Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Mehmet Musë Bala: Elegji, kushtuar Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës

Elegji, kushtuar Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës, të cilët dora gjakatare e çetnikëve të Beogradit i ndau nga jeta më 17 janar 1982, atëherë kurë më së shumti i duheshin trojeve të Shqipërisë natyrale të okupuara nga Jugosllavia! Me rastin e 36 vjetorit të rilindjes se këtyre tre kolosëve të shqiptarisë.

 

 

Në janar ka shkru gazeta

patriot na u nda nga jeta

hie i pat pena dhe fjala

biri i popullit Jusuf Gërvalla

 

Jusuf Gërvalla me dy vllazni

Kadri Zeka djale i ri

Bardhosh Dina trim dai

ranë dëshmor për shqiptari

 

Në janar 82

neve zemrat nau kan nxi

ditë e diele qoftë me t’zi

ne ç’na ndodhi n’Gjermani

na i vrau udb-a tre djem t’ri

na i vrau udba natën vonë

me tradhti si e ka zakon

 

Ditë e diele datë 17-të

pa tre trima kemi mbetë

kemi mbetë pa tre trima

sikur nana kur le jetima

sikur fëmive kur u vdes nana

nau shkrumuan kto zemrat tana

sytë e tonë po na lotojnë

për tri shqipe që na mungojnë

 

Kjajë vajto Pejë e Gjakovë

ti Prishtinë e Kaqanik

si Ulqini e Tetova

mbarë Gjilani e Rugova

kjajë Preshevë me trima t’Hotit

për tre djem të Kastriotit

 

Kriminelët gja ndritë nuk qitën

na i vranë tre me mijëra u ngritën

nau vranë tre u ngritën me mija

është traditë nga shqiptaria

se shqiptari dy gëzime ka

një kurë lindë nje n’luftë me ra

 

 

N’Gjermani e kemi fjalën

na e vranë trimin Jusuf Gërvallën

bacë usufin si luan

fort luftoj ai për vatan

për Kosovë ai pat luftue

që shqiptarët me i çlirue

me i çlirue shqiptarët mbarë

mos t’qëndrojmë më nën barbar

mos t’qëndrojmë më nën Serbi

se na kan pre e na kan gri

na kan vjedhë e torturue

lufta e dytë kur pat mbarue

nga torturat jem largue

 

Morëm rrugat e mërgimit

nëpër vende të përendimit

në Turqi e Itali

Amerikë Australi

Azi Afrikë e mbar Europen

vuajtjet tona murën botën.

 

Bacë usufi na përbeu

jemi nipa t’Skenderbeut

amanet ai na la ne

mos t’harrojmë o ku kem le

mos t’harrojmë o ku kem lindë

e ti bimë tradhtarit n’shpindë

kosovari jetë s’kurseu

me gjak t’kuq lirinë e bleu

per atdhe per shqiptari

e pa vdekshme vepra e tij

vepra e tij është si rrufe

shoqi i tij është zor me le

per Kosovë e për atdhe!

 

Kadri Zekë po t’thrret Kosova

rrugë të mbarë o birë t’urova

nga atë ditë kur ti mërgove

nanë Kosovën se harrove

s’le pas shpine mëmëdhenë

bane be në Skënderbenë

të bijtë e tij ne sa jena

të qëndrojmë nën t’huaj nuk kena

sdo t’durojmë t’na shkelë i huaj

si n’pesdhjetën me kamë n’uj

vepra jote plot lavdata

po shëndritë mbi male t’larta

po ban dritë mbi shqiptari

t’rijë e t’reja t’thrrasin ty

çou bre vlla njëher nga varri

shtinju tmerr o këti çifari

çou Serbien me tmeru

çou Kosovën me çliru

zëri ytë shqipe nga malet

gjer n’fitore kurrë s’do ndalet!

 

Për ardhoshin disa fjalë

hovin këti kush smund t’ia ndalë

jo as tanket me bajoneta

as shovenët me armë të veta

Beogradi e as Serbia

se për shqiptar do t’lindë liria

trimi jonë kur ligjëronte

zeri i tij qiellin e shponte

kur besniku mbante fjalë

brohoritshin populli mbarë

brohoritshin hiq pa frikë

rroftë Kosova Republikë!

 

Gjaku i juaj në tokë ka ra

do nxenë diell e s’ka me u tha

do bjen shi e s’ka me u la

do bjen borë e s’ka me u ngri

do fryen erë e s’ka me u fshi

sepse mbetët ne histori

për Kosovë dhe shqiptari!

 

Mbarë shqiptaria lidhën besën

ne besnik do mbajmë qëndresën

tre heronj s’do ti harrojmë

rrugës tyre drejt marshojmë

çdo bllokadë do ta kalojmë

nëpër festa do u këndojmë

do u këndojmë për vepra t’motit

për tre djem të Kastriotit!!!

 

Në Isniq,  maj 1982

Lavdi për jetë e mote jetës dhe veprës së profetëve të shqiptarisë Jusuf Gërvalla Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …