Meliza Haradinaj-Stublla: 12 vite burg janë pak në raport me krimet gjenocidale që i ka bërë Zoran Gjokiq

Meliza Haradinaj-Stublla: 12 vite burg janë pak në raport me krimet gjenocidale që i ka bërë Zoran Gjokiq

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj dënimit të Zoran Gjokiq, duke thënë se dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës. “Kosova e pavarur e ka marrë drejtësinë në duart e veta, dhe sot e provoi duke dënuar më në fund të tmerrshmin e ‘Kristalit’ në Pejë, Zoran Gjokiq-in”. “E megjithatë ky dënim vjen vonë, edhe vjen i cunguar. 12 vite janë pak për këtë lloj mostre gjenocidale. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës”, ka thënë shefja e diplomacisë kosovare duke shtuar se drejtësia duhet të vijë e plotë. “Kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend. Kosova kërkon drejtësi ndaj veprave makabre të secilit Gjokiq e çifteve të tij”. “Koha ka ardhur për drejtësi të plotë dhe përfundimtare për luftën e Kosovës!”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …