder hajduteve, mafies e droges duhet te jete si lufte kunder armiqeve tane te perbashket.
Kemi mendimin dhe sugjerojme qe ne hyrje te Parlamentit ku jane te vendosura fotografite e Ibrahim Rugoves dhe te Nene Terezes, duhet te vendoset edhe fotografija e Adem Jasharit e cila mungon atje padrejtesisht.
Kemi mendimin dhe propozojme qe Ministria e Diaspores duhet te abrogohet pasi Kosova ka perfaqesi diplomatike qe mundet dhe duhet te kryejne edhe detyrat qe ka ajo ministri. Ministri te tille nuk kane as shtete te perparuar, qe kane nje emigracion te ndjeshem ne bote. Ajo Ministri mbahet, mendojme ne, si thele shperblimi per te kenaqur militantet partiake, por me shpenzime te taksapaguesve.
Se fundmi Zoti Kryeminister ju urojme te jeni me fat dhe te keni suksese ne pune per te miren e Atdheut tone e per rrjedhoje te jeni ne krye te shtetit edhe 4 vjete te tjere, pas ketij mandati.
Me respekt, ne emer te nendeges se LDK te Nordrhein- Westfalenit te Gjermanise
Mehmet Musa dhe Xhafer Kamaj.