Mehmet Pashë Deralla (1843-1918) ushtarak, atdhetar dhe minstri i Parë i Mbrojtjes së Shqipërisë së pavarur

Mehmet Pashë Deralla (1843-1918) ushtarak, atdhetar dhe minstri i Parë i Mbrojtjes së Shqipërisë së pavarur

U lind më 1843 në Gradec të kazasë së Tetovës, i biri i Hasan pashë Derallës, familja e tyre ishte fort e njohur dhe me ndikim të madh në krahinë.U arsimua në Shkup, Manastir dhe institutet ushtarake në Stamboll.

Më 1878 familjarët e tij morën pjesë në mbledhjen e Prizrenit si delegat të Tetovës, i ati dhe Mehmet Esat pashë Tetova firmosën Kararnamenë. Gjatë veprimeve të Lidhjes së Prizrenit ishte shumë i lidhur me Sulejman Vokshin dhe u përfshi si komandant i forcave të armatosura në viset e vendlindjes, Shkup, Tetovë e Gostivar.

Më 11 korrik 1898 la komandën e regjimentit të xhandarmërisë,  në Shkodër dhe u caktua komandant i xhandarmërisë në Vilajetin e Selanikut.  Më pas më 1901-1902 ka qenë komandant i xhandarmërisë në Manastir, pas 4 muajve u caktua me shërbim në Shkup. Pas kësaj u caktua komandant i xhandarmërisë në Vilajetin e Halepit, në Siri.

U kthye në vendlindje nga Bagdadi më 1908. ishte ndër prijësit e kryengritjes së 1910 dhe të asaj të 1912,u caktua mytesarif i Prizrenit.  Nga 8 deri më 11 të vjeshtës së tretë qendroi te Hasan bej Biçakçiu në Elbasan së bashku me Isa Boletinin dhe Ajdin bej Dragën, u nisën të nesërmen me Mid’hat bej Frashërin pasi pritën përfaqësuesit e Dibrës me Myfti Vehbiun. Pas arritjes në Vlorë, më 4 dhjetor 1914 u krijua Ministria e Luftës dhe Mehmet Pasha u caktua për ta drejtuar.

Mehmet pashë Deralla u largua nga Esad pashë Toptani dhe Pleqësia e  Shqipërisë së Mesme. Më tej, me ardhjen e Princ Vidit ishte në grupin e përbërë nga Azis pashë Vrioni, Fejzi bej Alizoti dhe Mehdi bej Frashëri që hipën në motobarkë dhe shkuan drejt jahtit, ku i uruan Princit mirëseardhjen.Gjatë kryengritjes së Shqipërisë të Mesme u përpoq të bisedonte me kryengritësit së bashku me Ibrahim Temon.

Mehmet Pashë Deralla organizoi kryengritësit e viseve shqiptare të pushtuara nga serbët. Gjatë një aktiviteti u zbulua dhe forcat serbe malazeze e burosën Ndërroi jetë në burgun e Podgoricës, në Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Luigj Bumçi (1872 -1945) klerik, ipeshkëv, atdhetar

Luigj Bumçi (1872 -1945) klerik, ipeshkëv, atdhetar

Kleriku atdhetar, Luigj Bumçi u lind në Shkodër, në vitin 1872 në një familje të …