Melisa Qestaj: “Kuvendi i Junikut" me kushte të mira për zhvillimin e mësimit praktik

Melisa Qestaj: “Kuvendi i Junikut” me kushte të mira për zhvillimin e mësimit praktik

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, së bashku me ministrin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, nënshkruan marrëveshjen për furnizimin me pajisje teknologjike informative për Gjimnazin “Kuvendi i Junikut”, projekt ky që do të krijojë dhe ofrojë nxënësve, kushte më të mira për zhvillim e mësimit praktik.

Me këtë rast, kryetari Kuçi, ka deklaruar se Komuna e Junikut, e ka si prioritet, që të përkrahë, jo vetëm shërbimet që janë të domosdoshme për qytetarët, por krahas këtyre, edhe ato të sistemit arsimor, që t’u krijojmë mundësi gjimnazistëve dhe gjeneratave të reja, që të kenë një klasë studimore, ku nxënësit mund të ndjekin zhvillimet profesionale, dhe zhvillimet të tjera përmes internetit, për të cilën kemi gjetur bashkëpunim dhe përkrahje financiare prej ministrit të ekonomisë, Blerim Kuçi.

Sipas tij, ky është hapi i parë që do të licensojnë një klasë të tillë, por nuk do të jetë i fundit, ngase do të kenë edhe klasa të tjera të ngjashme në shkollën e mesme, sikurse që do krijojmë edhe në shkollën fillore, përkatësisht në ciklin e lartë (klasa 6 -9). “Qëllimi ynë nuk është që të ndalemi vetëm me një klasë studimore, por në një të ardhme të afërt, t’i pajisim të gjithë gjimnazistët me kompjuter, duke filluar që nga muaj janar i vitit 2021”, ka treguar kryetari i Juniku, Agron Kuçi, i cili ka bërë të ditur se kostoja e projektit është rreth 10 mijë euro”.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Junik, Fatos Shala ka deklaruar se ky projekt është shumë me rëndësi, sepse lehtëson mësimnxënien dhe po ofron kushte më të mira studimi nxënësëve të Gjimnazit. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk i gëzon vetëm nxënësit por dhe vet drejtorin Shala, sepse sipas tij më të vërtetë është një projekt shumë i nevojshëm për nxënësit.
Gjithashtu, tregoi se fillimisht kërkesat për realizimin e këtij projekti kanë qenë nga Drejtori i Gjimnazit Naim Kuçi, i cili i është drejtuar Ministris së Ambientit dhe Ekonomisë, për ndihmën financiare në këtë projekt, ku më pastaj kërkesa është pranuar dhe ka filluar financimi më vlerë prej 10 mijë euro.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …