BQK: Sektori bankar është duke funksionuar normalisht dhe kështu do të vazhdojë pavarësisht situatës

Mehmeti: BQK do të mbështesë projektet që mundësojnë rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të punës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është pritur në takim nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. Tema qendrore në bisedat e tyre kanë qenë zhvillimet e përgjithshme në sektorin bankar dhe mbështetjen që BQK-ja mund të jap në realizimin e projekteve infrastrukturore. Me këtë rast, guvernatori, Fehmi Mehmeti, njoftoi ministrin, Pal Lekaj me prirjet e përgjithshme në sektorin financiar në Kosovë dhe punën që po bënë BQK-ja në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori. “Ne si BQK jemi të angazhuar që të mbështesim zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin financiar, dhe bankar në Kosovë. Gjithashtu, jemi të angazhuar që të mbështesim Institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, deklaroi guvernatori, Fehmi Mehmeti. Ndërkohë, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj falënderoi atë për mbështetjen në realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …