Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë thirrje publike për të gjitha institucionet e vendit, që të mos përfaqësohen në asnjë rast pa simbole shtetërore. Haradinaj ka shkruar se kohën e fundit janë vërejtur tendenca dhe insistime që në forume të ndryshme, zyrtarëve të lartë të Kosovës u është kërkuar ta shmangin paraqitjen pranë simboleve shtetërore, sipas kërkesës së Serbisë, me qëllim të bllokimit të pjesëmarrjes së Kosovës në organizime rajonale dhe ndërkombëtare. “Respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nuk janë çështje dëshirore! Edhe Marrëveshja e Brukselit për Përfaqësim dhe Bashkëpunim rajonal nuk e ndalon përdorimin e simboleve, përkundrazi – prandaj emri i Kosovës duhet të jetë i barabartë me të gjitha emrat tjerë të shteteve pjesëmarrëse dhe në rast përdorimit të simboleve të shteteve tjera, organizatorët e takimeve janë të obliguar ti vendosin edhe simbolet e Republikës, në linjë dhe me qëllimin e përfaqësimit të barabartë të Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …