Mekanizmat relevant zgjedhor në Kaçanik mobilizohen për fushatë dhe proces zgjedhor të drejtë dhe pa tensione

Komuna e Kaçanikut ka traditë të organizimit të zgjedhjeve të lira e pa tensione, u tha në takimin mobilizues të mekanizmave relevant zgjedhor. Komisioni Komunal Zgjedhor, Institucionet Komunale, Partitë Politike, Përfaqësues të Stacionit të Policisë në Kaçanik, janë mbledhur për të diskutuar format e organizimit të fushatës parazgjedhore, si dhe në përgjithësi organizimin e procesit të drejtë zgjedhor. Fillimisht Artan Mezraja-Kryesues i Komisionit Komunal të zgjedhjeve në Kaçanik, tha se KKZ-ja është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e procesit zgjedhor pa probleme dhe pa tensione. Mezraja me theks të veçantë njoftoi përfaqësuesit e Partive Politike për procedurat e nevojshme për organizimin e tubimeve parazgjedhore si dhe për format e tjera të fushatës. Nga ana tjetër Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Kapiten Afrim Halili, tha se edhe në këtë proces zgjedhor presim qetësi publike dhe i tërë procesit zgjedhor të kaloj pa probleme të theksuara. Kapiteni Halili tha se ka siguri për mbajtjen e tubimeve sa do të mëdha qofshin ato. Edhe Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, tha se në Kaçanik është bërë një kthesë e madhe pozitive sa i përket procesit të mirë organizuar zgjedhor, është krijuar një traditë e qetësisë publike, ndërsa uroi që edhe në zgjedhjet e 11 qershorit prezenca e policisë të jetë më shumë në rolin vëzhgues se sa veprues. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Partive Politike në Kaçanik, uruan në proces të drejtë zgjedhor, pa incidente dhe pa fyerje, ndërsa thanë se fushata parazgjedhore do të organizohet nën frymën demokratike ashtu siç e ka tradita e qytetit të Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …