Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë me dije se viti 2018 ka qenë i suksesshëm për BQK-në për faktin se ka vazhduar avancimi i të gjitha kapaciteteve të nevojshme për sigurimin e stabilitetit financiar dhe mbështetjes së zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar të Kosovës. Sipas tij, gjendja e kënaqshme e qëndrueshmërisë së sistemit financiar dhe rritja e vazhdueshme e kontributit të këtij sistemi për mbështetjen e stabilitetit makroekonomik dhe zhvillimit të ekonomisë së vendit reflekton më së miri punën e suksesshme që po bën BQK-ja për përmbushjen e objektivave të saj që dalin nga Ligji mbi Bankën Qendrore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …