Mehmeti: Përgjimet janë montuar me qëllim të diskredimit tim

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti në një emision në Top-Channel, ka folur për rastin e fundit të përgjimeve, ku sipas pretendimeve të medieve, është biseda mes saj dhe zëvendëskryeministrit, Musa Xhaferi. Ajo e ka quajtur këtë përgjim si të montuar dhe komplot ndaj politikanëve shqiptarë në Maqedoni. “Unë kam bërë disa ekspertiza private lidhur me atë lloj përgjimi. Këto analiza kanë treguar se bëhet fjalë për një montim zërash. Janë ngjitur disa përgjime dhe është futur mes tyre edhe zëri im për t’i dhënë më shumë besueshmëri”, ka thënë deputetja, Mehmeti. Ajo ka sqaruar se rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale, si organ i pavarur i hetimit në Maqedoni. Mehmeti ka shtuar se qëllimi i këtij montimi ka qenë që të tregohet se një femër shqiptare nuk mund t’ ia dalë në politikën e Maqedonisë pa një aferë me një mashkull të pushtetshëm. Sipas deputetes Mehmeti, kjo është “taktikë që është përdorur historikisht në ish-Jugosllavi, për të diskredituar një person publik”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …