Melihate Tërmkolli: Krejt cka po bën qeveria është veç ”Biznes Covid’19”, turp i madh!

Melihate Tërmkolli: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti iu hakmorën Komandantit të FSK-së, Rrahman Rama

Ish-deputetja e Kuvendit, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas dorëheqjes së Rrahman Ramës nga posti i komandantit të FSK-së dhe vendosjen në këtë post të Bashkim Jasharit. Ajo ka thënë kjo është bërë për hakmarrje duke e ndërlidhur me humbjen e Bekim Jasharit në Skenderaj. Ajo ka drejtuar gishtin për këtë hakmarrje te presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

“Shenjat e ‘hakmarrjes’ shtetërore! Pyetje që duan përgjigje! ‘Detyrimi’ i dhënies së dorëheqjes së Rrahman Ramës nga pozita e Komandantit të FSK-së dhe emërimi i Bashkim Jasharit në këtë pozitë, a janë shenja për një hakmarrje të dyfishtë të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës ndaj qytetarëve dhe të gjithë ‘të tjerëve’?! Së pari, kjo a tregon shenjë hakmarrjeje për humbjen e Bekim Jasharit në zgjedhjet komunale si kandidat joformal i tyre, i Vetëvendosjes  dhe listës imagjinare ‘Guxo’, si hakmarrje ndaj qytetarëve që guxuan të votojnë dikë tjetër e jo të preferuarin e tyre?!” Melihate Tërmkolli tha se nëse janë të vërteta raportimet për arsyetimin e shkarkimit të Ramës nga posti i komandantit të FSK-së, atëherë sipas saj ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duhet të shkarkohet nga posti.

“Së dyti, nëse janë të vërteta ato që u thanë në disa medie për automjetet e FSK-së, a është shenjë hakmarrjeje ndaj Komandantit të FSK-së i cili vendosë e vepron në bazë të ligjit dhe marrëveshjes me SHBA-të duke refuzuar veprimet para politike të Ministrit të Mbrojtjes?! Nëse ka kërkuar Ministri i Mbrojtjes ato që janë thënë në medie, duhej të shkarkohej Ministri i Mbrojtjes për rrezikim të sigurisë nacionale”, ka thënë Tërmkolli.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …