Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka folur me rastin e fillimit të gjykimit në Hagë të krerëve të UÇK-së. Ajo ka thënë se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte letër në Gjykatën Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës dhe se do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarave. Ajo ka kritikuar kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që s’e kanë thënë asnjë fjalë. Po të ishte gjallë presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit! Tani snjë fjalë nga presidentja. Asnjë fjalë nga kryeministri! Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?! Presidentja u mor me plotësimin e ‘stafit’ të saj, ndërsa kryeministri dhe ndihmësit e tij me ‘Zajedenicën’! Turpi ka emër e mbiemër! Dhe jo vetëm turpi!”, ka shkruar Melihate Tërmokolli.
Kontrolloni gjithashtu
Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes
Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …