Mehmet Shehu

Mehmet Shehu ( 1913 – 1981)

Mehmet Shehu është njëri ndër personalitetet më të njohur të Shqipërisë socialiste. Mbyllja në mënyrë tragjike e jetës, ( vetëvrasje)  ka bërë që tërë jeta dhe vepra e tij të kundrohet me rezervë, madje edhe nga më të afërmit e tij. Për dallim nga Enver Hoxha, i cili qoftë kur ishte numri një i shtetit shqiptar dhe figura politike më e popullarizuar e kohës nga shumica dërrmuese shqiptare, në Shqipëri në trojet e pushtuara dhe në mërgatë, qoftë tani kur ende po hedhet baltë e pluhur nga ata që i kishin shërbyer me zellin e skllavit të përkulur, ka qenë dhe po mbetet dominonte, mirëpo jeta dhe vepra e Mehmet Shehut ende po mbahet nën një vello të dendur të dyshimit. Mendoj se ende nuk është folur as është shkruar sa duhet për meritat e tij revolucionare të para luftës, gjatë luftës dhe në kohën e instalimit të regjimit komunist e deri në fundin e jetës.

Në mesin e shumë personaliteteve komuniste shqiptare, që nga Ali Kelmendi e deri te rënia e regjimit komunist të Shqipërisë në vitin 1991, figura e Mehmet Shehut në vazhdimësi ka qenë në vendin e dytë, ashtu sikur ishte Enveri në vendin e parë, qysh prej formimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitin 1941.

 Është tepër vështirë ta mendosh Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare pa kontributin e Mehmet Shehut, është po aq vështirë të mendosh në qëndrueshmërinë e shtetit shqiptar dhe të vetë Enver Hoxhës pa përkrahjen e plotë dhe pa asnjë rezervë që i ka dhënë Shqipërisë socialiste, Mehmet Shehu, në radhë të parë pa përjashtuar tërë kreun komunist të vendit, secilin sipas veprave e meritave. Në këtë mes një rol ballansues, ndërlidhës dhe shumë inteligjent ka luajtur edhe Ramiz Alia. Ky tresh personalitetesh  i historisë së komunizmit në Shqipëri ka shënuar shembullin më të fortë, më unikë, më të vendosur dhe më të paepur të pushtetarëve shqiptarë gjatë periudhës 50-vjeçare të sundimit komunist të Shqipërisë, 1941-1991.

Nëse këtij treshi i përkasin të gjitha meritat, por edhe lëshimet e dobësitë, që të tre kishin detyrat dhe përgjegjësitë parësore të Shqipërisë, në të gjitha segmentet e qeverisjes  dhe nuk mund ta përjashtosh njërin apo tjetrin nga të mirat apo të ligat që solli regjimi 50-vjeçar i Shqipërisë.  

 Pavarësisht spekulimeve skandaloze, madje edhe perverse të skribeve të sojit të Blendi Fevziut dhe të gjithë atyre që pretendojnë ta fshijnë nga kujtesa e kombit historinë 50-vjeçare të Shqipërisë, pavarësisht përpjekjeve që janë bërë dhe ende vazhdojnë të bëhen për t’i  diskredituar këta tre personalitete  ndër më të njohurat e kombit në përgjithësi, pavarësisht pretendimeve që të mbulohet e vërteta dhe të zëvendësohet me gënjeshtër, e vërteta e asaj historie është e shkruar njëherë e mirë dhe as mund të mohohet, as mund të tjetërsohet, as mund të deformohet, apo të fshihet. Koha do të gjykojë. Sa më shumë që pretendojmë ta fshehim të vërtetën, aq më e fortë bëhet ajo. Sa më shumë gjuajmë gur mbi një individ, aq më i qëndrueshëm do të bëhet ai, sa më shumë që mendojmë ta flakim nga kujtesa një krim apo një lëshim, aq më shumë na mbetet në kujtesë. Koha e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Ramiz Alisë dhe kreut komunist të Shqipërisë, ka zënë vendin në historinë e kombit dhe nuk ka forcë që e lëviz nga vendi, sepse nga 103 vjet pavarësi të Shqipërisë gjysmake, 50 të tëra i përkasin komunizmit e socializmit. (A.Q.)

Mehmet Shehu lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, vdiq (në vetvrasje) më 18 dhjetor të vitit 1981 në Tiranë. Ishte politikan shqiptar, Kryeministër i Shqipërisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më pas vazhdon Shkollën Teknike, të cilën e mbaron më 1932. Shkon në Napoli, Itali për të studiuar në Kolegjin Ushtarak. Përjashtohet për ide revolucionare nga Kolegji. Largohet nga Italia dhe kthehet në Shqipëri ku burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve. Titullohet në vitin 1937. Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë ku merr pjesë në brigadën e XII ndërkombëtare e quajtur “Garibaldi” në nder të heroit të bashkimit të Italisë. Brigada   ishte i përbëre nga vullnetarë të shumë vendeve të botës. Mehmet Sheu komandonte batalionin e IV të saj. Më 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe qëndron në një kamp përqendrimi. Kthehet në Shqipëri në gusht]] 1942. Lidhet me PKSH dhe caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës.

Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash të rëndësishme:

Shkurt 1943 komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës.

Mars 1943 kandidat i Komitetit Qendror.

Gusht 1943 komandant i Brigadës  së Parë Sulmuese.

Maj 1944 zv. komandant i Divizionit të Parë Sulmues me gradën e kolonelit.

Gusht 1944 komandant i Divizionit të Parë  Sulmues.

Tetor 1944 i jepet grada gjeneral-major.

Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademinë Ushtarake “Voroshillov” në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve ktheht në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të punëve të brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë).

Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht.

Mehmet Shehu  ishte Zëvendës Kryetar i Shqipërisë me mandat që nga 24 korriku i vitit 1953 e gjer më 23 korrik të vitit 1954, si pjesë e kabinetit të Enver Hoxhës.

Ministër i Mbrojtjes me mandat 6 vjeçar që nga 30 tetori i vitit 1974 e gjer më 26 prill të vitit 1980.

Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë me mandat 27 vjeçar që nga 20 korriku i vitit 1954 e gjer më 18 dhjetor të vitit 1981.

Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981.

(Vikipedia)

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …