Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Mehmetaj: Kryeministri Kurti ka nënshkruar me vetëdije kundërligjshëm sepse beson se 40 për qind e qytetarëve janë analfabet

Gazetari, Lirimi Mehmetaj ka reaguar pas lajmeve se kryeministri, Albin Kurti ka nënshkruar kundërligjshëm, për të cilin ka thënë se ka nënshkruar me vetëdije të plotë dhe duke besuar se 40 për qind e qytetarëve janë analfabet. Ai ka shkruar se pas publikimit të dosjes nga Prokuroria për rastin e grurit & vajit (tash edhe sheqerit) duhet patjetër të bëhet një sqarim. “Dosja tregon që krejt keqpërdorimi fillon kur Hafiz Gara adreson te Irfan Lipovica kërkesën për përjashtim të procedurave të prokurimit “edhe pse e ka ditur se kërkesa e tillë nuk ka bazë ligjore, e cila më pas i është adresuar Qeverisë së Kosovës, me qëllim për ta kufizuar konkurrencën dhe fshehur shkeljen e ligjit”. Dikush mund të thotë: si është e mundur që ka 38 këshilltarë dhe askush s’i tregoi që po nënshkruan diçka të kundërligjshme? Gazetari, Lirimi Mehmetaj  ka shkruar më tutje se kryeministri Albin Kurti e ka bërë këtë sepse beson se mbi 40 për qind të shqiptarëve janë analfabetë dhe ua hedhë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …