Meliza Haradinaj-Stublla e quan të drejtë vendimin e MPJD-së për t'ia ndaluar hyrjen në Kosovë, Petar Petkoviqit

Meliza Haradinaj-Stublla e quan të drejtë vendimin e MPJD-së për t’ia ndaluar hyrjen në Kosovë të Petar Petkoviqit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka quajtur të drejtë vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të mos e lejuar ardhjen në Kosovë të Petar Petkoviqit. “Vendim i drejtë. Më vjen mirë që MPJD-ja nuk paska lejuar ardhjen në Kosovë të të ashtuquajturit drejtor të Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq. Ky i fundit nuk u ndahet gjuhës dhe deklaratave shoviniste, nuk respekton Republikën e Kosovës dhe asnjë nga ata nuk respektojnë frymën e zotimet e marrëveshjeve të Brukselit dhe Washingtonit. Ata s’duhet të lejohen derisa të gjithë ta pranojnë dhe respektojnë realitetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …